Njeriu, që t’i realizojë kërkesat ligjore, duhet të bëjë ç’ka t’i vijë për dore. Por në qoftë se përfundimi nuk është i suksesshëm, ai nuk duhet të bërtasë.

29- Prapë, një mik i afërt i Mehmet Akifit, Ahmet Naim Beu, meqë Akifi e kishte kaluar një shok në mësimet e letërsisë arabe, i thotë:

-Çka u bë? A e patë Hëzrin, që nuk po dini me u ndalë?

Përgjigje: Më ndihmuan kushtet dhe arrita sukses, - tha Akifi.

Çka do të bëhet? Natën e bashkova me ditë dhe po vazhdoj mësimet.

30- Prej principeve themelore të Mehmet Akifit ishin fjalët e Hz. Alisë. Hz. Alija ka thënë kështu:

Të vërtetat nuk qëndrojnë në këmbë me disa njerëz! Së pari, duhet të mësosh se çka është e vërteta, e atëherë mund ta mësosh se kush ka zotësi për atë.

31- Të durosh do të thotë dhimbjen me gjoks ta përballosh. Më pas, që të mos kesh nevojë që t’i durosh dhimbjet, duhet që në kohën e duhur çdo forcë e vështirësi si trim ta përballosh. Pastaj do të rehatohesh.

32- Le të shpjegojmë ajetin që thotë: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.” (Nexhm -39) Ajeti do të thotë: Për njeriun, si në këtë botë, edhe në botën tjetër, nuk ka asnjë send përveç punëve dhe përveç fitimet që ka fituar në këtë jetë. Kjo do të thotë se kështu është ligji i krijimit të njeriut. All-llahu po na sqaron Ligjin i Tij në librin e Tij Kur’anin. Pra, që t’ia arrijmë qëllimit që të bëhemi idealistë, nuk duhet ta shpenzojmë kohën në vende boshe.

... Krijuesi i universit e rregullon çdo send në një formë që mendja jonë nuk e koncepton dot. Duke qenë puna kështu, atëherë ti si mund të qëndrosh pa punë dhe pasandaj të ankohesh?!

33- All-llahu më së shumti e do atë burrëri kur njeriu ia përplas të vërtetat mizorit në fytyrë.

34- Edhe që të frikësohesh prej All-llahut ka nevojë të dish se cilat janë kushtet e kësaj. Pra, edhe ajo bëhet me dije, jo me injorancë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>