(Për këto shkrime të mëparshme dhe për jetën e mjeruar të muslimanëve turq për një periudhë të gjatë afro 80 vjeçare, mund të bindni kur të shihni se në këtë kohë besimtarët janë shkatërruar nën sundimin e mohuesve. E falënderojmë All-llahun që në Turqi e fitoi votimin një kryetar që filloi t’ua shërojë besimtarëve plagët e tilla si: amoraliteti, rrena, mashtrimi dhe ryshfeti që kanë sunduar në Turqi për një kohë të gjatë. Me zgjuarsinë e udhëheqësve dhe me zbatimin e ligjeve kundër tradhtive, sot në Turqi besimtarët filluan të qeshin e të gëzojnë. Këto hetimet e gabimeve të mohuesve të Turqisë, që po bëjnë kryetarët e Turqisë së sotshme, u bënë shkak që besimtarët të festojnë. E falënderojmë shumë All-llahun që na shpëtoi nga zgjedha dhe nga sundimi i despotëve që kishin në dorë armën. Sot besimtarët filluan të ngazëllehen nga gëzimi që shpëtuan nga shumë lloj shtrëngimesh. Këtë mirësi ne nuk na solli sistemi i shtetit të mëparshëm, por që të shpëtojmë prej tyre bëheshin lutje me vepër dhe me gojë nga besimtarët e sinqertë të grupeve të ndryshme, veçanërisht nga nxënësit e Said Nursisë, të cilët vendosën pranë çdo gjimnazi e universiteti nga një konvikt, që ta shpëtonin besimin e studentëve që studionin nëpër gjimnaze dhe nëpër fakultete të ndryshme, ku merrnin mësim nga profesorët ateistë. Në këtë mënyrë mbërritën deputetët besimtarë që nuk punojnë për interesin e tyre, por vetëm e vetëm për dobinë e popullit, duke besuar se për punët e tyre të mira ata do t’i shpërbleje All-llahu xh.sh. në jetën tjetër. Fytyrën e besimtarëve e shndërroi vetëm zbatimi i kësaj fjale të Kryetarit, që para votimit i pati premtuar popullit se: “As nuk marr, e as nuk do ta lë ndokënd të marrë ryshfet.” Zbatimi i këtij premtimi u bë shkak që, ekonomikisht, Turqia të bëhet e para në Evropë dhe i treti në botë.)

(Ne po na gëzon shumë fakti se gjeneratat e reja po mundohen ditë e natë që t’i shpëtojnë shokët nga poshtërsia e amoraliteti, duke i këshilluar se rrugën e shpëtimit mund ta gjejnë vetëm tek besimi në fenë islame. Ata nuk janë tjetër përveçse djemtë e Mehmet Akifit Ersojit, nxënësit e Risale-Nurit të autorit Bediuzzaman Said Nursiut. (Rahmetullahi alejh). Më parë, edhe disa prej shqiptarëve mashtroheshin nga demagogjitë e tradhtarëve. Por tani po e shohin se çfarë ndryshimi po mundet të bëhet në një shtet kur kryetari i shtetit është besimtar.)

XHENAB SHAHABEDDIN

Ne duhet të përulemi përpara Mehmet Akifit. Kur themi poeti i popullit, po qe se me atë fjalë kemi për qëllim vjershat tradicionale, Akifin e shohim si një person gjenial përpara të cilit duhet të përulemi. Mehmet Akifi është një person gjeni. Deri sot, asnjë person nuk ka mundur t’i parashtrojë dertet dhe hallet e popullit si ai. Libri poetik i Mehmet Akifit “Safahat” është plot me frymëzimin e shpirtit të fesë islame. Historia e letërsisë, në këtë kohë, nuk na tregon për ndonjë person të sinqertë më të madh se Akifi në fenë islame.

SYLEJMAN NAZIF

Mendimet e Mehmet Akifit na tregojnë se ai është vetëm një person që ka shpallur dashurinë e tij ndaj All-llahut, ndaj Pejgamberit a.s.m., ndaj njerëzve që e kanë merituar nderimin dhe ndaj popullit musliman. Pa iu ankuar fare All-llahut, në shkrimet e tij ai ka vajtuar dertet, vobekësinë dhe varfërinë e popullit, veçanërisht ka qarë me zë të lartë për hallet dhe veset e këqija të besimtarëve. Ky poet i madh, duke soditur krijesat e All-llahut në natyrë, lulet, drurët etj., në çdo krijesë ka parë fuqinë e Allahut dhe ato na i paraqet nëpër vende të ndryshme nëpër shkrimet e tij me fjalë tepër interesante. Sepse Akifi ka mundur të shohë vendet më lart se majën e minares së xhamisë së Sylejmanijes dhe më lart se malet e Himalajës.

Mbështetje e Mehmet Akifit për ndërgjegjen e tij, për besimin e tij, për nevojat dhe për shpresën e tij, ka qenë Pejgamberi a.s.m..

Ndaj çdo përpjekjeje që u bë në Turqi për të përçarë bashkësinë islame, Mehmet Akifi, me besim të plotë, ka qenë një armik i tyre dhe një kundërshtar i tyre pa tolerancë.

Mehmet Akifi, në plotësimin e dëshirave të tij personale apo në përmbajtjen e hidhërimeve, apo në debatet me tjerët ka pasur si qëllim kryesor që t’i shpëtojë të vërtetat e vjershave dhe tërë forcën e ka shpenzuar që t’i shpëtojë poezitë e tij me plot kuptime. Mendimi dhe qëllimi i tij ka qenë që ta mbroje idenë e besimit dhe të mbrojë tek vetja zbatimet e urdhrave dhe ndalesave të All-llahut xh.sh. Ai vazhdimit i ka shërbyer këtij mendimi.

Unë deri më sot, kam lexuar poezi si të dijetarëve të lindjes, njësoj edhe të dijetarëve të perëndimit, por përsosmërinë e poezive të Mehmet Akifit nuk e kam hasur tjetërkund. Për të shkruar poezitë e Akifit nuk mjafton vetëm dija poetike. Atij i duhet të bëhet një person si Mehmet Akifi edhe fetar i bindur ndaj kushteve të besimit.

“...Poeti i Allahut!

Ja pra! Të Allahut nuk janë vetëm dëshmorët, ka edhe poetë të cilëve Allahu u ka dalë zot! Bile dëshmorët, kur do të shohin se me çfarë heqjesh dhe me çfarë vështirësish janë përballur besimtarët poetë si Mehmet Akifi, do të habiten. Sepse ai dertet e besimtarëve i ka vendosur në zemrën dhe në gjoksin e tij. Në këtë rast, dëshmorët kur do t’i shohin sakrificat e Mehmet Akifit do të thonë: ne nuk kemi bërë aq sakrifica.

MITHAT XHEMAL KUNTAJ

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>