Disa njerëz për t’i dhënë vehtes zemër, na thonë ne: “Pse po na trembni kaq? All-llahu është Fisnik!”

- Po Fisnik është! Por është edhe I drejtë! Ua merr hakun e tyre që i kanë kundërshtuar Atij!

Or zotëri që je i llojit tonë! Po më habit mendja jote! A mendon ti se çfarë tradhëtie po i bën vehtes tënde, që këtu nuk mund të guxosh ta prekësh as me gishtin e vogël atë zjarr, po merr në sy që atje, trupin tënd delikat ta djegësh të gjithin?!

Prap po të them, po pranoj se All-llahu është Fisnik. Por me Kur’anin Famlartë ka paralajmëruar se është edhe Gjykues. Mëkatarët që i kundërshtojnë Atij dhe nga kjo jeta e përkohshme ikin pau penduar, duke i gjykuar atje i hedh në zjarrin e xhehennemit. Ndërsa, në qoftë se ke mundur të shpëtosh duke mos dyshuar në themelet e besimit, pasi i paguan haqet, i lan gjynahet duke u djegur në xhehennem dhe ke shpresë që shpëton. Megjithatë mos harro se nuk ka tjetër derë shpëtimi. Një çast e më parë dorëzoju Atij! Ktheu nga Ai, përpiqu që ta duash Atë! Nga asnjë send tjetër, por nga Ai friksohu, që ta gjesh rrugën e t’i bësh vend vehtes në prehrin e Tij. Kurrë mos harro se këto punëra duan sinqeritet. Ta dish se dallaveret e tua të këtushme, atje nuk vlejnë fare.

Duhet ta dish edhe këtë se kënaqësia më e madhe e mirësive të xhennetit kalon nga nënshtrimi i urdhërave të Allahut xh.sh.. Domethënë atje nuk të vjen e shijshme ajo kafshatë për të cilën këtu nuk ke derdhë djersë. Po qe se këtu nuk e kryejmë detyrën e duhur urdhëruar nga Allahu xh.sh. nuk na e pranon logjika që atje edhe të na fusë në xhennet prap nuk mund të marrim shije nga mirësitë e xhennetit.

 Në këtë kohë vështirë që po jetojmë sot na është prishur optika e syrit tonë. Përsëri sendeve kemi marrë vetëm anën e materiale të kësaj jete. Anën shpirtërore jo. Hapim televizorin e shohim se si ushtarët e ndonjë shtet mizor vrasin njerëz e pafajshëm, pleq, gra e fëmijë. Duke i parë ato na digjet zemra. Por ka nevojë të mendojmë se si do t’i bëhet halli njerëzve të shtypur në jetën tjetër.

Fëmijët i myslimanëve së bashku me tjerët do të dalin fitimtarë, se. Do të shkojn drejt në xhennet. Bile edhe të shtypyrit e qafirëve që janë në moshë madhore do të shpëtojnë me dënim të lehtë. Besimtarët që kanë vdekur të shtypur në moshën madhore fitojnë gradën e dëshmorit.

Ndërsa ne nuk duhet t’i hedhim sytë ndaj atyre që janë të shtypur, por ndaj atyre që jetojnë duke shpenzuar jetën në vende që s’duhet. Pra përse nuk i shohim djemtë tanë të rinj që po e kalojnë rininë nëpër pijetore, diskoteka e shthurje morale. Ka raste që aty kalon jetën edhe djali i fqinjit. Aty ka mundësi të jetë edhe ndonjë kushëri i yni. Pra a nuk duhet të mendojmë se këto vepra i sjellin atyre rezultat të keq? Përse ne nuk i mendojmë këto dhe të shkojmë të interesohemi për ata që po dalin fitimtarë, ndihma për të cilët s’na vjen për dore?! Shumica thonë se “unë s’kam koh m’i mendu ato unë kam punë!” Ke punë ama! Të paktën kur të jemi lirshëm, duhet të mendojmë se çfarë ndihme mund t’iu bëjmë këtyre tërive..

Mendo! Që ta gjesh Atë që të ka krijuar nga atomet e vdekur.

Mendo! Se mendimi e meditimi për njeriun janë nga një adhurim i madh.

Mendo! Mendimi yt mund të bëhet një shkak që shume njerez mund të shpëtoje nga zjarri i xhehennemit.

Mendo! Se mendimi yt, së pari e gëzon All-llahun xh.sh. dhe Profetin tonë Muhammedin a.s.m. dhe të gjithë njerëzit e mirë.

Mendo! Se duke menduar, ti mund të shpëtosh nga shkallët më të ulëta dhe lartësohesh në shkallën më të lartë.

Mendo! Se ty mendimi jo vetëm përmbi kafshët, por ka mundësi të të hipë edhe përmbi melekët.

Mendo! Sepse duke menduar mund të largosh nga veset epshore dhe të shkosh në sexhade ( vendi ku falemi namaz) dhe mund të lartësohesh në shkallën më të lartë.

Mendo! Sepse vetëm duke menduar mund t’i bësh xhennet dynjanë dhe ahretin tënd.

Mendo! Se vetëm duke menduar mund ta fitosh kënaqësinë e Allahut xh.sh.

Mendo! Dhe mendo shumë që të mund ta ndash të mirën nga e keqja.

Mendo! Se ti vetëm duke menduar mund ta gjesh Zotin e mirësive të panumërta që ta falenderosh Atë.

Mendo! Që ta gjesh fisin tënd që ka ardhë nga Hazreti Ademi, që të refuzosh mendimin e darvinizmit.

Mendo! Se është më i madh fitimi i atij që duke menduar e gjen të vërtetën, që të vdesësh me besim në fenë e vërtetë.

 Mendo! Që të ndahesh nga shokët që vrapojnë që të hyjnë në xhehennem.

Mendo! Dhe duke menduar gëzohu shumë që Allahu ty të ka dhënë mend nuk je ndonjë i çmendur

QËNDRIMI LARG NGA PUNËT E NDALUARA NGA ALLAHU XH.SH. PËR BESIMTARIN ËSHTË NJË PUNË MË E MADHE

All-llahu i Madhërueshëm me Ajetin Kur’anor ne besimtarëve na urdhëron kështu: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (Tahrim 6) Dhe Profeti Muhammed a.s.m. në një hadith: “O ju besimtarë! Para se të ju viheni në gjendjen që edhe lutjet tuaja të mos pranohen, urdhëroni punët e mira dhe ndaloni nga veprat e këqija”. (Kutubu sitte faqe 381)

Burimet themelore na e ndalojnë ne që të interesohemi vetëm për dobi të unit tonë dhe na urdhërojnë që të përpiqemi për dobinë e vëllëzërve myslimanë. Ne duhet me sinqeritet t’i nënshtrohemi urdhërave të All-llahut. Përmirësimin do ta fillojmë prej familjes sonë, pastaj kujt na ec fjala do t’i urdhërojmë që të mos kundërshtojnë më Krijuesin dhe të bëjnë vepra të mira. Meqë para se të shpëtojmë vehten ne nuk mund të ndihmojmë askënd. Atëherë së pari do të përpiqemi që të mësojmë nevojat tona parësore dhe menjëherë do të fillojmë t’i zbatojmë ato. Pastaj mund të bëjmë “Emri maruf nehji munqer” (të urdhërojmë me vepra të mira dhe të ndalojmë nga mëkatet)

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>