SHKRIMTARE NEXHLA PEKOLXHAJ

“Në shekullin e njëzetë, përfaqësues i letërsisë fetare padyshim është Mehmet Akifi. Brenda letërsisë fetare, Akifi është një personalitet, që askush tjetër nuk mund të përfaqësojë atë. Në këtë temë fjala e tij është e pagabueshme. Akifi, duke pasur burim Kur’anin famëlartë, ka përparuar në çdo temë. Ai kurrë nuk është menduar për interesat e tij, por zemra e tij ka rrahur vazhdimisht për besimtarët muslimanë. Ardhmërinë tonë askush tjetër nuk ka mund të radhojë me poezi si ai. Ai është një besimtar i fortë dhe i pashoq, që ka përmbledhur tek vetja përsosmëritë e njerëzimit.

Mehmet Akifin nganjëherë e shohim plot me brengat dhe dertet e tij të përditshme, nganjëherë atë e kaplojnë dertet e besimtarëve muslimanë, nganjëherë e shohim si një besimtar që emocionet ia kanë ndalë zërin dhe nuk mund të flasë karshi madhërisë së Allahut. Nganjëherë duket sikur po vajton nga dhimbjet e njerëzve mëkatarë. Nganjëherë bëhet ligjërues. Nganjëherë, nga zemra e tij, brenda fjalëve të tij të sinqerta pikin vjersha të mahnitshme.

Duhet të themi edhe se poezitë e Mehmet Akifit nuk kanë fare lidhje me poezitë e atyre që nuk kanë lidhje me fe.

Mehmet Akifi ka mundur t’i shkruajë ashtu poezitë e tij sa që, si kuptimet, ashtu edhe rimat e vjershave të tij po na habisin. Sepse njeriu kur i lexon poezitë e tij shumë herë mendon se është duke lexuar prozë e jo vjershë. Njësoj, edhe vjershat e tij njeriut i vijnë si një muzikë me zë të bukur. Mehmet Akifi është një ekzemplar për muslimanët, sepse ai duke gatuar kombin me fenë ka bërë një brumë të shijshëm. Njeriu duke lexuar poezitë e tij, habitet se ai si e ka bashkuar sinqeritetin dhe emocionet bashkë me artistiken.

Për Mehmet Akifin disa thonë se është edhe nacionalist sepse në poezitë e tij, pa ngurruar aspak, thotë se jam me origjinë shqiptare. Tani Mehmet Akifi është jo vetëm shqiptar, por musliman shqiptar. Megjithëse për Akifin ndokush thotë se ka lidhje me misticizëm, kjo nuk është e mundur. Akifi është një poet e një dijetar, që ka ditur 4 gjuhë. Në shkrimet e veta, në një vend, thotë se babai im nuk më ka dhënë mësimet e mistikëve.

SHKRIMTAR HASAN BASRI ÇANTAJ

“Unë nuk mund të them që Mehmet Akifi nuk është poet; sepse të gjithë shkrimet dhe fjalët e tij të hijshme shpallnin dëshirat e zemrës së besimtarëve.

Mendimi im është ky: Mehmet Akifi nuk i ka dalë zot turqve nacionalistë. Për shembull: Ai nuk i ngjan ndonjë poeti, apo lajkatari që e ka bërë zakon që të lavdërojë vetëm kombin, apo ndonjëri që ka formuar ndonjë shoqatë politike që të mbrojë vetëm kombëtarët turq. Pra, Mehmet Akifi është larg atyre. Bile, ai ka qenë kundërshtari i atyre që i dalin zot kombit negativisht. Bile Akifi ka kundërshtuar jo vetëm nacionalizmin, por ai ka qenë kundërshtar i çdo vepre që shërbente për përçarjen e popullit.

Në qoftë se fjala e kombësisë së Turqisë është që t’i duash besimtarët turq, atëherë jo vetëm kombin turk, por të gjithë e dimë se Akifi, përveç turqve i do të gjithë muslimanët, kurse ai që e ka dashur kombin e ka dashur për hatrin e fesë. Sepse zor e keni që të gjeni një turk që e ka dashur besimtarin turk sa Akifi, apo të gjeni ndonjë njeri të ndonjë kombi tjetër që i do besimtarët e tjerë si Akifi. Turkun e do më tepër nga kombet e tjera për shkak se qëllimi kryesor i popullit turk ka qenë të përhapte fenë edhe nëpër kombet e tjera. Sepse feja është sebep që i garanton njeriut një lumturi që nuk soset kurrë.

Në kohën e Mehmet Akifit, shumica e popullit musliman ka qenë e pushtuar. Në disa vende kanë sunduar vetë, por me kryetarë të paaftë. Në shumë vende muslimanëve iu është imponuar mënyra e qeverisjes nga jashtë. Armiqtë kanë vendosur njerëz në vendet muslimane dhe ata kanë gjykuar në atë mënyrë siç i kanë thënë ata të jashtmit. Kjo është arsyeja që Akifit i është dhimbsur shumë populli musliman. Se në atë kohë muslimanët kanë qenë më së shumti për t’u dhimbur. Sepse ata kanë përjetuar robërinë, prapambeturinë dhe varfërinë... Akifi ditë e natë është munduar që t’i shpëtojë ata dhe në zemrat e tyre të mbjellë trimërinë, me qëllim që ata të çlirohen dhe të bashkohen mes vete. Ai e ka ditur se shkaku dhe zinxhiri më i fortë që i lidh muslimanët me njëri-tjetrin nuk është kombi, por feja islame. Por ai zinxhir u pat ndryshkur, u pat vjetruar dhe Mehmet Akifi mundin më të madh e ka harxhuar që ta pastrojë ndryshkun e fesë islame.

“Ja pra, mund të themi se: Mehmet Akifi pa asnjë dyshim ka qenë një poet me besim të fortë dhe një poet i zjarrtë islam!..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>