Akifi ma këndoi këtë lutje:

-I mbështetem All-llahut nga politika, për çdo germe që flitet dhe del nga goja për politikë. I mbështetem All-llahut prej çdo njeriu që e mëson politikën dhe e prish mendjen me politikë. I mbështetem All-llahut të më mbrojë nga çdo njeri që çmohet nga rrënja e fjalës së politikës. Dhe i mbështetem All-llahut nga çdo fjalë, prej të cilave buron politika.

Bediuzzamani kështu thotë:
Ashtu siç politikani që nuk mund të bëhet fetar i mirë, njësoj, edhe fetari i mirë nuk mund të bëhet politikan. Dhe vazdon njëherë epashë se: Ngaqë njërit, një njeri i devotshem nuk e prëkrah partinë, duke shpifur atij i thotë shejtan. Një tretri që është si shejtan, nga arsye se e përkrah partinë e tij, për ta thotë është melaqe. Pastaj thashë: I mbështetem All-llahut nga dëmi i shejtanit dhe të politikës.

23- Mehmet Akifin e pat gëzuar shumë fjala e Ferit Beut kur tha: “Ne themi: ta këqyrim, çka do të na tregojë All-llahu. Edhe Allahu thotë: Robi im çka do të bëjë.”

24- Mehmet Akifi e përsëriste këtë fjalë: “Kush është i fisëm, ai nuk e rrit veten.”

25- Jeta nuk bën gjë tjetër veçse të detyron ta përmendësh me mall kaluarën.

26- Dhëndri i Akifit, Z. Omer Rizau, pati përkthyer nga arabishtja 9 vëllime librash që quheshin “Historia islame” dhe ia pati dërguar një komplet Akifit. Ai u gëzua shumë dhe që ta uronte dhëndrin, i shkroi një letër, në të cilën e përshkruante kështu sekretin e suksesit: një punë e jashtëzakonshme, një qëndrueshmëri e jashtëzakonshme, një sakrificë e jashtëzakonshme. Po të mos ishin këto, All-llahu nuk do ta kishte dhënë ty këtë sukses.

27- Më ka habit kjo rrëfenjë për buburrecin:

E pyesin buburrecin: Ku po shkon kështu? Në haxhillëk i thotë.

O, i pafat! A me këto këmbë do të shkosh në Mekë, a? Buburreci u përgjigj: Edhe po të mos shkoj, vdekja në atë rrugë më gëzon shumë.

Mundimet që bëjmë për idetë e larta, edhe sikur të përballemi me vështirësi, vetëm fitojmë e nuk humbasim asgjë. Detyra jonë është të punojmë e jo të bëjmë sukses.

28- Zotëri Ahmet Naimi më pati treguar një ndodhi dhe më pati thënë: Në gjimnazin e Gallata Sarajit pata dhënë lutjen të bëhem mësues. Në atë kohë isha ngushtë për të ardhura. Megjithatë nuk më pranuan në atë vend që ishte bosh. Në vendin tim e morën tjetërkënd. Më erdhi shumë keq. Pastaj i dola para shefit të ankohem. Duke qëndruar para tij, ai më tha: O djali im, në qoftë se nuk ka dallim kërkesa jote dhe moskërkesa, atëherë dije se je njeri i mangët dhe mundohu të përsosesh. Deshi të thoshte fol, përse po hesht?

Ajo fjala e shefit më turpëroi shumë.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>