5- Shkaku që anglezët e sundojnë botën rrjedh ngaqë njerëzit e këqij kur bëjnë punë të liga, njerëzit e mirë momentalisht mundohen t’i pengojnë ata dhe nuk tërhiqen në një skaj që t’i soditin ata (kjo anglezët i fut në xhelozi).

6- Kuptimi i fjalës ‘është i mirë’ te ne ka kuptim negativ, nuk ka kuptim pozitiv. Për shembull, kur themi ky njeri është i mirë, duam të themi: ‘Ky njeri s’e bën këtë, s’e bën atë, nuk i bën keq kujt.’ Me këtë fjalë nuk duam të themi: “Ai e bën këtë punë t mirë, e bën atë punë”, nuk duam të themi se ai është bamirës.

7- Ah, të ishte e mundur që besimtarët e pakujdesshëm t’i vetëdijesojmë që ta dinë detyrën e tyre!.. Në çdo vend që shkova nuk munda të gjej një njeri që e di detyrën e tij. Ky zgjim do t’i shpëtojë besimtarët e pakujdesshëm.

8- Asnjë send nuk mund të bëhet me punën e një njeriu të vetëm. Sot, jeta ka arritur në një stad të tillë sa që djersët që pikin nga balli i një punëtori, janë njëlloj si lotët e syrit. Ai njeri ne qoftë nuk ka mund të bashkohet me tjerët, djerësët e tij shkojnë pa dhënë kurrfarë rezultati.

Kur për një ide bashkohen dhe djersiten përnjëherë mijëra ballë, vetëm në këtë mënyrë njerëzit mund të marrin në fytyrën e tokës prodhimin e duhur të punës. (Bashkëpunimi e ortakëria jep shumë më tepër prodhim se sa puna e një njeriu të vetëm.)

9- Po shoh se në aspektin personal jemi njerëz të mirë. Çfarë shkaku tjetër, përveç dembellëkut, na largoi ne prej kulturës e cila na duhet patjetër? Përse u shmangëm nga rruga jonë? A na penguan pengesat që të mos ia arrijmë qëllimit? Jo, jo, në çdo kohë ka pengesa. Pa i kapërcyer ato nuk mund ta gjesh madhështinë që kërkon. Pastaj po shoh se po arrijmë në një vend, por nuk po mundim të formojmë një komunitet (nuk po mundim të formojmë një bashkësi të civilizuar) sepse nuk duam të kontribuojmë sa duhet. Xhelozia ynë ne na bën fanatikë, për këtë pokemi qëndrojm larg kulturës së duhur.

10- Kur’ani na thotë: “Mos harroni pjesën tuaj të kësaj dynjaje.” Edhe Pejgamberi a.s.m. na thotë: “Kjo dynja është një transportues i mirë.” Hipni në transportin tuaj që të shkoni në jetën tjetër. Njeri i dobishëm nuk është ai që e sakrifikon dynjanë për ahiretin, as ahiretin për këtë dynjallëk, por njeri i dobishëm është ai që punon për të dy jetët. Të punosh që ta fitosh kafshoren hallall është po aq e dobishme, sa kur lufton me armiqtë në front. Një hadith thotë: ‘Punoni për këtë dynja sikur s’do të vdisni kurrë, punoni për jetën e ahiretit sikur do të vdisni nesër.’

11- Pejgamberi a.s.m., një ditë duke ndenjur me sahabët (shokët), shohin një djalë trim që ishte ngritur herët për të punuar. Shokët e Pejgamberit a.s.m. thanë:

Sa mirë do të ishte të kishte shkuar të punonte në rrugën e Allahut.
Pejgamberi a.s.m. iu përgjigj: - Mos thoni ashtu. Ky djalë i ri, në qoftë se punon që të mos poshtërohet që të kërkoje lëmoshë prej dikujt tjetër, atëherë ai është duke punuar në rrugën e All-llahut. Në qoftë se punon për nënën dhe babën e tij, të cilët nuk munden të punojnë, prapë ai është duke punuar për All-llahun. Përndryshe, po qe se punon që të bëhet pasanik dhe që të mburret ndaj tjerëve, atëherë ai është duke punuar në rrugën e shejtanit.

12- Si pasaniku edhe i varfëri, secili ankohet ngaqë nuk ka mundur të studiojë. Por, mjerisht, asnjëri nuk mundohet t’ia gjejë qaren kësaj.

Shtatë baxhanakë kishin udhëtuar me orë të tëra pa folur fare me njëri-tjetrin. Më në fund, njërit i bie ndërmend dhe u thotë të tjerëve: Sa mirë do të ishte sikur të ishte dikush me ne që të bisedonim pak.” Edhe ne në këtë mënyrë po sillemi. Miliona njerëz jemi mbledhur në një vend dhe themi: ‘Ah të kishte dalë një bamirës që ta hapte një fabrikë e djemtë tanë të mos mbesin pa para.’ Por të mos harrojmë se ne nuk jemi të gjithë të varfër. Prej nesh ka edhe pasanikë që mund të hapin një fabrikë. Mjerisht, kur ligështohet besimi, atëherë bëhemi egoistë, vrapojmë pas interesit tonë dhe nuk i afrohemi dikujt për t’i bërë mirë.

13- Shtetet e Evropës kur synojnë ta okupojnë ndonjë vend, së pari, i detyrojnë ata të përçahen me njëri-tjetrin. Ata i shtyjnë të debatojnë e të grinden me njëri- tjetrin me vite të tëra. Populli i papjekur, që bie në grackën e lojërave të tyre, më pas lodhet. Në këtë rast, armiku vërsulet mbi ta dhe i okupon.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>