Tani mendoni nga cilat mirësi ka mund të bëje dobi Ai dhe ka falenderuar Profeti a.s.m. e nga cilat ne bëjm dobi. Këtë po e vërtetoj me fjalët e Hz Ebuhurejres që ka thënë: “Muhammedi a.s.m nuk ka ngrënë ndonjë bukë përveç bukës së elbit. Asnjëherë miellin e elbit nuk e ka situr me sitë, është ushqyer me bukët elbit dhe me hurma.”

Le të mendojmë vetë se kur Ai Personalitet falenderonte për bukën e elbit, hurmat dhe ujin me të cilat është ushqyer, si duhet ne të falenderojmë për jetën luksoze që përjetojmë. Shihni se çfarë thotë për Resulullahin, Hz.Aishe e cila ka jetuar dhjetë vjet me Të:

“Muhammedi a.s.m. me moral ka qenë më i miri. Asnjëherë nuk ka folur ndonjë fjalë keqe, dhe nuk ka bërë ndonjë punë pa hijshme. Kurrë nuk ka bërtitur nëpër treg. Fjalët e liga kurrë nuk i ka përballuar me të keqe. Ndaj gabimeve ka qenë falës. Ka qenë më i nazik se çdo njeri. Ka qenë me moral të lartë dhe me fytyrë të qeshur. Ai, i Bekuari i Allahut xh.sh., përveç luftës që ka bërë për Allahun xh.sh., ndaj asnjë shërbëtori të tij, ndaj asnjë xharijes, ndaj askujt tjetër nuk ka ngritur dorën ta godasë.. “

 Shihni çfarë thotë për Të Hz. Aliu Kerremallahu Vexhheh që ka jetuar mbi 30 vjet me Të: “Muhammedi a.s.m. gjithmonë ka qenë me fytyrë të qeshur, i butë, besnik i fjalës. Kurrë nuk ka qenë zemër fortë. Me askënd nuk ka bërë debat. Askujt nuk i ka bërtitur. Kurrë nuk ka folë ndonjë fjalë keqe. Asnjëherë askënd nuk ka turpëru. Koprac nuk ka qenë. Në qoftë se s’i ka pëlqyer ndonjë send nuk ka sqaruar. Në qoftë se dikush ka pasur te Ai ndonjë shpresë, nuk e ka kthyer bosh. As parasysh as mbas nuk ka kritikuar kënd. Fajët e askënd nuk ka hetuar. Ndaj asnjërit nuk ka folur ndonjë fjalë që nuk ka sevap apo dobi. Tek vetja ka përmbledhur durimin e dijen, për asgjë nuk ke mundur ta hidhërosh Atë a.s.m..”

Tani ne duhet të përjetojmë sunnetin e tij që ta vërtetojmë se jemi ummeti i Profetit Muhammed a.s.m. e që në ditën e ahretit të kemi më tepër shpresë në ndihmën e Tij a.s.m.. Kjo nuk arrihet ndryshe vetëm se duke përjetuar sunnetin e Profetit Muhammed a.s.m.

Pra, kur një njeri ekspozon një moral të mirë, a nuk është kjo për të një shenjë që ky është një njeri i mirë. Të mos harrojmë kurrë se gjuha e veprave të njeriut flet më shumë se gjuha e tij. Bediuzzamani thotë kështu: “Ne qoftë se ne duke e përjetuar komplet, ekspozojmë përsosshmërinë e moralit të fesë islame, atëherë edhe anëtarët komunit e feve të tjera e pranojnë fenë islame, ndoshta mund të hyjnë në të tërë popullsia e ndonjë shteti apo kontinenti.”

Një poet thotë kështu: “Ju mos i shikoni fjalët e tij, pasqyra e njeriut është puna e tij”. Pra në qoftë se duam të pratikojmë veprat e mira, së pari duhet ta përmirësojmë trupin tonë. Po si përmirësohet trupi? Në trupin e njeriut duhet të hyjë dije, duhet të merret arsim. Po si e qysh? Pra, nga veshi apo nga syri në trup duhet të futni dije, që të edukohet trupi. Fjalët e gjithkujt nuk do t’i pranojmë, edhe librat e çdo njeriu nuk do ti lexojmë. Kur e marrim librin në dorë, do të shohim se kush e ka shkruar atë, ku e ka shkruar, kujt ia ka shkruar si dhe cila ka qenë pozita e tij kur e ka shkruar atë. Meqë kemi temën për fe, ne qoftë se shkrimtari nuk ka pratikuar dijen e tij, libri e tij nuk ndikon sepse s’ka qenë i sinqertë.

Një dijetar gjenial ka thënë kështu: “Pasi jam diplomuar, po të mos kisha ndenjur me dijetarët që shpirtërisht kanë përparuar, unë do të kisha mbetur xhahil-injorant. Domethënë, pasi ka kryer shkollën e ubë Prof i teologjisë, po të mos kishte ndenjur me njerëz që dijen e tyre e kanë vënë në pratikë, studimi i tij mund të kishte mbetur pa dobi.

Këtë do ta vërtetojmë edhe me një shembull:

 “Një djalë 6 vjeçar, që nga prindërit kishte marrë edukimin e duhur filloi klasën e parë të fillores.

 Një ditë mësuesi i tij pyet nxënësit për një padron: - “Çfarë njeriu ka qenë filani?

Të gjithë nxënësit e ngrejnë duart e thonë: - “I mirë”.

 Vetëm ky djalë nuk e ngre .

Mësuesi e pyet: “Përse ti nuk e ngrite dorën, a s’e do atë? –“Zotëri mësues, unë për atë kam dëgjuar se pi alkool. Ata njerëz që pijnë alkool, unë nuk i dua “-i thotë nxënësi.

Një ditë tjetër, në orarin e pushimit mësuesit mblidhen në sallën e tyre. Duke kaluar në koridor, djali i vogël e kishte parë mësuesin duke pirë cigare. Kur vjen mësuesi në klasë, djali e ngre dorën. Mësuesi e pyet se çfarë ka.

Djali mësuesit i thotë:-“ Zotëri mësues, unë dua të ndërroj klasë.”

Përse?- i thotë mësuesi.

“Duke kaluar nga salla e mësuesve, të pashë ty duke pirë duhan. Po friksohem se mos po më mëson edhe mua të pi cigare, për këtë.”

Që të kuptojmë se çfarë vlere ka pratika, po tregoj një shembull që ka ndodhur në kohën e Profetit Muhammed a.s.m.

 Kur ka filluar të zbresë Kur’ani, Pejgamberi a.s.m. nganjëherë i ka mbledhur Sahabët dhe i ka dëgjuar. Kush ka ditur më tepër përmendësh, e atë e ka dërguar që t’i lexojë popujve në ndonjë vend në Arabi. Kështu edhe një ditë kur i dëgjon të gjithë, del se një Sahab plak kishte ditur më tepër. Profeti Muhammed i thotë atij: “Ti shko në filan vend. Një djalë i ri, kundërshton Pejgamberin a.s.m.dhe i thotë:

“Ja Resulallah, unë jam i ri, mund të kisha mësuar përmendësh më tepër se ai po s’mësova.”

Pejgamberi pyet:” Pse s’mësove?

I riu thotë: “Unë po vë në pratikë ato që di përmendësh. Të tjerat nuk i mësova për këtë”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>