Kur të fillojmë ta mendojmë vdekjen, hapin e parë të këtillë do ta hedhim: Unë me dehjen e vdekjes kam rënë në shtrat. Rreth meje janë mbledhur të afërmit që i kam dashur më tepër: nëna, babai, fëmija dhe gruaja ime. Dhe jam në një gjendje të tillë që askush nuk mund të bëjë diçka që të më ndihmojë. Unë në këtë rast po përpiqem që t’ia jap amanetin - shpirtin Atij që ma ka dhënë atë, Allahut xh.sh.. Fytyra dhe i gjithë trupi im është mbuluar me djersë. Unë që nga dita e sotme besoj plotësisht se, në atë çast të afërmit e mi “do të bien shehadet”, dëshmojnë për Allahun xh.sh dhe Profetin Muhammed a.s.m që të m’i sjellin ndërmend.

Por në atë moment do të dalë në shesh kuptimi i Hadithit të Pejgamberit a.s.m. që thotë “Në çfarë formë ka qenë jeta e juaj, edhe vdekja në atë formë do të bëhet; si do të jepni shpirtin, në atë mënyrë do të ringjalleni” Domethënë ai që ka rënë në shtrat që ta japë shpirtin në qoftë se më para nuk është bërë gati për atë ditë, vërejtjet e tyre atë nuk e ndihmojnë. Pra me çfarë është marrë më parë imagjinata e tij, edhe në çastin e vdekjes me të merret. Kur je duke llogaritur fitimin që ke bërë ditën, a vazhdon të punosh me vëmendje, apo i tregon çmimin e mallrave klientit –blerësit? Pra, ti në qoftë se nuk je përgatitur për vdekjen, edhe në çastin e vdekjes do të jesh duke menduar punët e ditës që ke pasur në dynja. Jo dëshmim, përshëndetje dhe pendim për gjynahe, por merresh me punët që ke pasur në treg.

Ndërsa njëri që kishte rë në shtratin e vdekjes të afërmit i thonin: “Bjer shahadet- dëshmo për Allahun e Pejgamberin a.s.m!”

Ai i përgjigjet kështu: “A janë në rregull këta apo jo?! Unë jam duke dhënë shpirt e ata më thonë jo bjer shehadet e jo këndo salavate për Pejgamberin!”

Tani e kuptuat se në qoftë se nuk bëhemi gati më përpara për vdekjen çfarë kuptimi do të ketë dëshmimi për Allahun xh.sh. e Pejgamberin a.s.m.në çastin e fundit?!

Më pas do të supozoni se ju doli shpirti. Dikujt i dhimbseni sinqerisht, dikush mendon trashëgiminë që u keni lënë. Fatkeqësisht kemi parë apo dëgjuar edhe për rastet që pa dalë akoma kufoma nga shtëpia fillojnë debatet për trashëgimin. Disa presin te koka e kufomës, disa shkojnë të përgatitin varrin e disa merren me larjen e kufomës. Pasi kryhen këto punë të zakonshme, trupin që ka mbetur pa shpirt dhe përpiqen ta varrosin një orë e më parë.
    
Po qe se u plotësuan kushtet për ta varrosur të fusin në një gropë 180cm të gjatë, 70 cm të gjerë, 150 cm të lartë dhe shpejt e shpejt të mbulojnë me një ton dhé. Duke larguar nga varri të afërmit e tu do të thonë me vehte për ty:” Çfarë ke mbjellë do të korrësh! Provoje, lëviz, luaj në qoftë se mundesh!”

Në këtë rast të vijnë dy melekë, të detyruar nga ana e Allahut dhe fillojnë të pyesin: “Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush ka qenë Profeti yt? Si quhej libri yt?”

Tani po ju pyes: njeriu i mençur a nuk duhet t’i mësojë dhe t’i dijë këto që radhitëm më parë para se të vdesë?!

Së pari Kur’ani famëlartë dhe Hadithet e Profetit Muhammed a.s.m. ne a nuk na e tregojnë gjendjen e varrit? Që të mos vuajmë atë dëshkim të ashpër a s’është më mirë tani që jemi të lirë dhe në kohën e duhur të përgatitemi dhe t’i kryejmë ato ibadete të pakta që janë urdhëruar nga Allahu xh.sh.?! Si thoni, këtu nxjerrim justifikime atje a do të pranohen si ndjesë? Pa menduar ditën e gjykimit po themi se e kam lënë namazin se po të falem më qeshin shokët. A nuk do të pendohen atje djemtë e vajzat për këto fjalë që flasin, për këto mendime të gabuara?

Apo edhe ne do të bëhemi nga ato që kanë devijuar e thonë: “Pse më përmend në këto ditë të lumtura gjëra të tilla? Këto ditë të ëmbla po m’i bën helm duke përmendur vdekjen e varrin.”

Çfarë thoni, a s’duhet të flasim për përgatitjen e një rruge që patjetër në të do të udhëtojmë. Kush e kujton varrin para se të hyjë në të, ai varr i bëhet atij një kopsht i xhennetit. Për besimdrejtin varri është një sallon pritjeje për të çuar njeriun në xhennet.

Ah, ky njeri i pakujdesshëm! Siç thashë edhe më parë qoftë edhe për një rrugë të thjeshtë nuk mund të dalim pa bërë ndonjë përgatitje. Si mund mendojnë të dalim në rrugën e përjetshme pa bërë përgatitje fare. Allahu të na ruajë që të mos ndodhemi brenda lëkurës së atyre që nuk kujdesen për atë të përjetshmen dhe kalojnë jetën duke pëlqyer copat e qelqit të kësaj jete të përkohshme ndaj diamanteve të jetës që vlera e tyre nuk soset kurrë. Të mendosh si do ta jap shpirtin dhe si do t’i hyj atij varri të ngushtë është një mençuri që të shtyn të përgatitesh!

Pra për njeriun frika nga vdekja është një shkak fortë për të braktisur punët e këqija dhe të shtyn të vazhdosh në bulevardin e gjerë të fesë islame si një mysliman idealist. Këtë besim të fortë që mund t’ia garantojë frika nga vdekja që për të dy palët është një energji. Kjo energji i jep vendosmëri meshkujve dhe femrave për të ecur në rrugë të drejtë pasi mbrojtja nga imoraliteti është një cilësi e bukur për të dy palët, por për femrat është akoma më e bukur. Në qoftë se është mashkull largohet nga bixhozi, alkooli, imoraliteti dhe i respekton pleqtë. Në qoftë se është femër përpiqet që ta përjetojë fenë, nuk zbulohet që trupin e saj lakuriq ta bëjë thikë dhe me të të sulmojë meshkujt. Unë qaj me lot kur i shoh nëpër rrugë femrat e serbëve dhe të makedonëve më mbulumë se të tanët, që deri dje shqiptarët kan qenë me fam për cilësin e mbrojtjes së nderit e namuzit.

Në këtë jetë të përkohshme është shumë fatbardh ai që e di se këtu ka ardhur si në shërbimin ushtarak që të ushtrojë dhe të provohet me lloj- lloj provash dhe sprovash. I mençuri sipas këtij mendimi vepron dhe me këtë rrugë të shkurtër shumë shpejt mund të fitojë hirin e Allahut të Madhërueshëm.

Sepse për besimdrejtin vdekja është një çlirim nga burgu dhe një shkak për t’u takuar me dashamirët, së pari me Profetin Muhammed a.s.m. dhe me të gjithë dashamirët besimtarë që kanë ikur më parë dhe është një sallon pritjeje për të marrë shpërblimin e punëve të mira që kemi bërë këtu. Sepse lumturia e njëmijë vjetëve të këtushme nuk mund të arrijë kënaqësinë dhe lumturinë e një ore të xhennetit. Përsëri, edhe lumturia e njëmijë vjetëve të xhennetit nuk arrinë lumturinë e një orës kur të takohemi me Allahun xh.sh.. Për meshkujt që janë mbrojtur nga harami në këtë jetë ku i sulmojnë lakuriqet nga çdo anë, vdekja është një shkak që të martohen në xhennet me vajza - hyritë e xhennetit dhe për ato femra që kanë mundur ta mbrojnë nderin e femrës, vdekja është një shkak që të zbukurohen më tepër se hyritë e xhennetit dhe atje atyre i shërbejnë shumë shërbëtorë të xhennetit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>