“... Moralin e Namik Kemalit, të politikës dhe mendimet e tij të lirisë, i ka plotësuar Mehmet Akifi me poezinë e jetës popullore dhe me dashurinë e zellshme të tij ndaj besimtarëve.

JAKUP KADRI KADAOSMANOĞLU

Kohëve të fundit, nga poetët dhe mendimtarët, asnjëri nuk i ka kritikuar ashpër sa Mehmet Akifi mangësitë tona, dobësitë tona, mosdijen, mosmarrjen e kulturës së duhur, moszhvillimin dhe pajtimin me gjërat amorale. Ai këto nuk i ka shkruar për tjetër gjë, përveçse për t’ua tërhequr vërejtjen njerëzve. Mehmet Akifi vazhdimisht ka dashur që populli të zhvillohet, të studiojë, të përparoje dhe të arrijë në kulmin e njerëzimit.

Për Mehmet Akifin përkrahja e “Sheriatit” (ligji i All-llahut) nuk ka qenë një mangësi, por, përkundrazi, përkulja ndaj ligjeve të Krijuesit është një meritë dhe detyrë parësore.

FERIT KAM

“Bukuria e poezive të Mehmet Akifit është e qartë sa bukuria e diellit.”

ABIDIN DAVER

Nuk e di, nëpër shkolla mësuesit tanë a po ua mësojnë nxënësve himnin popullor, apo jo? Unë jam i bindur se kemi shokë që e mësojnë të gjithë tekstin. Në qoftë se ndonjëri prej tyre nuk e bën këtë detyrë, iu lutem atyre që t’ua mësojnë himnin e pavarësisë të gjithë nxënësve.

Sepse lufta e pavarësisë së Turqisë ishte një luftë superiore dhe Himni i pavarësisë ishte superiori i asaj lufte. Historia superiore e Turqisë është përmbledhur brenda dhjetë pjesëve të poezisë. ( Shkollët e Tyrqisë prej asaj dite që ështe shkruar himni i Tyrqisë e deri sot nxënisit çdo ditë para se të fillojn mësimit duke bërtitur më nje kor e lexojn himnin e pavarsisë që eka shkruar Mehmet Akif Ersoji)

BEHÇET KEMAL ÇAĞLAR

Njeriu kur sheh një vepër arti, kushti i parë është të besosh në ekzistencën e saj. Pastaj patjetër duhet t’i besosh dhe mjeshtrit të saj.

“Pra, njeriut i duhet besimi. Si ka mundësi që ai të mos i besojë Krijuesit të tij?... Kush e do dikë, kënaqet duke biseduar me të... Ne njerëzit, meqë besojmë dhe dimë, atëherë dihet se nuk jemi kafshë, po njerëz.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>