Idealistin e vërtetë as vdekja nuk e trembe. Sepse ai beson, se për besimtarin vdekja është një shkak për të shkuar në xhennet dhe mbanë shpresë që në jetën tjetër së pari do të takohet me Profetin Muhammed a.s.m. dhe me tërë dashamirët që kanë ikur më parë. Dhe thotë: Vdekja për mua është një shkak shpëtimi nga burgjet e kësaj dynjasë që të shkoj në kopshte të xhennetit që të përjetoje lumturinë e paskajshëm. Megjithëse, vdekje në dukje është e keqe, por meqë mbanë gjithë këto mirësi për ne besimtarët është e mirë dhe e dashur.

Pra , kush mbanë logjikë të shëndoshë dhe i ngulë pikësynimin tek vendi i sigurt ai nuk punon me urdhëratë e veseve të tij si tjerët. Ai veten e detyron vazhdimisht të veproje duke kontrolluar veten, çka hanë, e çfarë pinë; ko do ta duaje, cilin person ngaqë kundërshton me fenë nuk do ta duaje, ku do te shkoje ne cilin vend e ka të të ndaluar të shkoje e tjerë. Ata që jetojnë larg fesë përveç interesin materiale nuk dijn tjetër bile edhe vëllanë e dojnë për interes dhe kur mbaron interesi mbaron edhe dashamirësia. Pra mendja e tyre është si një gjarpër që kënaqet kur ia lëshon helmin tjetërkujt.

Por Mendja e këtij idealisti, këtë e detyron që, përveç atyre që dojnë ta argumentojnë mos ekzistencën e Allahut xh.sh. secilin e do. Garancia e ardhshmërisë që janë të ritë së tepri i donë dhe përpiqet të veproje më një gjendje që Muslimanit ika hije t’i përmirësoje gabimet e të rive, për ta përpiqet të sakrifikoj çdo gjë.

Ky vëlla idealist që ka vendosur t’i përjetoje ligjet e Allahut xh.sh., e din se në çfarë kohën vështirë po jeton dhe është duke parë se në një dyqan po shitet hallalli bashkë me haramin njësoj edhe njëri që po thotë se jam mysliman edhe po rrenë edhe po mashtron. Ky edhe me has ne çfarë do vështirësi nuk u afrohet haramit dhe vehtes i thotë: “për qefin tim mjaftojn ato që janë hallall, nuk ka nevojë të hy në haram.” Se ky idealisti nuk mundet të bëhet si ato që imitojnë çfarë do personin me këtë gjendje ata edhe veten e tyre edhe familjen e zhdukin.

Tani ky person mënjëanë duke përpiqet të mbroje veten nga jeta shfrenuar, në tjetër anë familjarisht përpiqet që ta përjetoje fenë më një formë shembullorë që ta pëlqejnë edhe tjerë. Pra ky njeri që të vazhdoje jetën deri në fund me idenë e tij e lexon komentin e Kur’anit që është shkruar për kohën e tij dhe atij vetëm ai mund t’ia shndrisë rrugën si një projektor. Se në këtë kohë që të mos rrëshqasë këmba e njeriut patjetër duhet t’i përjetoje parimet e një komenti të Kur’anit që i përballon nevojat e kohës që jeton. Kjo idealisti me logjiken e tij të shëndoshë duke kërkuar ndihëm nga Krijuesi pa u liruar as pak nga litari i Allahut bashkë me familjen e tij vazhdon në rrugën e drejtë të All-llahut xh.sh..

Pra ky idealisti si veten, gruan edhe fëmijët përpiqet ti binde ta përjetojnë fenë e vërtetë që të bëjnë xhenetin vendstrehim të tyre të fundit. Pra me qëllim të mirë dhe e sigurt që jeton ky vëlla nuk bën as një gabim që e shqetëson shtetin, bile vazhdimisht përpiqet për qetësimin e popullit. Përveç mohueset dhe dashakeqët këtë secili e donë. Jetën e këtij përveç atyre që kanë ambicie secili përpiqet ta imitoje.

Pra të lumtë atyre që e forcojnë besimin dhe e kanë qëllimin të mos kundërshtojnë urdhëratë e Allahut! i mjeri ai fatzi që përjeton jetë shtazore pa kurrfarë qëllimi dhe secilin send gëlltit pa e zgjedhur All-llahu a lejon a jo. Pra ky vëlla me këtë ide që jeton atë as hidhërimet fort nuk shqetësojnë as lumturia nuk e gëzon shumë edhe vetes i thotë si poeti

“As vështirësirat ty të mos të hidhërojnë tepër,

As lumturitë e kësaj jete të mos gëzojnë shumë,

Se këto janë nga një hije e imagjinatës,

Mos i jep rëndësi se nuk janë të paskajshëm.”

 FEJA NUK ËSHTË TEORI E THATË. ATË DUHET TA VËRTETOSH ME PRATIKËN

Njeriu është më i ndershmi i të gjithë krijesave. Nga tërë njerëzit më i përsosuri, më i respektuari, është Profeti Muhammed a.s.m. Dhe pastaj vijnë me rradhë të tjera Profetet a.s. dhe “Sahabet” r.a., shokët e Profetit a.s.m.. Allahu na do shumë ne myslimanëve, sa që na ka dërguar ne, Pejgamberin a.s.m., si njeriun shembullor. All-llahu Për Të në Kur’anin famlartë thotë kështu: “Vërtetë ti je në një shkallë të lartë moralit”. Përsëri, që të lartësohemi në shkallën e moralit All-llahu xh.sh., na urdhëron që të kopjojmë Profetin Muhammed a.s.m. Me Ajetin Kur’anor, kështu i thotë Profetit a.s.m.: “Thuaj nëse e doni Allahun, atëhere ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” Sepse Allahu bukurinë e moralit të fesë islame e ka kompletuar tek Muhammedi a.s.m.. Për këtë ne na urdhëron që të përjetojmë sunnetin e Profetit a.s.m. dhe të kopjojmë moralin e Tij

Por duhet të dimë se: që të vërtetojmë se jemi ummeti i Tij, duke pësëritur kur biem “Shehadet” kur dëshmojmë njësinë e Allahut xh.sh., dëshmojmë edhe Muhammedin a.s.m. që është rob i Allahut xh.sh.. Tani po ju pyes: A keni menduar përse në rastin kur dëshmojmë, para se të themi “Resuluhu” (Profeti) themi “Abduhu” (Robi) i All-llahut!? A e dimë se, ngaqë Allahu e ka ditur se Ai i bekuari, secilin njeri në këtë botë, do ta kalojë në ibadet-adhurim dhe për këtë ka para pëlqyer fjalën Abduhu ndaj Resuluhu.

Se për njeriun grada më i lartë është të jetë rob i All-llahut. Jo të adhurojë kryqet, paratë, veset epshore, njerëzit apo krijesat tjera. Por Atë do ta duash, Atë do ta adhurosh, Atij do t’i përkulesh, Atë do ta mendosh! Ti i Atij je! Si mrekulli e pashoqe, nga hiçi Ai të ka krijuar! Dhe ka parashtruar përpara teje çdo mirësi. Diellin dhe botën përreth diellit për ty po i sjellë. Dhe të ka premtuar një begati ku lumturia kurrë nuk soset. Dhe mos harro kur se në Kur’an të thotë: “Unë nuk i krijova xhinit dhe njerëzit për tjetër për pos që të më adhurojnë.” (Dharijatë 56)

Shihni çfarë ibadeti ka bërë Profeti Muhammed a.s.m.. Një natë merr leje nga H.z Aishe për ta falë namazin tehexhxhyd dhe ngrihet nga shtresa merr abdes dhe fillon të falet. Duke u falur e sheh H.z Aishe se duke bërë sexhde qarjet e tij me lot e lagën sixhaden.

H.z Aishe i thotë: “O i Dërguari Allahut, a nuk të dërgoi Allahu ty si mëshirë për botrat!?”

Në këtë rast a e dini se çfarë përgjigje i dha Profeti Muhammed a.s.m. Hz. Aishes: “O Aishe, a të mos bëhem një rob që falenderon Allahun xh.sh.?”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>