FJALËT E HASAN ALI JYXHEL-İT

Mehmet Akifi, në jetën e tij, çdo send e ka parë me dylbinë e fesë islame edhe të tjerët i detyronte të shikonin me shikimin e tij. Kur thoshte drejtësi imagjinonte Hz. Omerin r.a. Kur mendonte trimërinë tek ai ngjalleshin shqisat e Hz. Alisë r.a.. Për këtë thoshte se që të rehatohet populli, recetën nuk duhet ta imagjinojmë në të ardhmen, por duhet ta kërkojmë në të kaluarën dhe ka mundësi të gjejmë shembuj të gjallë. Akifi, gjatë jetës së tij, u mundua që t’i tregonte popullit shembuj nga shekulli i lumtur i Pejgamberit a.s.m., sepse Akifi tërë forcën e merrte nga besimi dhe feja islame, pasi ai ka qenë i lidhur me sinqeritet dhe bindje me fenë islame.

Akifin, sinqeriteti i besimit islam, e ka lartësuar të bëhet poet.

Pas luftës, pas pavarësisë së Turqisë, laicizmi e detyroi popullin të bëjë shndërrime. Nuk besoj se në Turqi a është shqetësuar ndonjë tjetër ashtu si Akifi dhe për shkak se idetë e tij morën goditje të ashpra, Mehmet Akifi u largua përmbi dhjetë vjet nga Turqia.

MAHIR IZ

Mehmet Akifi është një poet që jetonte me dertet e besimtarëve. Për këtë arsye ky person u bë mall i historisë. Ndodhitë më të mëdha ka mundur t’i përmbledhë në dy vjersha. Në qoftë se bëjmë fjalë për Turqinë, Mehmet Akifi ka mundur të zërë vend në zemrën e secilit besimtar turk. Ai, me dijen e tij artistike, ka mund ta fitojë respektin tonë dhe çdo turk që është besimtar është mirënjohës ndaj tij. Kur e studiojmë jetën dhe veprën e Akifit, shohim se të gjitha anët e ekzistencës së tij i ka rrethuar besimi dhe ai besim i ka dhënë Akifit shpejtësi. Akifi ka qenë komandant i luftëtarëve të Turqisë. Ushtarët që e merrnin forcën e besimit prej një vjershe të tij e sakrifikonin shpirtin.

SEZAI KARAKOÇ

Mehmet Akifi e ka gjetur veten në mesin e rrymës së islamizmit. Së bashku me Eshref Edipin, ata nxorën për herë të parë gazetën “Sëratyl-mustakim”. Mehmet Akifi është një person tek i cili sundonte më tepër mendimi islam. Ai më shumë i kushtonte vëmendje jetës shoqërore, sepse atë e shqetësonte shumë karakteri i prishur i popullit. Mendimi i tij ishte se shumica e fatkeqësive tona rrjedhin nga mospërjetimi i fesë islame. Ai e mbronte vazhdimisht tezën se ne do të shpëtojmë vetëm atëherë kur të kthehemi ta përjetojmë fenë islame.

Në kohën që Turqia e pranoi sistemin e laicizmit, Mehmet Akifi me vjershat e tij, me shkrimet që shkruante nëpër gazeta, me ligjëratat dhe me përkthimin e librave të mendimtarëve bashkëkohorë, mundohej t’ua tregonte intelektualëve të vërtetat dhe t’ua bënte atyre me dije se shkëputja nga feja islame ishte një katastrofë e madhe. Si shpirtërisht, ashtu edhe materialisht fatkeqësitë dhe varfëritë vijnë nga shkujdesjet ndaj fesë së vërtetë të Krijuesit tonë. Çdo ditë mundohej t’i kritikonte mendimet që mundoheshin t’i zyrtarizonin idetë e perëndimit.

“... Kontributet e Akifit ishin në sajë të forcës dhe energjisë që merrte nga feja islame. Akifi sqaronte se ishte feja islame ajo që e ka formuar popullin musliman nga shumë kombe të ndryshme dhe se ishte feja islame ajo që ka mundur ta mbajë në këmbë 600 vjet Perandorinë Osmane. Kur u rrëzua kjo perandori, populli i humbi vlerat që kishte pasur më parë. Sepse në këto vende, kur sundonte feja, në çdo aspekt, populli ka pasur energjinë e duhur, moralin e shëndoshë, jetën shoqërore dhe shpirtërore, ekonominë etj. Sepse Akifi e dinte se kur populli lidhet ashtu siç duhet me fenë e tij dhe kur e përdor teknikën e shekullit të fundit, atëherë siç zhvillohet dhe përparon ana e jashtme, po ashtu zhvillohet dhe përparon edhe ana e brendshme e popullit.

Po qe se marrim parasysh realitetin e poezive të Akifit, e shohim se ai është i pashoq. Mehmet Akifi, me poezitë e tij, është një realist i popullit musliman që s’mund të tregohet.

NURETTIN TOPÇU

“Më parë, Turqia ishte atdheu i besimtarëve. Masonizmi dhe nacionalizmi negativ, që rrodhën nga perëndimi, ata që i gjetën me traditat boshe i mashtruan. Pastaj disa prej turkëve që hala më herët ikan braktisur kushtet e fesë, me mendimet e masonizmit dhe nacionalizmit negativ, u përpoqën t’i sulmonin besimtarët. Këta turq, që janë ushqyer me rrena, në fillim nuk mundën ta njohin Akifin. Shumica e tyre, që patën filluar të anojnë dhe të lakmojnë kulturën e jashtme, e zhdukën kalifatin dhe e pranuan me zell laicizmin e perëndimit. Kurse ju po shihni edhe vetë se në perëndim janë pakësuar vlerat njerëzore. Disa prej këtij grupi, që iu punonte pak ndërgjegjja, thanë për Akifin se ai ishte një poet i thjeshtë, sepse ata patën mbetur injorantë nga aspekti shpirtëror. Për këtë arsye, kohëve të fundit, shumë intelektualë, për interes apo për karrige, i ranë shkelm traditave të mira që patën rrjedhur nga feja islame dhe prej tyre nuk mbeti ndonjë doktor i shpirtit apo filozof që t’ia jepte Akifit vlerën që i takonte. Ndërsa Akifi është një person që ka jetuar duke zotëruar një shpirt të madh. Është interesante se në Turqi u ngjallën fytyrat e djemve që para njëmijë vjetëve ishin me kryq. Ata me lloj-lloj shkrimesh e poezish përpiqeshin ditë e natë me qëllim që t’ia ndalnin zërin Akifit. Pas vdekjes së Akifit, ata u munduan t’ua imponojnë muslimanëve turq komunizmin dhe në vend të traditave të moralshme që patën më parë ua paraqitën masonizmin.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>