Drejtori sikur kishte gjetur përgjigjet e pyetjeve të shumta që e brenin nga brenda.
“Ki kujdes Burh. Kjo është një zgjidhje për të gjithë të burgosurit, si thua?”
“Le ta analizojmë.”
Më pas drejtori vuri dorën mbi shpatullën e Gates dhe i tha:
“Kjo është një gjë e mrekullueshme! Në qoftë se kjo rrugë është e dobishme që të burgosurit t’i sjelli në rrugë të drejtë, atëherë të praktikohet jo vetëm në burgjet por edhe në shoqërinë amerikane. Çdo gjë do ta kemi sipas dëshirës. Çfarë të doni libra, para... Ju vazhdoni të shpëtoni këto të rinj që po e shkatërrojnë shoqërinë.”
Drejtori dhe psikologu ndikohen jashtë mase nga ato që dëgjuan dhe panë. Ky është një shembull që tregon që një problem serioz i Amerikës zgjidhet në një rrugë të pamenduar asnjëherë. Kjo është një fitore për një problem gati të pazgjidhur të shoqërisë amerikane. Ky është edhe shkaku i përhapjes së shpejtë të islamit ndër amerikanë. Në 1998 kur drejtori dhe psikologu bëhen muslimanë, organizohet një ceremoni. Për herë të parë të burgosurit ulen pranë drejtorit. Fjalimi që mbajti drejtori Nichallas në ceremoni është një mësim jo vetëm për Amerikën por për të gjithë popujt që kanë humbur vlerat e tyre morale:
– Zotërinj, sot po festojmë lindjen tonë të re. Kontrolli, siguria dhe qetësia për të gjithë njerëzit dhe shoqëritë, fillon nga përulja si i krijuar ndaj Allahut. Ai i cili beson Allahun mbron veten dhe shoqërinë nga të këqijat. Tani detyra jonë është që ta përhapim këtë besim tek njerëzit. Që nesër në çdo burg, shkollë, rrugë duhet të vendoset fjala e Zotit, përndryshe e ardhmja e Amerikës është e dhimbshme. Qoftë vetëm për sigurinë dhe qetësinë e Amerikës, ne duhet ta përhapim islamin...

Shënim: Në lidhje me mbresat dhe sugjerimet tuaja ndaj librave “Një jetë tjetër” si dhe “Njeriu që kërkon vetveten”, presim letrat tuaja në adresën e shtëpisë botuese “Gelenek”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35