Kur’ani është përmbi të gjitha librat.
Dijetari i famshëm orientalist Jochahim Durulph, duke treguar rëndësinë që i ka dhënë Kur’ani shëndetit, thotë:
“Do t’iu tregoj një nga virtytet e fesë Islame, që deri tani nuk ka tërhequr pikësynimin e asnjë autori europian. Në këtë fazë të fesë Islame, do ta kuptoni se si i urdhëron njerëzit të ruajnë shëndetin. Së pari duhet të pranojmë se urdhërat e Kur’anit, në këtë mënyrë janë përmbi të gjithë librat e tjerë. Po qe se marrim parasysh principet që ka parashtruar Kur’ani, megjithëse do të vëmë re se në dukje janë principe të thjeshta, në realitet ato janë të përsosura. Kështu që kur ta marrim ta hulumtojmë, do të shohim se në hije të këtij libri të amshueshëm, së bashku me disa pjesë të botës, vendet e Azisë janë një grumbullim insektesh dhe kandrrash. Por feja Islame muslimanëve duke ua bërë farz pastërtinë, i ka shkatërruar mikrobet.
JOCHAHIM

Ajetet e Kur’anit janë si një kordon artesh në trupin e fesë Islame.
Libri në gjuhën angleze i titulluar “Sembires Encyclopedia”, në pjesën e diturisë së gjerë, jep lajme për Islamin:
Ajetet e Kur’anit që kanë shndritur cilësitë e Muhammedit, mbanin përsosmërinë dhe ndikimin e pafundëm. Këto ajete njoftojnë principet e moralit të fesë Islame. Gjithashtu këto principe nuk përbëhen vetëm në një apo dy sure të Kur’anit. Ndoshta ajetet e Kur’anit janë si një kordon artesh në trupin e fesë Islame. Pasjellshmëria, gënjeshtra, ambicja, shpenzimet e kota, prostitucioni, tradhëtia dhe gijbeti (përgojimi), nga ana e Kur’anit, të gjitha këto kritikohen tmerrshëm dhe konsiderohen si skandal poshtërsirash. Nga ana tjetër këshillon çdo njeri të ketë qëllime të mira, të bëhet bamirës, nderimbërës, i turpshëm (nga veprat e pamoralshme), tolerant, durimtar, ekonomist, i drejtë, real, pajtues dhe anues nga e vërteta. Ai kërkon t’i besosh dhe t’i jesh i bindur All-llahut (xh.sh.) më shumë se të tjerëve dhe t’i nënshtrohesh urdhërave të Tija. Këto virtyte në pikëpamjen e besimtarit konsiderohen si themele të besimit të vërtetë dhe janë cilësitë e një besimtari.
I dërguari fisnik ka qenë shembullor i logjikës dhe i vetëdijes.
Profesor Eduard Monte, në faqen 17-18 të librit të tij që titullohet “Përhapja e krishtërimit dhe armiku i tyre muslimanët”, thotë:
Racionalizmi, domethënë po qe se mundemi ta zgjerojmë dobishmërinë dhe rëndësinë e tij historike të fjalës së logjikshmërisë, atëherë do ta shohim se feja Islame nuk është një fe jashtë logjikës. Sepse studentët me peshoren e mendjes dhe të logjikës, kur peshojnë bindjen në fe, pa dyshim do ta pranojnë se fjala “racionalizëm”, pa fare dallim është e përshtatshme me fenë Islame. I dërguari fisnik është shembullor në mendime dhe përsëri do të bindet se atë e kanë shndritur dritat e besimit. I dërguari fisnik me të njëjtin zjarr ata i ka entuziasmuar edhe ata që kanë përjetuar shekullin e tij, i ka pajisur me cilësitë që ka përjetuar. Hazreti Muhammedi (a.s.m.) kur ka dashur të bëjë suksese në thirrjen e tij, Kur’anin e famshëm e ka paraqitur si revelatën e Zotit (xh.sh.), pra një revelatë hyjnore. Në këtë mënyrë feja e Hazreti Muhammedit plotësisht ka qenë e përshtatshme me logjikën e mendjes. Kështu që, sipas besimit të muslimanëve bindshmëria e tyre në këto principe përmblidhet në: Muhammedi (a.s.m.) që është Profeti i All-llahut (xh.sh.). Me të vërtetë me vëmendje kur t’i hulumtojmë themelet e besimit Islam, e tillë na del përpara. T’i besosh njësimit të All-llahut (xh.sh.), dërgueshmërisë së Muhammedit (a.s.m.), ringjalljes pas vdekjes, në këtë mënyrë do të shohim se me këto bindje që rreshtuam, gjen fund besimi i muslimanëve. Pra vetëm këto dy themele në të cilët njihet bindja, të gjitha këto, besimtarët i pranojnë si të logjikshme dhe të gjitha këto janë përmbledhur në Kur’anin e famshëm. Shprehjet e Kur’anit janë të pastërta të qarta dhe ka arsyetuar përhapjen dhe lartësimin e fesë Islame në mënyrë të pandërprerë. Këtu shumë qartë shohim se sa janë të lidhur muslimanët me Kur’anin. Gjithashtu dërgueshmëria e Pejgamberit (a.s.m.) është vërtetuar dhe pranuar nga ana e besimtarëve, si mesazh i amshueshëm. Përsëri Kur’ani është bërë burim i frymëzimit dhe pikëmbështetje e muslimanëve. Gjuha e amshuar që i ka bindur muslimanët është vetëm Kur’ani Famëlartë, gjë që Atë asnjë libër s’mund ta arrijë kurrë. Kur’ani i përsosur zotëron një fuqi të padukshme dhe feja islame për hulumtimin e secilit që është i hapur, me të vërtetë, zotëron një mrekulli të posaçme. Dhe nuk ka dyshim që feja Islame e zotëron këtë fuqi, për të tërhequr njerëzit nga vetja.
 EDWARD MONTE
Kam përkthyer  nga libri “Ishratul-I’xhaz” të Bediuzzaman Said Nursiut

PËR ÇFARE DUKE PËRSËRITUR RILEXOJM VEPREAT E RISALE-I NURIT?
Këtu do t’ua parashtroj disa argumente që ta shihni se për çfarë ju porosis vazhdimisht t’i lexoni edhe ju këto vepra të Risale-I Nurit, se unë, që dyzet e pesë vjetë i rilexoj këto vepra dhe më kanë sjellur shumë dobi. Bile edhe në këtë libër që ekeni parë emrët e dijetarëve gjeni të Mehmet Kërkënxhiut, të M Abdylfettah Shahinit Dhe të Hekimoğlu Ismailit janë nxënësit e Risale-i Nurit. Unë me ndihmën e All-llahut duke hasur në shumë vështirësi,  kam mundur t’i përkthej 15 libërth në gjuhën shqipe 12 janë botuar ku edhe tjerët janë gati për botim, për  këtë ndiej një kënaqësi të madhe. Sepse për leximin e veprave të Risale-i Nurit popullit Shqiptarë si,  Kryetari i shoqatës fetare të shqiprisë I ndjeri Zotri H. Sabri Koçi, njësojë edhe  kryetari i par shoqatës fetare të Kosovës, Zotri Rexhep Boja, duke porositur leximin e tyre edhe kanë nënshkruar këto libra, se këto librat bashkohorë janë përkthyer edhe mbi dyzet gjuhë të tjera nga përkthyes të ndryshëm. Sepse, arsyeja që i vlerësojnë edhe popujt të ndryshme është ngaqë ato vepra mbanin përgjigjen e nevojave të shekujve të fundit. Edhe këtë duhet të dimë se, Risale-i Nuri është një dylbi që nëpërmjet shkencave bashkkohore na tregon të vërtetën. Tani këtu duke rradhitur disa pika do të japim përgjigjen e saj:
1. Ne, veprat e Risale-i Nurit i rilexojmë për arsye se: Sikurse një shtëpi që ka marrë flakë, njerëzit e asaj shtëpie pasi e garantojnë shpëtimin e shpirtit, menjëherë përpiqen që të shpëtojnë paratë, apo xhevahirët që kanë, ndërsa më mbrapa u vjen radha gjërave të tjera. Pra siç preferohet shpëtimi i parave ndaj mallrave të tjerë, ashtu edhe leximi i librave të Risale-i Nurit, për të shpëtuar dhe forcuar besimin, preferohet ndaj leximit të librave të tjerë. Ja, kur ta kuptoni se në shekullin e fundit, filozofia materialiste, shumë njerëz i ka bërë pa besim dhe shumë të tjerë dyshues, veçanërisht intelektualët, atëherë do ta pranoni rëndësinë dhe vlerën e Risale-i Nurit. Ndërsa, me leximin e tyre të bindet mendja, shqisat dhe ndjenjat dhe në këtë mënyrë njeriu e garanton besimin e duhur. Sepse siç thashë edhe pak më parë për njeriun besimi në fenë e vërtetë është në vlerën e gjenit në trupin e njeriut dhe është kushti i parë për të fituar një xhennet dhe një çiflig në madhësinë e rruzullit tokësorë dhe me to mund të fitosh edhe kënaqësinë e All-llahut të Madhëruar dhe të përjetosh lumturinë e te dsy jeteve.
2. Ne, veprat e Risale-i Nurit i rilexojmë sepse: Në kohën tonë që sundon pozitivizmi, imitimi dhe fanatizmi, nuk kanë fare vlerë, sepse secili është duke kërkuar argument, kurse ajetet e All-llahut dhe hadithet e Pejgamberit (a.s.m.) janë argument vetëm për besimtarin, por për njerëzit që janë zhytur në pellgun e materialistëve, i duhen argumente fizike që kanë rrjedhur nga funksionet e fuqisë së All-llahut. Pra materjalistëve dhe natyralistëve duhet t’ia shpjegosh fenomenet e universit që  origjinali i Risale-i Nurit i ka në 12 vëllime që përmbajnë 6000 faqe, ku tërësisht, direkt ose indirekt ato janë argumente të gjashtë kushteve të besimit.
3. Ne, veprat e Risale-i Nurit i rilexojmë për arsye se: Risale-i Nuri tek nxënësit e tij ka përmbledhur tre cilësi, të cilat janë me vlera të rëndësishme. Të Hoxhallëkut-Teologjisë, të Tarikatçinjëve dhe të Shkenctarëve (sepse në realitet tarikatçinjët përpiqen që të zotrojnë cilisinë e dytë pra pratikën sepse sot shume dijetarë të teologjisë duke marur cilisinë e diturisë shkencave fetare, sepse sot nga pratika që janë ligështuar shumë besimtarët bile edhe disa teologët, pra ne tarikatçinjët u thojmë vetëm atyre që me parime të ndryshme përpiqen që t’i nënshtrohen All-llahut xh.sh.mundohen ta edukojnë veset e tyre të liga për të plotsuar ibadetet që të bëhen i devotshëm ndaj Krijuesi i  universit, e jo si donjë që nuk falet e shkon tek tyrbeja e shejhut që ta prese kurban). që prej shumë shekujsh të mëparshëm e këtej, këto tre grupe kanë debatuar. Hoxhallarët u kanë thënë tarikatçinjëve: Ju jeni fetarë pa dije. Tarikatçinjtë u përgjigjen duke u thënë hoxhallarëve se: Ju jeni ata që të tjerëve u jepni këshilla për fe, por vetë nuk veproni sipas atyre këshillave. Kurse dija edhe vepra kanë qenë dy cilësi të Pejgamberit se ato nuk duhet t’i ndash, që të ndikoje fjala përpara duhet të zbatosh vetë. Edhe shkencëtarët i kanë thënë hoxhallarëve dhe tarikatçinjëve se ju mësoni dhe veproni vetëm për një jetë që nuk duket, ndërsa nuk keni fare dijeni nga jeta fizike që jeni duke jetuar. Por dy grupet e mëparshme u përgjigjen shkencëtareve duke thënë: Ju nuk jeni gjë tjetër vetëm dyshuesit dhe mohuesit e Zotit tuaj dhe jetës së përtejme, që medoemos një ditë do të shkoni në të.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>