perëndimorët kulturën islame nuk duhet ta konsiderojnë të huaj e aq më pak rrezik për ta.  
 
Muslimanët nuk kan qenë vetëm përkthyes dhe transmetues të dijeve dhe filozofirave të vjetra, sikurse lexojmë shpeshherë nga shumë autorë perëndimor, por ata njëkohësisht dhanë edhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e atyre dijeve. Ato dije më vonë u bartën në Evropë, dhe ato kishin elemente jo vetëm të kulturës greke por edhe të asaj islame. Ndikimi islam në Evropë është bërë që nga shekulli 11 deri në shekullin 15, përmes veprave arabe në Spanjë, Sicili, Itali dhe madje edhe përmes takimeve gjatë kryqëzatave, përmes tregtarëve, dhe vizitave të pelegrinëve të krishterë në Palestinë.
         Avancimi i muslimanëve në mjekësi, filozofi dhe shkencat natyrore ishte shumë i madh. Gjatë Mesjetës veprat arabe janë përkthyer në gjuhën latine. Terma arabë që i hasim edhe sot në shkenca të ndryshme janë dëshmi e këtij kontributi. Mirëpo, edhe përkundër këtij fakti paragjykimet dhe moskuptimi ndërmjet Islamit dhe Perëndimit kanë vazhduar deri në ditët tona.
 
Të pajisur me forcën e moralit dhe të shpirtit, muslimanët e parë arritën që për gjysmëshekulli të merrnin gjysmën e botës, duke qëndruar shumë lart në aspektin shkencor, politik dhe kulturor ndaj të gjithë popujve të botës. Ata bënë përparime të papara në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Të nxitur nga ajete të shumta Kuranore që nxisin për lexim, kërkim, meditim, soditje, punë intelektuale dhe marrjen me shkencë, muslimanët i dhanë një kontribut të pallogaritshëm njerëzimit. Islami solli një revolucion kulturor të pashembullt.
 
Paraqitja dhe prezantimi i gabuar i Islamit, përmes stereotipave armiqësore ose studimeve tendencioze të orientalistëve, kanë bërë që të ketë shumë pak njohje rreth kontributit madhështor që muslimanët kanë dhënë në të kaluarën, por edhe për kontributin pozitiv që muslimanët mund të japin sot në shoqërinë perëndimore.
 
Ekzistojnë me dhjetëra e dhjetëra libra të studiuesve të ndryshëm islamë, që venë në pah me argumente dhe fakte të pamohueshme,

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>