“Ja pra! Një vepre arti nuk i dihet vlera në qoftë se nuk i dihet mjeshtëri i saj. Me këtë kuptohet se para se të veprojmë duhet ta forcojmë besimin. Kur ta forcojmë besimin do të shohim, duke u habitur, çmendurinë e natyralistëve që pa asnjëfarë hezitimi këto mjeshtritë antike, pra krijesat e All-llahut, që janë secila nga një mrekulli, ia japin natyrës së pamend e të verbër.

Allahu ne na urdhëron që të mos mashtrohemi kënaqësive të përkohshme dhe të jetojmë duke u kujdesur të hulumtojmë dhe të mësojmë sekretin e krijimit tonë. Në këtë kohë vetëm me një përpjekje serioze mund të shpëtojmë nga rreziqet që na kanë rrethuar nga të gjitha anët dhe mund ta fitojmë jetën e ahretit. Për këtë arsye All-llahu me anën e Dërguarin e Tij, Hz. Muhammedin a.s.m. me Ajete Kur’anor duke na paralajmëruar na tërheq vëretjen që të bëjmë detyrën edhe ndaj afërmëve tanë.

Që të kuptojmë më mirë dallimin e ndihmës që bëjmë për këtë dynja dhe të ahretit do t’ju paraqes një shembull: Supozojmë se fqinji e juaj është i sëmurë dhe shkon shpejt që ta vizitosh. Pasi e mbaron vizitën, duke u ndarë ngaqë e di që ata nuk kanë makinë, vëllait të të sëmurit i thua: “Nuk lihet më kështu. Deri sa ta sjell unë makinën, ju përgatiteni dhe ta çojmë tek mjeku.” Kur kthehesh, të sëmurin e kanë bërë gati dhe e çon tek mjeku. Pasi mjeku përcakton diagnozën dhe shkruan çfarë ilaçesh do të përdorë, ti paguan vetë mjekun dhe duke dalë fut pak para në xhepin e vëllait të të sëmurit që të blejë edhe barnët me ta të bje edhe shpenzime të të tjerë. Me këtë ke bërë një vepër që i ka hije besimtarit dhe ti vetë ndjen lumturi nga veprimet e tua.

Tani vetë mund të mendosh se çfarë dallimi ka ndihma jote nga ato që na urdhëron All-llahu dhe Profeti Muhammed a.s.m për lumturinë e jetës së pafundme. Në qoftë se ti u gëzove për ato që i bëre të sëmurit, atëhere sa duhet të gëzohemi ne në qoftë se dikujt i bëhemi shkak që të shpëtojë nga ferri e të meritojë xhennetin dhe lumturinë e saj të pafundme?!

Pra nga All-llahu i Madhëruar dhe nga Profeti Muhammed a.s.m. kryetarit të familjes i është urdhëruar që të bëjë detyrën ndaj të gjithë individëve të familjes dhe veçanërisht ndaj gjinisë femërore. Ndaj tyre duhet të bëjmë më mirë detyrën në qoftë se na ec fjala. Pra gjinia femrore për ne është më e rëndësishme, ngaqë po jetojmë në një kohë shumë vështirë. Këto detyra marrin rëndësi të veçantë sidomos për ata që i drejtojnë femrat, si: kryetari i familjes, padroni i punëtoreve të gjinisë femërore, mësuesi i kësaj pale. Po qe se këta kryetarë përpiqen që ta mbrojnë nderin atyre, të mos dyshojnë se për këtë nga All-llahu xh.sh do të marrin shpërblime të mëdha.

Nuk mund të mohojmë aspak se armiqtë, mosbesimtarët, sulmojnë ashpër nga shumë anë besimin tonë. Për këtë arsye, aty ku na ec fjala, pa u tërhequr aspak, do të lëmë porosi që të bëjnë vepra të mira dhe t’i braktisin veprat e këqia. Sa vlen ajo ndihmë që i bëhesh shkak dikujt që t’ia largosh dyshimet nga koka dhe nga zemra ? Për një besimtar që zotron një besim të fortë, duartrokisin të gjithë të vërtetat e Universit. Me këtë e kuptuat sa vlen që të bëhesh shkak njëri ta pastroje kokën dhe zemrën nga dyshimet e themeleve të besimit. Ne duhet të bashkohemi jo vetëm me besimtarët e fesë sonë, por siç na ka urdhëruar Profeti Muhammed a.s.m në kohën e fundit të bashkohemi edhe me personat feve të tjera që janë të bindur në fenë e tyre deri sa të mposhtim ateistët që na sulmojnë. Pra deri në atë moment duhet t’i lëmë mënjanë problemet që kemi me besimtarët feve tjerë .

Ja pra, ne besimtarët duke urdhëruar me vepra të mira dhe duke penguar nga gjynahe, nëse takohemi me ndonjë mëkatar, ne nuk duhet të hidhërohemi por t’ia mësojmë atij pendimin. Tek ai që do të ikë nga ne, të shkojmë duke vrapuar, duke bërë sakrificë dhe t’i paraqesim me dijeni dhe butësi, duke qëndruar larg hidhërimit. Duhet të dimë se janë të paktë ata që s’bëjnë gabime. Por ne duhet të kërkojmë e të gjejmë mëkatarët si ne. Sepse do të bëhemi shërbëtorë dhe do të qëndrojmë breg detit që të shpëtojmë ndonjë që është nga ummeti i Muhammedit a.s.m.. Duhet të bëhemi si Shokët e Resulull-llahit r.a..

Si kanë qenë ata?

Ta dëgjojmë nga Komentatorit të Kur’anit Elmali Hamdi Yazirit. Ai kështu thotë: “Një ditë tek Profeti Muhammed a.sm. erdhi një arab dhe tha: “Ja Resulall-llah! Jam përballur me nevojën më të madhe, jam shumë i uritur.”

Për këtë Pejgamberi a.s.m. së pari shkoi tek shtëpia e Tij e bekuar, kur mësoi që nuk kishte asnjë send për të ngrënë, pyeti Sahabët: “A ka dikush që ta ushqejë këtë vëlla?”

Ebu Talhaja tha: “O i dashuri i All-llahut po e marr unë.” E mori dhe e çoi tek shtëpia dhe i tha gruas: “A ka diçka për të ngrënë për këtë mysafirin e Profetit Muhammed a.s.m..” Gruaja po betohej në All-llah se ka shumë pak ushqim, vetëm për vajzën e vogël. Kur tha ashtu, ai iu drejtua gruas: “Vajzën çoje të flejë, atë pjesë që është t’ia japim mysafirit të Profetit a.s.m... Dhe për të fjetur vajza e shuan qiriun dhe vetë, burrë e grua, nuk hëngrën dhe ngopën stomakun e mysafirit të Profetit a.s.m.. Kur u kthye mysafiri tek Profeti Muhammed a.s.m. tha: “All-llahu u gëzua shumë nga ky vëlla.” Transmeton (Buhariu, Tirmiziu Nesai’ja)

Meqë Ebu Talhaja bëri këtë sakrificë, ndaj tyre All-llahu zbriti këtë Ajet: “Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u japin përparësi atyre para vetvehtes.”(Hashir 9)

Elmaliu rradhit për cilësinë e sakrificës këto fjalë: - “Në Luftën Jermuk, një sahabe mori një enë me ujë dhe një gotë në dorë ecte mes dëshmorëve që të gjente ndonjë të gjallë që kërkon ujë. Shumica kishin rënë dëshmorë, ndonjë rrallë kishte mbetë i gjallë. Sahabe kalonte mes dëshmorëve me ujë në dorë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Erdhi një zë: “A s’ka kush të më japë pak ujë? Kur sahabi u afrua tek ai arriti një zë tjetër: “Of, of ! A s’ka kush të më japë pak ujë? Në këtë moment ky i plagosuri që foli më parë i tha: “Çoji atij se ai ka më shumë në zor se unë.” Kur i çoi ujin atij, u dëgjua një zë tjetër: “A s’ka pak ujë bre?!” I dyti tha: “Çoji atij se ai është në zor më shumë se unë.” Kur e çoi të tretit, erdhi në zë nga i katërti: “Ah, pak ujë se vdiqa!” Edhe i treti nuk e piu ujin. I tha sahabit ta çojë tek i katërti. Kur sahabi shkoi tek ai, i katërti kishte vdekur. Kur kthehet tek i treti, edhe ai kishte vdekur. Edhe i dyti, edhe i pari kishin vdekur. Sahabit i mbeti uji në dorë.

Tani a e kuptuat se si duhet të bëjmë sakrificë? Për këtë duhet të kujdesemi që të mos çojmë kot këto ditë që na kanë mbetur. Nga çdo pjesë e pasurisë sonë të ndajmë diçka që ta hedhim në atë sënduk sikur ndonjë vajzë që përgatitet të bëhet nuse.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>