35- Syri i dashamirësisë bëhet i verbër ndaj të gjitha gabimeve... Njësoj, edhe hidhërimi i gjen dhe i nxjerr në shesh të gjithë gabimet.

36- Nëna edhe babai mund t’ia ndërtojnë vilën djalit, por nuk e kanë në dorë t’ia garantojnë lumturinë.

37- Njeriu jeton aq sa i punon ndjeshmëria e tij.

38- Devotshmëria nuk bëhet rastësisht. Ajo arrihet sipas gajretit të njeriut.

39- Është një kohë e gjatë që nëpër gojë po sillet fjala “karakter.” Që është fjala e avropalife. Kuptimi i kësaj fjale shpjegohet me përpjekje, qëndrim, moral dhe forcë. Kuptimi i saktë i kësaj fjale është durim.

Meqë është ashtu, popullin nuk duhet ta edukojmë me moralin e gjermanëve, të anglezëve e të francezëve, por atyre duhet të mundohemi t’ua mësojmë kuptimet e gjuhës sonë të fesë islame.

40- Fenë islame nuk duhet ta përjetojmë pjesërisht, vetëm një pjesë apo një anë të saj, por atë duhet ta përjetojmë tërësisht. Mehmet Akifi, me jetën e tij, me shkrimet e tij dhe me veprat e tij na tregon se rruga e shpëtimit është kur i praktikojmë komplet urdhrat e All-llahut xh.sh. Ato urdhra nuk zbatohen pa dije. Më parë duhet t’i mësojmë dhe duhet të dimë ato. Me këtë ndodhi që do t’iu tregoj do ta mësoni se si duhet të paraqitemi:

“Një ditë isha duke kaluar nga tregu i dhenve. Pashë se aty ishte një hoxhë plak, që mbante bakallnicën. Thashë me vete, ta përshëndes. I thashë “Esselamu alejkum”. Përballë selamit tim, ai e luajti kokën dhe ma ktheu shpinën.

Gjendja e tij më shqetësoi. E kapa për krahu, e tërhoqa në një skaj dhe i thashë:

Ti je hafëz. Kur’anin e di përmendsh. Shih si thotë Allahu në Kur’an: “Ve idha hujjitum bi tehijjetin fe hajju bi ahsene minha ev rudduha. İnnall-llahe qane ala qulli shej’in hasiba.” (Nisa-86) Dhe ia shpjegova kuptimin: “Kush përshëndet me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe me më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.”

Dhe i thashë atij se kjo është feja jonë islame, kurse kjo përshëndetja që me dhe duke luajtur kokën është kulturë tjetër, kulturë perëndimore.

Këtu duket shumë qartë se si duhet ta presë besimtari vëllanë besimtar, e jo duke hipur e zbritur nëpër shkallët e apartamenteve të mos përshëndetesh me vëllanë, dhe ta shohësh atë me fytyrë të mrroltë.

ÇKA THONË PËR MEHMET AKIFIN DIJETARËT QË KANË QENË BASHKËKOHËS SË TIJ

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>