Unë Mehmet Akifin e dua shumë, sepse Mehmet Akifi nuk është muslimani i politikës. Tërë jetën e tij ai e ka kaluar me një fytyrë, jo me dy fytyra si hipokritët, duke kritikuar, duke kundërshtuar, duke debatuar, duke i rreshtuar gabimet, nuk ka toleruar fare dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga idetë e Tij. Pa asnjë ngurrim, Mehmet Akifit mund t’ia linit amanet sekretet tuaja, dobitë materiale dhe ato shpirtërore, sepse Mehmet Akifi ishte i pastër si një fëmijë. Ai ishte i mprehtë dhe i kuptonte gjërat menjëherë.

NIHAT SAMI BANARLI

Mehmet Akifin unë e njoh si një poet të madh që i do shumë atdhetarët, që në vjershat e tij tregon ndodhi të ndryshme dhe e njoh si shkrimtar të ligjëratave. E njoh veçanërisht si njeri besimtar. Sa herë më bie ndërmend, ai del para meje i pastër si ndonjë evlia. Sa herë që e mendoj atë, brendësia ime rehatohet. Ai jetoi me një fytyrë të bardhë si qiejt e Stambollit. Fjala AKIF për shumë kombe është një fjalë shumë e mirë.

XHEMIL SENA ONGYN

Mehmet Akifi është përfaqësuesi i të gjithë njerëzve që e duan atdheun e tyre. Ai është ekzemplar i të gjithë njerëzve me nder, me mend dhe me virtyte të mira. Akifi ka folur shumë herë dhe shumë qartë fjalët e atyre që i kanë menduar, por nuk kanë mundur t’i thonëse po fol për hatrin e dikujt. Trimëria e tij nuk ka qenë për dukje.

Mehmet Akifi, edhe po të mos kishte shkruar asnjë send tjetër, vetëm që ka shkruar himnin e çlirimit turk, ne na mjafton dhe me të ai e ka përjetësuar veten.

ALI NIHAT TARLAN

Në këtë kohë të rrezikshme, detyra jonë parësore është që të mobilizohemi dhe të mbrohemi, duke i mbështjellë me pëlhura të forta ato që kanë krijuar thelbin e traditave tona shpirtërore. Ato na kanë bashkuar ne me vëllezërit besimtarë, pa dallim se nga cili komb janë. Para nesh janë disa zëra muzikorë. Prej tyre, zëri më i pastër, më i suksesshëm, më i shkëlqyeshëm, zëri që i ngazëllen shpirtrat e popullit dhe që e mbron nderin e popullit besimtar, është zëri i Mehmet Akifit.

Që t’i mbronte interesat e popullit, t’i lartësonte në vendin e duhur dhe që të arrinte lumturinë e shpresuar, duhet ta garantonte përkrahjen e popullit. Në realitet, këtë dëshirë të zellshme, popullit mund t’ia garantonte zëri i Mehmet Akifit. Sepse ai i ka radhitur fjalët që kërkon populli. Pra, ato që kërkon populli mund t’i gjejmë tek një personalitet që është i ngopur dhe që nuk ndahet kurrë nga e vërteta. Ky zë, që përmbi një shekull, ka mundur të zërë vend tek shpirtrat e popullit. Për këtë nuk ka nevojë shpjegim. Mehmet Akifi e ka merituar këtë lavdi dhe famë.

“Jeta e Mehmet Akifit tërësisht është e pastër, pa kurrfarë njolle. Ai ka jetuar për dobinë e muslimanëve. Si me mend, ashtu edhe me vepër, nuk ka gabuar kurrë dhe vazhdimisht është përpjekur. Ka merituar çdo shpërblim material, por nuk e ka marrë. Megjithëse ka krijuar një degë të shkencës, jo për interes të tijin, po për popullin, ai është përpjekur ditë e natë. Ngaqë ka qenë idealist i fortë, atë dashuri e ka bartur në gjoksin e tij. Për këtë, nuk mund ta mohojmë se Mehmet Akifi ka qenë mendimtar dhe ekspert i letërsisë. Pra, veprat e tij janë argumente të forta që tregojnë se kush ka qenë Akifi.

ESHREF EDIP

(Eshref Edipi ka qenë shqiptar i Kosovës, që për 60 vjet ka qenë gazetar. Ka qenë shok i afërt i Akifit.)

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>