Meqë kemi si temë udhëtimin të marrim edhe një shembull. Njëri patjetër duhet të niset nga Tirana në Stamboll. Dikush e pyet atë nëse po bëhet gati për udhëtim. A ka mundësi që ai të thotë se kjo çështje nuk më intereson?!

 Le të jetë njeriu: fshatar, qytetar, profesor, i pa shkollë, i sëmurë, shëndoshë e mirë, e keq, por medoemos duhet të interesohet për ditën që do të internohet nga kjo botë. Kur nuk interesohet për atë, ai është ose ndonjë ateist ose ndonjë i pakujdesshëm që ka devijuar dhe është zhytur në mëkate deri në fyt dhe kur e mendon ditën e fundit, atij i prishen kënaqësitë e jetës, prandaj nuk don ta mendoje fare atë. Përndryshe, çdo njeri që është i mençur nuk e heq nga mendja ditën e internimit dhe mendon se si duhet të përgatitet.

Duhet të tërheqim vëmendjen për atë që njeriu këtu mund të jetojë edhe njëqind vjet, prap ai ka mundësi të vdesë në çdo çast. Në qoftë se është i mençur duhet ta mendojë seriozisht dhe të përgatitet për atë ditë. Meqë çdo njeri ka lindur, patjetër një ditë do të vdesë. Për një fëmijë që është dhjetë vjeç, është më afër dita e fundit, ajo ditë edhe në qoftë se është njëqind vjetë se sa dita e lindjes sepse ai nuk ka mundësi të kthehet më pas.

Duke filluar nga ditëlindja e njeriut, çdo çast duhet të pritemi vdekjen. Sepse njeriu ka mundësi të jetojë çastin e fundit të jetës së vet. Por është një gjë shumë e mirë që njeriu nuk e di çastin e fundit të jetës. Po ta kishte ditur do të përbënte një katastrofë për të. është një pikëllim për të, sikur t’i thuash njeriut se pas 20 vjetësh, në filan ditë e në filan minutë ke për të vdekur.

Pra në këtë dynja, ngjarjet që ka përpara ngadalë- ngadalë e çojnë njeriun tek krijuesi i tij që të japë llogari për jetën e vet. Flokët e mjekra që i janë zbardhur, lajmet e vdekurve që vijnë andej e këndej, zërat e rënkimet e të afërmve të sëmurëve apo vdekjet që sheh me sytë e tij, janë nga një lajm që patjetër në të do të shkohet. I lumtë atyre që para se të vijë koha e fundit janë përgatitur! Janë fatzinj shumë ata që shkojnë në varr pa u përgatitur fare. Sepse deri tani i patë shumë qartë në librin që jeni duke lexuar argumentet e pamohueshme për ekzistencën e Allahut të patëmetë dhe vdekja për besimtarin jo vetëm që nuk është zhdukje, por është një çlirim, një transportim nga jeta e vështirë në një jetë të lumtur.

Halifi Omerul Faruku r.a në kohën e halifetit të tij, nga rroga e Tij e ndante një pjesë dhe e paguante një njeri që gjithë ditën vetëm t’ia përmendë vdekjen atij. Atë e uli në një qoshe të zyrës gjithë ditën me urdhërin Halifit, ia përmendte vdekjen duke thënë vazhdimisht “O Omer, ke për të vdekur!” Një ditë Halifi ia pagoi boxhin e punëtorit dhe i tha: “Në qoftë se të kam hyrë në hak pa e ditur, ma bëj hallall.” Punëtori i tha: “O halif, më fal, a bëra ndonjë gabim apo për çfarë po më përzë.” Hazreti Omeri i tha atij: “Jo, s’ke gabuar, por ti deri më sot ma përmendje vdekjen ditën, por tani është njëri që mua edhe natën po ma përmend, bile ndonjëherë edhe gjumin ma nxjerr.”- “Po kush është ai?” Halifi, duke zgjatur gishtin, ia tregon qimen e bardhë përmbi vesh dhe i thëtë: “Ja kjo që më është zbardhur, ma nxjerr gjumin duke më thënë: “Mos harro se ke për të vdekur!”

Po vëllezër e motra! Gjithë këtyre shkaqeve që ne na lajmërojnë për vdekjen, po t’u shtojmë edhe qimet e flokëve që janë zbardhur e kuptojmë më mirë se do të vije ajo dita që do të japim shpirtin që na dhimbset shumë.

Tani do të përpiqem që t’u tregoj në çfarë mënyrë mund të marrim mësimin e duhur nga vdekja, për të cilën kemi temën. Profeti Muhammed në një Hadith thotë kështu: “Udhquru dhiqre hadimil-lezzat” (vdekjen përmendeni shumë se ajo i bën të hidhura shijet e dynjasë)

Kur Pejgamberi a.s.m u bë gati të ikë nga bota e përkohshme u mblodhën shokët e Tij dhe filluan të qajnë duke thënë: “A edhe kjo do të na gjejë? Tani e mbrapa kush do të na tregojë rrugën tonë?”

I Bekuari u drejtua pak dhe ngadalë- ngadalë rradhiti këto fjalë: “ Unë po iki! Mbrapa po ju lë dy këshilltarë, njëri që duke folur jep këshilla, tjetri që nuk flet, por për të mençmin jep këshilla shumë të vlefshme. Pra ata pa mangësi bëjnë detyrën e këshillës.”

-“Kush janë ata, Ja Resulallah?”

-“Njëri që flet është Kur’ani famëlartë, tjetri është Kufoma që e çojnë katër vetë në krah.” Pra vdekja për të mençurin është një këshilltar shumë i mirë.

Për Atë që flet, është Kur’ani Famlartë, Mehmet Akif Ersoj me origjinë shqiptare thotë kështu: “ Ai nuk ka zbritur as për të shtënë fall, as të lexohet në varreza. Por Ai është katalogu dhe fletëpërdorimi i kësaj makine, pra Ai ka zbritur për të treguar rrugën e njeriut që është një mrekulli e pashoqe.” Ai njeri që merr mësim nga këto dy drita ai shpëton. Kush nuk ia kupton gjuhën e Kur’anit famëlartë që para tij qëndron edhe vdekja që jep këshillë ndikuese me gjendjen e saj edhe ky është një shkak i fortë për t’i shpëtuar njerëzit nga zjarri i xhehennemit. Domethënë në qoftë se njeriu merr mësimin e duhur nga këta dy këshilltarë apo nga njëri prej tyre, ai shpëton nga kjo botë me më pak gjynahe dhe patjetër do të vrapojë pas sevapeve.

Tani do të flasim pak për ata që nuk kanë mundur të marrin mësimin e duhur nga Kur’ani famlartë që Allahu xh.sh. e ka zbritur për dobinë tonë. Një njeri që nuk përgatitet qysh sot për këto ngjarje me të cilat do të përballet patjetër në ardhmen, pa dyshim kur të vijë dita do të thojë: “Ah çfarë bëra!” Nga këto ngjarja më e keqe dhe më e vështirë është vdekja që çdo njëri e tremb dhe e bën të dridhet.

Sikur prej ditës së sotme ta mendojmë vdekjen dhe melekun Azrail që merr shpirtat patjeter bëhemi gati për të seriozisht, nesër kur të vijë koha për të dhënë atë shpirtin e ëmbël edhe për t’u penduar sigurisht më pak do të pendohemi. Për këtë arsye po jua tërheq vëmendjen nga ajo kushedra e vdekjes. Njeriu që të marrë këshillën e duhur nga vdekja, duhet të mendoje çastin e hidhur të asaj ditës së fundit të jetës. Ne nuk jemi si disa misticistë që imagjinojnë që sot atë ditë, mbulohen me qefin dhe i thonë vehtes që kanë vdekur e nuk lëvizin. Por ne, do të mendojmë me logjikë e do të shkojmë në ditën e saktë që qëndron para nesh.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>