Droga dhe Gates
Në qytetin Florida të Amerikës është një insititut riedukimi, ku ndodhen përdoruesit dhe shitësit e drogës. Në këtë vend praktikohen programe të ndryshme rehabilitimi. Për të shmangur këto sëmundje vdekjeprurëse që zhdukin të gjitha vlerat, ndiqen tre rrugë:
1. I gjendet punë të rinjve dhe bëhet përpjekje që t’i përmisohet gjendja e tyre ekonomike. Por kur përmisohet gjendja ekonomike vihet re edhe një shtytje më e madhe për të blerë drogë.
2. Punësohen psikologë për t’i ndihmuar këto të rinj të dalin nga kjo grackë. Megjithatë në disa të rinj vihet re që megjithë ndihmën e psikologut kanë nevojë për drogë.
3. Të hyjnë në temë autoritetet fetare, por shihet se edhe këto nuk kanë ndonjë ndikim të madh.
Drejtori i burgut Gary Nichalls dhe psikologu Mary Burh kanë bërë kërkime të ndryshme për gjetjen e rrugëve zgjidhëse. Në një raport të ardhur në drejtori vihet re një fakt interesant. Të rinjtë e droguar që flenë këtu qetësohen, nuk grinden dhe heqin dorë nga sjelljet agresive. Drejtori thërret psikologun që kishte përgatitur këtë raport dhe kërkon informacion më të thellë. Ai që kishte praktikuar qelinë “A” tek i droguari, ishte i habitur nga efektet që dha. Kjo qeli ishte shkak i shumë grindjeve dhe i derdhjeve të gjakut. Por këto ditët e fundit që prej një muaji asaj qelie i ndodhi diçka.
“Çfarë ndryshimesh ndodhen?”- e pyeti drejtori psikologun.
“Siç e kam përshkruar në raport, të droguarit kanë filluar të qetësohen. Tashmë nuk grinden me njëri-tjetrin. Bisedojnë deri natën vonë.”
“Çfarë lloj libri lexojnë dhe cila është tema e bisedës së tyre?”
“Për këtë nuk kam dijeni po di një person që mund të na thotë më tepër rreth kësaj çështjeje.”
“Kush është ky njeri?”
“Para dy muajve këtu erdhi një person që quhet Daryl Gates. Në makinën e tij kishin gjetur heroinë, por dukej që ai nuk kishte lidhje me të. Dikush ia kishte futur fshehtas në makinë. Në të njëjtën kohë ishte dhe musliman.”
Drejtori bashkë me psikologun shkuan tek të droguarit dhe pamja që panë ishte me të vërtetë habitëse. Të gjithë të burgosurit të vendosur në radhë uleshin e çoheshin pas një prijësi.
Drejtori me një ton habitës pyet përgjegjësin e tyre:
“Çfarë bëjnë? Më duket se nga marrja e tepërt e qetësuesve i ka ikur mendja.”
Përgjegjësi i qetë:
“Personi për të cilin ju kam folur më parë është prijësi i tyre. Le të presim që të mbarojnë punë. Le ta presim atë.”
Ata panë me habi të madhe faljen e të gjithë të burgosurve. Ata faleshin brenda një qetësie të brendshme. Mbasi grupi përfundoi faljen, drejtori thirri Daryl Gatesin pranë vetes.
“Çfarë po bëni?”
Gatesi me një gjakftohtësi të habitshme i tha:
“Ne falëm namazin.”
“Çfarë do të thotë kjo?”
“Namazi është forma e lutjes së muslimanëve. Ne dalim para Zotit, i lutemi, i përulemi dhe i dorëzohemi Atij pesë herë në ditë.”
“Pra ju jeni musliman?”
“Po.”
“Po të burgosurit edhe ato janë muslimanë?”
“Po.”
“Çfarë të mirash dhe dobish i sjell islami shoqërisë?”
“Muslimanët besojnë se kanë ardhur për t’u provuar në këtë botë dhe se pas kësaj bote ekziston bota e përjetshme ku do të japim llogari për ato që kemi bërë. Ata pranojnë dhe praktikojnë çdo urdhër të Krijuesit, Allahut, pranojnë Muhamedin si të dërguar, por gjithashtu pranojnë edhe librat e tjerë hyjnorë. Jetën e tyre e organizojnë sipas rregullave të Kur’anit dhe Sunnetit (veprave dhe fjalëve të Profetit).
“Muslimanët çfarë ndjekin dhe çfarë nuk ndjekin?”
“Ato çojnë në vend fjalën e Allahut dhe adhurimin (ibadetin) e kryejnë sipas mënyrës që do Allahu, respektojnë të drejtat e njerëzve përreth tyre, nuk prekin kurrë pa leje një gjë që i përket dikujt tjetër dhe shmangin të gjitha sjelljet që mund t’i bëjnë dëm vetes dhe shoqërisë. Ata qëndrojnë larg gënjeshtrës, shpifjes, vjedhjes, vrasjes, gjëra të cilat humbin sigurinë e shoqërisë dhe prishin vlerat njerëzore. Sjellja e tyre konsiston në fitimin e parave me djersën e ballit, në dhënien e zekatit për të varfërit dhe në adhurimin e Allahut.”
Psikologu Burh nuk mundi të duronte më dhe pyeti:
“Në qoftë se këto që the janë të vërteta atëherë në shoqëri nuk do të mbesë asnjë problem dhe rrjedhimisht ne do të mbeteshim pa punë.”
Gates:
“Pse nuk mund të bëhet?”
“Mjafton që të realizohet, unë nuk kam ndonjë kundërshtim.”
Drejtori vazhdoi me pyetjet:
“Ti si ke ardhur këtu?”
“Më kanë vendosur drogë në makinë dhe më vonë kanë spiunuar.”
“Përse? Ti je një njeri i ndershëm, përse ta kanë bërë këtë gjë?”
“Ndonjëherë ndershmëria jonë prek ndershmërinë e atyre që nuk njohin ndershmërinë.”
Psikologu:
“Ju si jeni bërë musliman?”
“Unë jam mësues. Në shkollën ku kam punuar kishte një mësues egjiptian. Sjelljet e tij ndikuan shumë tek unë dhe kështu u bëmë miq. Verën e kaluar kemi qenë në Egjipt, Arabi Saudite, Pakistan dhe Turqi. Njerëzit që njoha në Turqi më pëlqyen shumë. Analizova fenë islame, më pëlqeu dhe u bëra musliman.”
Drejtori pa një libër mbi tryezë.
“Pse i lexoni këto libra?”
“Këto libra i kam marrë në Turqi, janë komente të Kur’anit. Kam marrë tefsirin (komentin) e Said Nursiut në anglisht dhe më ka ndihmuar shumë. Tani i lexojmë së bashku.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>