Mehmet Akifi ka qenë “Mimar Sinani” (Arkitekti më i madh i xhamive të Turqisë) i metodës së “Aruzit” (Një metodë e poezisë). Akifi ka shkruar me këtë metodë dhe askush nuk ka mund të arrijë atë. Me këtë metodë, mund të ndërtojë banesa me 100 kate. Para Akifit, asnjë poet nuk ka mundur të lartësohet nëpër horizonte me metodën e “Aruzit”, ashtu si Akifi.

ŞUKUFE NIHAL

Akifi nuk u mashtrua për pare, ashtu si u mashtruan shumë të tjerë, për interes apo për ndonjë karrige. Akifi nuk u bë vjedhës i ndërgjegjes së tij, ai nuk e shkeli nderin e tij. Në rrugën që e pranoi, ai lëvizi vetëm drejt.

HYSEJIN XHAHIT JALÇIN

“ Jeta e Mehmet Akifit është një poezi, shumë më e madhe se poezitë e tij.”

MAZ’HAR OSMAN

Mehmet Akifi, me poezitë e tij, iu pat hapur luftë mohuesve dhe fanatikëve. Për Akifin, feja ka qenë drejtësi dhe përparim. Nëpër poezitë e tij, ai nuk e ka bërë temë dashurinë, ashtu si të tjerët. Ai nuk ka shkruar ndonjë poezi tillë. Poezitë e Akifit janë sikur kur ligjëron një dijetar i devotshëm, një njeri me moral të fortë. Ai ka qenë si një edukator dhe është munduar ta lartësojë moralin e popullit.

FUAT KÖPRÜLÜ

Për bashkësinë islame Mehmet Akifi ka qenë një ligjërues me fjalë të ëmbla, ka qenë një profesor i pashoq që ka përdorur metodën “Aruz” të poezisë. Jetën e popullit e ka sqaruar me një gjuhë të thjeshtë dhe me një metodë shumë reale. Nganjëherë lartësohet në një atmosferë tepër të lartë. Mehmet Akifi nuk ka mbetur nën ndikimin e poetëve të perëndimit. Ai ka qëndruar mes popullit si një poet demokrat.

Poezitë e Ahmed Hashimi-t, Jahja Kemali-t dhe Mehmet Akifi-t janë poezi të gatuara me brumë fetar. Poezitë e këtyre nuk u përngjasin poezive të mohuesve si Fikretit e tjerë...(Edhe Jahja Kemal është nga Shkupi i Maqedonisë.)

KAZIM KARABEKIR PASHA

Në kuadrin e fesë islame, për idenë e bashkimit të besimtarëve, poeti më i sinqertë është poeti ynë Mehmet Akifi. Që ta kuptoni idenë e Akifit dhe që ta shihni se sa ai është i lidhur nga zemra me fenë, mund të shihni poezinë e Himnit popullor.

PEJAMI SAFA

Në qoftë se nga dje, zëri më i lartë që ka mbetur për sot është i Namik Kemalit, zëri që do të mbesë për nesër është zëri i Mehmet Akifit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>