KUJT DUHET T’I JETË MIRËNJOHËS NJERIU

Që të kuptohet e vërteta e këtij titulli do t’ju tregoj një shembull pak të gjatë.

 Në herë një kohë një mbret në mes të dimrit, kur bora ishte deri në gju, ndyshon metodë pune. Herët në mëngjes merr me vehte e disa xhandarë dhe del nga pallati që të konstatojë nëse një lajm është real. Duke ecur andej - këtej nëpër rrugë, në sokakun e një shtëpie has një njeri gjysëm lakuriq që duke dridhur nga të ftohtët kërkonte lëmoshë. Gjendja e këtij lypësi e shqetësoi së tepërmi mbretin e i tha njërit prej shokëve:

“Merri këto para dhe shkoni shpejt me këtë lypësin në një restorant. Le të nxehet pak dhe pasi t’ia ngopni stomakun hyni në një dyqan. Blejini një palë rroba të brendshme dhe një palë pantallona e kostum të mirë. Pastaj çoje në një banjo që të lahet mirë e veshja rrobat. Çoje në vilën time që është buzë detit dhe pritni aty. Pak më vonë do të vij unë.”

 Shoku që ishte me mbretini kreu të gjitha porositë e mbretit dhe e çoi lypësin tek vila e tij në bregdet. Kur vjen mbreti e sheh se ai që pak më parë ishte lypës, tani ishte bërë zotëri.

Mbreti atij i tha:

“Vëlla i dashur! Pas kësaj ti do të banosh këtu. Tërë shërbimet e nevojat e tua do t’i kryejnë këta shërbëtorët që ke përpara. Merri këto çelësa për t’i hapur këto arkat që i ke në këtë dhomë. Këto arka janë plot me florinj e xhevahire.Të gjitha janë të tuat. Merre këtë tapi si dokument pronësie me vulë të mbretit. Kjo të mjafton ty si garanci, e kam vulosur unë, vetë mbreti. A e kuptove ?! Të gjithë këto janë pronat e tua. Ia pafsh hajrin e mirë u pafshim!”

Tani a ma tregoni se çfarë gëzimi ndjen ky njeri që në mëngjes ishte lypës e menjëherë u bë pasanik. A është e mundur që ky njeri të mendojë dikë tjetër, përveç mbretit që ia dha këtë mall?! Jo të mendojë, por edhe në ëndërr nuk mund të shohë tjetërkënd!

Por fatkeqësisht pas një ore a pas një dite Allahu mund t’ia marrë shpirtin atij dhe të gjithë ajo pasuri i del nga dora.

Tani të krahasojmë pasuritë që atij i dha mbreti dhe dhuratat e panumërta të Allahut që i ka dhënë më parë dhe që i ka premtuar t’ia japë më pas.

Së pari Allahu atë nuk e ka lënë në botëra të asgjësë, por ka hedhur në shesh. Nuk e ka bërë një gur apo një ferrë në një mal. Mund ta kishte krijuar një ujk, një luan, një lopë apo një gjarpër por nuk e ka bërë. Ai, si të gjithë njerëzit, pa e depozituar diku një lutje dhe pa kurfarë meritimi u bë një njeri. Allahu e ka bërë një krijesë përmbi tërë krijesat, pra njeri. Njeri, por ka pasur mundësi të bëhet një djali i Rusit; ka qenë e mundur të bëhet edhe një djalë i një çifuti. Por Allahu xh.sh. ka mbrojtur e s’e ka bërë. E atë e ka bërë prej një nëne dhe prej një babai mysliman si një njeri mysliman.

Nuk ka mbetur vetëm me këto mirësi që rreshtuam deri tani. Ka korrur edhe dy fitore të tjera shumë të mëdha.

E para. Në qoftë se ai është përpjekur me sinqeritet që të bëjë çdo punë nën urdhërat e Allahut, shpëton përgjithmonë nga zjarri i ashpër i xhehennemit.

E dyta: Besimdrejtit Allahu i ka premtuar që ta shpërblejë me një xhennet që lumturia dhe kënaqësia në të nuk soset kurrë.

Tani, ju i patë gabimet e mendimtarëve materialistë, humbjet e atyre që e braktisin adhurimin e duhur ndaj Allahut xh.sh. dhe fitoret besimdrejtëve që janë bindur tek Allahu dhe pa e braktisur fare vazhdojnë në rrugën e Tij.

 NJERËZIT MUND T’I NDAJMË NË DY PJESË

Që prej njeriut të parë e këtej, të gjithë njerëzit kanë provuar rrugë të ndryshme që të bëjnë një jetë të lumtur. Megjithëse lumturia dhe shqetësimi i njerëzve është sipas gradës së edukatës që kanë mundur të marrin, megjithatë këto dy palë mund të ndajmë në dy pjesë: ata që nuk janë të lumtur dhe ata që mund ta marrin shijen dhe kënaqësinë e rremë të kësaj jete të përkohshme. Shkaku kryesor i të mos qenit i lumtur është se ose e kanë marrë mangët, ose nuk kanë mundur të marrin fare ushqimin shpirtëror.

Ata që janë të lumtur duke iu përulur parimeve të mendjes u binden se në këtë botë kanë ardhur për të provuar. Që të bëjnë sukses në të dhe të lartësohen në këtë ide vendosën që t’i përulen ligjeve të Atij që i ka krijuar, pra All-llahut. xh.sh.. Këto njerëz duke përparuar në idenë e amëshuar nuk mund t’i pengojë asnjë hall apo vështirësi e jetës që të mos marrin kënaqësinë e duhur të jetës së përkohshme. Sepse kanë mund të marrin ushqimin e duhur shpirtëror gjatë jetës së tyre, tek ata vazhdimisht dhe shumë qartë duket ekspozimi i një jete të lumtur. Sepse këto njerëz pozitën e jetës së lartë kërkojnë në jetën e ahiretit, përpiqen që të arrijnë njerëzit të kësaj fushe. Edhe për jetën kalimtare të kësaj bote përpiqen ndoshta më tepër se tjerë, por kurrë nuk harrojnë jetën tjetër. Në këtë jetë, me lumturinë e këtushme nuk kërkojnë që të ngopen. Përshembull, në qoftë se ndonjëri prej tyre është i varfër, jeton duke menduar se ka më keq se ai dhe e merr shijen e duhur të jetës vet. Po qe se i është thyer një këmbë i tij, mendon se dikush nuk e ka asnjërën dhe qetësohet. Domethënë në çdo gjë që e shqetëson atë, duke hetuar e gjen dikë që është më keq se ai dhe qetësohet.

Që të kuptohet më mirë kjo do t’ju tregoj një dy shembuj të shkurtër:

 Një nxënësi të gjimnazit ishin vjetëruar këpucët. Në mbrëmje kur vjen nga shkolla ia tregon babait të vet.

Babai i thotë: “More bir, ti je djali im unë të dua shumë por fatkeqësisht nuk kam para baba që t’i blej një palë këpucë.”

 Djalit i vjen keq shum por çka të bëje, të nesërmen në mëngjes, duke qarë niset për në shkollë. Kur del nga dera e sokakut e sheh njërin që s’i kishte të dy këmbët. Në këtë rast qetësohet dhe thotë me vete: “Oh, i lumi unë! Shyqyr shumë prej Zotit, unë të dy këmbët i kam. Këpucët më janë vjetëruar, por prap pa këpucë nuk jam, nuk po eci zbathur.”

Një tjetër, ngaqë kishte humbur një sy, e ndien vehten të shtypur. Edhe ky si ai i pari, një ditë kishte dalë në rrugë e kishte parë njërin me të dy sytë të verbër dhe ngaqë nuk mund të dilte vetëm, kishte një shoqërues që po e mbante përkrahu. E pastaj vetë me vete thotë: “Unë qenkam mirë që po mundem të shoh e po eci vetë pa e ndjerë nevojën që të më shoqërojë dikush”.

Tani a e patë ku ishte rehatia e lumturia? Pra që të jetojmë rehat nga ana materiale duhet t’i shohim ata që janë më poshtë se ne. Por nga ana shpirtërore do të përpiqemi t’i arrijmë ata që janë më lart se ne në devotshmëri.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>