Ata që e kundërshtojnë mendimin, thonë “mos mendo”, sepse është më lehtë që t’i drejtosh ata që nuk mendojnë.

Aty ku ka ekuilibrim nuk mund të hasësh në ndonjë gjë që është krijuar rastësisht.

Aty ku sundon dija, harmonia e simetria, nuk mund të futet rastësia. Ne qoftë se çdo send është krijuar me masë dhe në mënyrë të ekuilibruar, kjo tregon se ekziston një Dijetar i Përgjithshëm që i ka krijuar ato. Pra, në këtë univers, po shohim se çdo send është krijuar me mjeshtëri, gjë që dëshmon se ato i ka krijuar vetëm All-llahu.          

FILOZOFIA

Ata që thonë: “Feja islame është fe e mesjetës, gjykimi i saj nuk vlen më”, ata nuk po e shohin veten se po veprojnë sipas parimeve të filozofëve  të hershëm.

Filozofët kërkojnë të vërtetën, ndërsa besimtarët përpiqen që të kuptojnë origjinalin e të vërtetës, pra fenë islame.  

Fatkeqësitë janë këshilla që ndikojnë tek njeriu, prandaj janë shumë të shtrenjtë.

Ashtu sikurse prej një pike dalin shumë vija të drejta, edhe prej një truri  dalin shumë mendime. Ai mendim është real, në qoftë se peshorja e tij është feja islame.

Njeriun e merr malli për shumë sende dhe i kërkon ato. Por në qoftë se, kur i kërkon ato, fillon të hetojë e t’i thotë vetes: “Unë çka jam?” në këtë rast, mund të gjejë shumë sende.

Njeriu po qe se nuk ka mundur ta gjejë veten, atëherë edhe ato që i gjen nuk mund t’iu dalë zot. Ai nuk duhet të harroje asnjëherë se pasuritë që ka janë krejtësisht kalimtare.

        
Mëshira e All-llahut e kaplon çdo send, ashtu siç i kaplon shiu kur bie. Por, ashtu sikurse gurët nuk kanë ndonjë dobi nga shiu, ashtu edhe ai që e ka zemrën si gur dhe të mbushur me mëkate, nuk mundet të ketë dobi nga mëshira e All-llahut

Për të arritur deri te vjelja e prodhimeve, duhet të merren parasysh vështirësitë e dimrit.

Për atë që i mbyll sytë, edhe dita bëhet natë. Ekzistenca e diellit nuk mund të shpëtojë atë nga errësira e natës.

Nuk mundemi t’i dalim zot asaj që nuk ia kemi hequr vështirësinë.

Besimtari që nuk ka mundur ta njohë armikun është si ai peshku që bie në grepin e peshkatarit.

Filozofët, që janë jashtë fesë islame, e kalojnë kohën duke shëtitur nëpër pjesët e një kompleti  nëpër qoshet e një ndërtese. Njësoj,  edhe besimtarët që nuk e kuptojnë fenë e tyre, janë si i verbri kur mëson ndonjë zeje. Këta të dy, duke mos mundur ta kapin të vërtetën, e kalojnë jetën duke kërkuar diçka.

PAKUJDESIA

Ta njohësh armikun e jashtëm e të mos njohësh armikun që ke në ndërgjegje, është një pakujdesi e madhe. Sahabët, kur i rrëzuan kryqet e brendshme, ato të jashtmet i rrëzuan më lehtë.

Ai që nuk mund ta kuptojë vlerën e adhurimit, si mund të shohë që çdo send në univers e adhuron Krijuesin duke iu përkulur Atij?!

Ato shkaqe që ne na pengojnë ta përjetojmë fenë, janë shkaqe që të tjerëve u ndihmojnë të përjetojnë mohimin.

Pakujdesia është një sekret që nuk mund ta kuptojë ai që ka rënë në të.

Kush nuk armiqësohet me mëkatet e tij, ai është armiku i besimtarëve.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>