Në realitet, ata e përdorin vazhdimisht në politikë parimin: ‘përça e sundo’. Me këtë metodë, ata pushtuan çdo vend: Indinë, Algjerinë, Persinë etj. Ata po përdorin të njëjtën politikë, pa e ndërruar fare taktikën. Bile edhe sot, tek ne, atë politikë janë duke përdorur.

Shihni anglezët në Indi se çfarë metode përdorën për përçarje: Anglezët, në festën e Kurban Bajramit, iu thanë muslimanëve në Indi: “Për festën e bajramit preni qé e lopë.” Kurse në Indi ka mosbesimtarë që e adhurojnë lopën e kaun... Pastaj shkuan tek mosbesimtarët dhe iu thanë: “Shihni! Ata i prenë lopët dhe qitë që ju i konsideroni të shenjta. Edhe ju preni derra dhe kokat e tyre çojini nëpër xhamitë e tyre. Pastaj anglezët, duke qeshur, bënin sehir debatin mes tyre. Në këtë mënyrë, ata i sundojnë rehat e kollaj...”

14- Në jetën time, për mua pesha më e madhe është mirënjohja. Kur detyrohesh që të tjerët të jenë mirënjohës ndaj teje, të paktën bëhu prej atyre që nuk e vlerësojnë mirënjohjen fare.

15- Nevoja është një pëlhurë me të cilën njeriu e mbulon veten me dorën e tij. Meqë nuk mundesh të shpëtosh prej saj, atëherë duke bërë veg, vrimat e pëlhurës bëji të mëdha që kur të mbulohesh, duart, këmbët dhe koka jote të mbesin përjashta.

16- Tesha e vjetër nuk hidhet pse është e vjetruar, por hidhet sepse i ka humbur vlera e saj. Tesha e re nuk blihet pse është e re, por blihet sepse është e mirë dhe sepse ta plotëson nevojën.

17- Njeriu në jetën e tij do të dije dy sende: një, kufirin e vlerës së tij, dhe dy, llogaritjen e të ardhurave të tij. Unë gjithnjë e kam ditur kufirin e vlerës sime, por bujaria ime nuk më ka lejuar të llogaris të ardhurat e mia.

18- Mundohu dhe fitoji miqtë. Armikun edhe nëna jote ka mundësi ta pjellë.

19- Popujt nuk rrëzohen me ushtri, me armë dhe me aeroplanë. Ata rrëzohen kur përçahen, kur nuk e duan njëri-tjetrin dhe kur mburren ndaj njëri-tjetrit. Veçanërisht, kur bëhen egoistë dhe kur secili mendon vetëm për interesat e tij personale e jo të miqve, të afërmve dhe të shokëve, atëherë rrëzohen shumë keq.

Një atdhe që është pa zot, ai duhet të zhduket; Në qoftë se ti i del zot atij, ai atdhe nuk humbet. Mos thuaj puna u sos, energjinë mos e humb. Or populli i vdekur, qëndro, mos u shkri si plumb.

20- Neve asnjëherë nuk na shkatërroi forca e armiqve; por na shkatërruan intrigat e tyre të fshehta. A e dini se cila ka qenë intriga e tyre? Para se të vijnë me ushtri, hyjnë brenda kufirit dhe na përçajnë.

21- Thonë: Historia përsëritet. Ky fjalë është shumë e drejtë. Por, për një send më vjen keq. Ne nuk po e mendojmë kuptimin e kësaj fjale, duke menduar se vetëm fatkeqësitë përsëriten.

Nga kaluara njeriu merr pjesë... kjo është përrallë! Që pesëmijë vjet neve gjysmë pjese a na dha vallë? Duke shpjeguar historinë, thonë historia përsëritet; Po të kishim marrë pjesë nga historia, ajo bile nuk flitet.

22- Fatin Gökmeni na tregon: Pasi lufta popullore përfundoi me sukses, unë i thashë Akifit: - Po të bëhesh politikan, më duket se pastaj të vjen keq të ndahesh nga politika.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>