Elektriciteti dhe ...

Mund të shtrohet një çështje e tillë: Thërmijat kanë aftësi të shtyjnë ose të tërheqin njëra-tjetrën. P.sh. objektet me ngarkesë të të njëjtit lloj elektriciteti tërheqin njëri-tjetrin. Kjo dukuri quhet ndikim me elektricitet. Ndikimi shfaqet edhe nga magnetizmi. Nga ana tjetër ashtu siç tërheqin njëri-tjetrin bota dhe dielli, po ashtu edhe trupat tërheqin njëri-tjetrin. Ja pra, si rezultat i ndikimeve të tilla del në pah çdo lloj veprimtarie në gjithësi, nga thërmijat më të vogla deri te planetet. Të gjitha këto dukuri kryhen vetë pa u ndjerë. Përse nuk duket Një që i vë në lëvizje, Një Krijues?

Përgjigje: Çdo grimcë (thërmija më e vogël e pandashme) duhet krijuar me karakteristikat që ka edhe sot. Nuk mund të jetë rezultat i rastësisë ekzistenca e një shifre të pashprehur atomesh me të njëjtat përmasa, të njëjtat veçori! A shfaqen vetvetiu këto dukuri të magjishme që tregojnë një pikësynim, ndërgjegje dhe dije të pafundme?! Kur mendojmë 16 thërmijat bazë si protoni, fotoni etj., pa kurrfarë dyshimi kuptohet ekzistenca e një force mbinjerëzore që i ka krijuar ato.

Veçanërisht Allahu nuk i ka krijuar dhe hedhur kot në botë këto thërmija. Përkundrazi nuk do të vazhdonte as për një çast ky rregull i mrekullushëm që shohim. Përse dy grimca që tërheqin njëra-tjetrën nuk ngjiten për mos t’u ndarë më? Pse ato që kanë aftësinë të shtyjnë njëra-tjetrën nuk shpërndahen dhe largohen?

Nga lëvizja e çrregullt e elektroneve në një përcjellës me rrymë elektrike, përftohet dallga elektromagnetike. Shpejtësia e kësaj dallge është 300 mijë kilometra në sekondë. Nëse elektronet do të ishin krijuar kot së koti, a do të kryenin dot ato lëvizje kaq të disiplinuara dhe të çastit, shumë preçize dhe të matura? Ka aq dukuri të shumta që mund të përmenden, saqë librat e fizikës dhe kimisë ku ato shpjegohen mbushin bibliotekat.

Krahas këtyre po të mendojmë të vërtetat ende të pazbuluara, ato që themi duken si një pikë uji e marrë nga oqeanet. Patjetër duhet të ketë një që zotëron dijen e pafund.

Një besimtar, çdo dukuri e brendshme të lëndës, natyrës apo të yjeve në thellësitë e gjithësisë e di që realizohet me vullnetin dhe dijen e Allahut dhe në besim i dorëzohet plotësisht Atij. Ndërsa kush e mohon, thotë se këto dukuri magjepëse ndodhin vetvetiu, rastësisht ose me një forcë enigmatike të natyrës, pra marrëzira që tregojnë një injorancë të plotë. Një person mohues si të dojë të bëhet një dijetar atomesh, apo një profesor i një shkence tjetër, ai mbetet më injorant se sa besimtari më i pashkollë! Këtë le ta sqarojmë me një shembull:

Nëse i bëjmë këtë pyetje një fëmije që ende s’ka filluar klasën e parë:

- Kjo xhaketë që kemi veshur është qepur vetvetiu. Stofi, astari, peri, kopsat etj. që ke përpara do të hyjnë në lëvizje vetvetiu dhe do të formohet një kostum tamam për trupin tënd... Hë si thua?

Sigurisht që përgjigja e vogëlushit do të jetë:

- Stofi nuk ka mend, mjeshtëri dhe shpirt. S’mund të bëhet vetvetiu kostum. Për këtë duhet një rrobaqepës dhe ai duhet të marrë masat e mia...

Një njeri që thotë se lëvizja e rregullt e atomeve, lëvizjet magjike që formojnë rrymën elektrike bëhen vetvetiu, për nga arsyetimi nuk krahasohet as me një fëmijë që ende s’di shkrim e lexim, pasi formimi vetvetiu i elektrikut është më i pamend se ai i kostumit. Një person që nuk ia përvetëson Allahut dukuritë e natyrës, le të bëjë zbulime sa të dojë në shkencë, nga ky drejtim ai mbetet një injorant. Një besimtar i pashkollë qëndron shumë më lart se sa një profesor mosbesimtar.  

Pjesa e dytë

ADN-ja - E fshehta e mbiquajtur jetë

d

Që përpara shumë vitesh dijetarët kanë kryer studimin më të imtë të bërthamës së qelizës, duke arritur në përfundimin se në një qelizë të vogël fshihet qendra e drejtimit kryesor dhe më të rëndësishëm. U zbulua kështu i ashtuquajturi Acidi Deoksiribonukleik ose shkurt ADN. ADN-ja i ngjason një bobine apo shiritit të një kasete magnetofoni, ajo është një molekulë plot me sekrete dhe të fshehta, në të cilën përcaktohen ligjet e jetës.

Fillimisht në mikroskop është vënë re se në bërthamën e qelizës gjenden disa rrathë të rreshtuar njëri pas tjetrit, ndërsa në qelizat seksuale këto rrathë nuk shiheshin qartë. Me zbulimin e mikroskopit elektronik u arrit një zmadhim i konsiderueshëm, i cili mund të krahasohet me zmadhimin e një grimceje sa një kopsht. Kështu rezultuan njohuri më të gjera rreth qelizës, e cila më parë nuk njihej me saktësi. Në një mënyrë shumë preçize dhe me shumë dituri atomet janë rreshtuar një nga një si rruaza në një formë qarkore, duke formuar molekulën e ADN-së.

Atomet e pajetë dhe pa ndërgjegje të molekulës së ADN-së janë vendosur në një rregull të tillë dhe bëjnë lëvizje të tilla që arrijnë të japin burimin dhe thelbin e jetës. Kështu molekula e ADN-së përmban qelizat e krijesës. Një qelizë e vetme e molekulës së ADN-së, që është fillesa dhe origjina e çdo gjallese, është programuar në një mënyrë të tillë që të mbartë në vetvete cilësitë dhe karakteristikat e gjallesës paraardhëse të saj. Veçoritë e nënës dhe babait që u përkasin qelizat mashkullore dhe femërore, përcaktohen gjithmonë nga kjo molekulë e vogël. Është një punë mjaft e madhe ajo e kompletimit të një grimceje siç është molekula me përcaktimin e të gjithë karakteristikave të njeriut, për të cilat s’mjaftojnë librat e një biblioteke të tërë...

Njerëzit bëhen artistë, dijetarë, e përparojnë në teknikë dhe industri, por veprat që bën njeriu janë të kufizuara në shumë drejtime. Ata bëjnë makina apo fabrika por s’mund të krijojnë një gjallesë, bëjnë avione por as një mizë s’mund ta krijojnë. Gjërat e realizuara nga njeriu janë gjithashtu të kufizuara edhe nga madhësia. Njerëzit ashtu siç s’mund të bëjnë një avion sa hëna, s’mund të bëjnë as një tru të vogël elektronik sa të pleshtit. Ai që arrin të bëjë diçka të tillë dhe t’ia dalë mbanë me sukses, gjendet në shkallën superiore të inteligjencës dhe artit të sotëm, Ai është më i Madhi, ai që krijoi mizat, pemët, hënën e diellin dhe çdo gjë tjetër, Ai është Drejtuesi i gjithçkaje, Ai gjykon mbi ç’është në qiej dhe në tokë...

Pra molekula përmban radhitjen me rregull dhe të kaluarën e atomeve. Edhe nëse vdes nëna apo babai, karakteristikat e tyre ruhen në një qelizë të vetme. Programi i saj në molekulën e ADN-së, domethënë se përmban dhe ka vlerën e thelbit të jetës së brendshme dhe të së ardhmes së qelizës. Kështu jeta e së kaluarës s’humbet, nuk zhduket në errësirë. Njëlloj edhe në shiritat e ADN-së është vizatuar plani i veprimtarisë jetësore dhe format e çdo lloji të gjallesave. Në çdo detyrë, qëndrim dhe reagim të së kaluarës dhe të gjallesave, gjendet një zinxhir i Diturisë Hyjnore.

Pra molekula e ADN-së përmban një memorje të gjallë si tru elektronik, i cili mbart karakteristikat e së ardhmes dhe ruan ato të së kaluarës. Ky tru elektronik i mrekullueshëm merr aq udhëzime sa s’imagjinohen dot. Kush ia jep asaj udhëzimet e drejtpërdrejta? Cila ndërgjegje e drejton atë? S’ka dyshim që Allahu është ai që e drejton, ai që di më mirë se kushdo dhe që zotëron forcën e pafund.

Një pjesë e mirë e thënieve rreth natyrës bazohen te shkaqet: për të siguruar grurë nga fusha duhet të punohet toka, të plugohet, të hidhet fara, pastaj të ujitet e kështu me radhë. Të gjitha këto ndalesa e pengesa janë perde. Gruri s’bëhet pa një shkak, edhe vdekja vjen si pasojë e një shkaku: aksident, sëmundje, helmim apo të tjera si këto.

Ndërsa emri Haj (Jetëdhënës) i Allahut shfaqet pa perde. Në molekulën e ADN-së shfaqet pa shkaqe e ndërmjetës. Aty sundon në mënyrë të drejtpërdrejtë vullneti dhe dituria e Zotit të gjithësisë.

Trupi i gjallesave është një botë e përbërë nga një numër i madh qelizash të gjalla. Në këtë botë ekziston një forcë e cila shkon në çdo çast në ndihmë, në çdo moment ushqen, rregullon dhe pastron, është kjo pra Cilësia krijuese dhe jetëdhënëse e Allahut. Me urdhëresat që merr ADN-ja drejton dhe kryen të gjitha aktivitetet fizike të trupit. Njëkohësisht me lindjen e gjallesës ajo përcakton të gjitha karakteristikat që do t’i përcillen asaj nga raca.

Qelizat në fillim janë të njëjta, por me ndarjen e tyre në organizëm formohen qindra lloje të ndryshme qelizash. Megjithëse të dhënat e ADN-së janë të njëjta, çdo lloj qelize përdor të dhënat e veta pa asnjë ngatërrim.

Përderisa në çdo qelizë gjendet molekula e ADN-së, do të thotë se po aq ADN gjenden të shpërndara në trupin e njeriut. Qelizat që përbëjnë trupin e njeriut nuk janë të të njëjtit tip, kjo na bën të mendojmë se ADN-ja ndryshon sipas çdo tipi të qelizës. Por faktikisht nuk ndodh kështu, ADN është e njëjtë te të gjitha qelizat. Përveç rruazave të bardha, molekula e ADN-së është po e njëjta në çdo qelizë të zemrës, lëkurës apo mëlçisë. Këto molekula ADN-sh janë të një përbërjeje dhe të të njëjtit kombinim kimik. Madhësia e të gjithave është e njëjtë, si tek qeni, bleta, si te myku apo te kamomili, duke u shfaqur me të njëjtën pamje. Kjo tregon se Krijuesi i të gjithave është Një dhe i Vetëm. Krijuesi i aq shumë e pothuaj të pafund molekulash ADN-je të të gjitha gjallesave është i njëjti Krijues. Me arsyetimin që na bën të kuptojmë se frigoriferat e të njëjtës markë dalin nga e njëjta fabrikë, se duke parë madhësinë dhe formën e tyre themi se është malli i një institucioni, me po këtë arsyetim dalim në përfundimin se edhe vargjet e ADN-së kanë dalë nga e njëjta dorë. Pra kështu shfaqet njëherësh tek të gjitha gjallesat Vahidijeti, cilësia bashkim në një të vetëm.

Por tek çdo gjallesë këto vargje përmbajnë cilësi të veçanta e të ndryshme nga njëra-tjetra. Në një gjallesë gjenden kode të ndryshme, që e dallojnë atë nga një gjallesë tjetër dhe bëhet kështu ndarja nga njëra-tjetra e gjallesave. Për rrjedhojë ndryshon macja nga peshku apo zogu, myku i bukës nga ai i pjeshkës, deveja nga bleta, etj.. Ndryshimi i ADN-së në çdo gjallesë shfaq dhe s’është gjë tjetër veçse shpallje e emrit Ehad, Një i Vetëm dhe pa shok. Fakti që macja të mos lindë qen, pema e mollës të mos çelë banane, shfaq po emrin Ehad të Allahut.

Zanafilla e çdo njeriu është një qelizë e vetme, e cila del si rezultat i pllenimit të qelizës femër me qelizën mashkull. Kjo qelizë e parë vezore zotëron të gjitha aftësitë për të kryer funksionet e njeriut në të ardhmen e tij. Molekula e ADN-së që ndodhet në këtë qelizë, duke zbatuar programin e përcaktuar dhe të shkruar nga Kaderi, arrin të vërë në punë zemrën, mushkëritë, veshkat, 6 kg gjak, zorrët e gjata me metra të tërë dhe bën kështu dallimin në çdo drejtim nga njerëzit e tjerë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>