Komentet e Kur’anit janë si një kopsht që secili mund ta zgjasë dorën dhe të mbledhë fruta. Asnjëri nuk kthehet me duart  bosh.

Në historinë e njerëzimit, Kur’ani është i vetmi libër të cilin njerëzit e mësojnë përmendsh.

Meqë sipërfaqja e tokës është një shkollë, atëherë muslimanët nuk duhet që njëri prej tyre të bëhet i dijshëm e tjetri të mbetet injorant. Muslimanët, së pari, duhet të forcoje besimin duke kuptuar fonkcionet e All-llahut athere që të mos gaboje duke bërë adhurimin duhet ti mësojnë çështjet e fikut. Për besimtarin, të gjithë dituritë fetare  janë “farz” (detyrim fetar.)

        All-llahu, që e ka krijuar universin, na e ka dhënë edhe recetën e shërimit. Megjithatë, besimtarët akoma e shikojnë fenë islame si prej xhami të akullt. Në qoftë se jeta e njerëzve do të vazhdojë në këtë mënyrë, e vërteta nuk do të mund ta marrë hakun e saj.

Shpikja e idhullit është vepër e mohuesve. Ata e bëjnë këtë për të shpëtuar nga ndikimi i pejgamberëve a.s. Ngaqë njerëzit janë krijuar në mënyrë të tillë që të ndiejnë nevojë që të adhurojnë ndonjë send, mohuesit, me qëllim që ta shmangin gjykimin e fesë së vërtetë, shpikin idhuj, pra shpikin fetë false.

Shtytjet e brendshme dhe tërheqjet e jashtme të njeriut vetëm feja i rregullon.

Mohuesit thonë:

Feja është shkak i prapambetjes dhe ajo po na pengon të përparojmë.

Cili ajet Kur’anor, apo cili hadith është shkak për pengesë?

Më tregoni, a ka ndonjë ajet në Kur’an që e pengon industrinë?!

Meqë nuk ka, atëherë: Mjaft më! Këto janë përrallat dhe shpifjet tuaja!

Kjo vërteton se hajdutët e duan natën. Ata armiqësohen edhe me hënën që ndriçon dhe i zbulon mbrapshtitë e tyre. Kur i zoti i shtëpisë është në gjumë, ata ndihen më të qetë.

Ta përjetosh dhe ta praktikosh fenë islame është shumë më mirë se të llomotitësh fjalë boshe e të bësh ngatërresa.

 Kush i ndihmon fesë islame me mallra dhe me pozitë të lartë, kjo është shenjë se ai po i del zot fesë islame.

Në qoftë se do ta kuptosh se për çfarë arsye feja e ka ndaluar alkoolin atëherë dil dhe shikoje gjendjen e pijanecëve.

Sa më tepër që njeriu i shërben fesë, aq më tepër shejtani mundohet ta pengoje atë. Që të shpëtojmë duhet t’i mbështetemi All-llahut me sinqeritet.

Njeriu nuk punon pa shpërblim. Ai do të marrë shpërblimin e tij në këtë jetë, apo në jetën tjetër. Meqë ateisti nuk beson se ka jetë tjetër, atëherë ai mundohet t’i plotësojë dëshirat e tij në këtë jetë. Ai mund të vjedhë dhe të bëjë gjithçka tjetër me qëllim që t’i plotësoje dëshirat dhe veset e tij epshore. Prandaj është çmenduri të presësh ndonjë të mirë nga mosbesimtari. Sepse njeriu pa shpërblim nuk punon, shpërblimin këtu apo në jetën tjetër dota marre.

Duhet ta dimë edhe këtë: kur besimtari prishet, tek ai nuk mbetet më ndonjë cilësi e mirë, më ai bëhet një anarqist. Ai  nuk në nivelën e një katoliku apo e një të krishteri. Sepse ata nuk janë të lidhur me fenë e  botëkuptimit të drejtë, pra nuk kanë braktisur fenë e vërtetë. Në realitet, feja e tyre nuk është një fe e pranuar tek All-llahu.

         Fatkeqësisht, meqë muslimanët tanë nuk kanë mundur të marrin nga feja aq sa duhet, atëherë që të mos dëmtohen më shumë, ne qoftë se mund të gjejnë besimtarin pët drejtues mirë, po që nuk e gjetën atëhere të paktën të zgjedhin ata që kanë devijuar sa më pak.       

Allahu ne ka dërguar Pejgamberin Muhammed a.s.m., ashtu që të gjithë njerëzit, përgjatë gjithë shekujve të historisë, mund të shpëtojnë nëse iu përmbahen mësimeve të Tij. Që të shpëtojnë, njerëzve iu mjafton vetëm që të dëshirojnë që të shpëtojnë.

Përveç fesë islame, cilën gjë tjetër mund ta vlerësojmë ne më tepër?!. Duhet ta dimë se nëse vlerësojmë diçka tjetër, ajo do të na e shkatërrojë neve lumturinë e jetës së përjetshme.

është e nevojshme që ne ta mësojmë shumë mirë fenë tonë. Për këtë  nuk mundemi të paraqesim asnjë ndjesë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>