Duke mos e përdorur mendjen, kaluam shumë kohëra me transmetime. Kjo u bë shkak që nga shkencat dhe filozofia të rrjedhë devijimi. Bediuzzamani, duke përdorur mendjen, shpëtoi shumë njerëz si ne, veçanërisht njerëzit që merren me shkencën dhe filozofinë.

       Sot veten mund ta shpëtojë ai që kontribon dhe që i jep rëndësi më shumë botës së tij të brendshme se sa botës së jashtme. Në këtë mënyrë, ai mund ta shpëtoje veten edhe mes valëve të nxehtësisë së shkretëtirave.

       Ne mund të shpëtojmë nga ankthet vetëm atëherë kur nga antitezat t’iu drejtohemi tezave, nga pasiviteti të kalojmë në aktivitet, nga dija në dinamizëm dhe jo t’i lejojmë të tjerët që të na drejtojnë ne. Vetëm kur të  arrijmë që t’i drejtojmë të tjerët, atëherë do të shpëtojmë dhe do të rehatohemi dhe nga harami do të kthehemi në hallall.

Pra, do të drejtohemi vetë, apo do të na drejtojnë të tjerët? Po qe se ne drejtohemi vetë, atëherë rezultati do të jetë ai që duam ne. Po qe se na drejtojnë të tjerët, atëherë do të bëhet si duan ata.

       Të mos harrojmë se natë bëhet vetëm kur perëndon dielli.

Po qe se nuk ka kopshtar, atëherë plehu nuk ka kurrfarë dobie. Po qe se ka kopshtar atëherë çdo anë e bahçes bëhet kopsht e lule. Bëhu trim që edhe ty mos të të trembin gjarpërinjtë.

Fatkeqësisht, fëmijët që po lindin në shtetet muslimane kanë shumë pak shans që të bëhen të dijshëm, të përparojnë në shkencë e në teknikë dhe të zotërojnë virtyte të larta. Ata i presin lojërat, dëfrimet e amoralitetet. Besimtari, po qe se nuk e zgjedh problemin e shkollës dhe të profesionit, nuk mund të përparojë.

       Shteti, që të përparojë, duhet të prodhojë më shumë dhe të shpenzojë më pak.

       Po qe se nuk lexohen shkrimet e një shkrimtari, po qe se nuk dëgjohen fjalët e një ligjëruesi, atëherë ata duhet të kërkojnë fajin tek vetja. Të mos mbledhin dëgjues para se ta përmirësojnë veten. Së pari le të përmirësojnë veten e tyre, e pastaj mund të lexohen shkrimet e të dëgjohen ligjëratat e ligjëruesve.

Shteti po shpenzon miliarda lekë për të rinjtë e të rejat. Shumica e këtyre nuk e kanë të garantuar as dynjanë, as ahiretin. Fatkeqësisht, shumica e anarkistëve po dalin prej tyre.

Çdo ideologji ka romanin, rrëfimin, poezinë, madje edhe muzikën e saj. Edhe besimtarët kanë nevojë të përparojnë në dije e në teknikë. Bile ata duhet të përparojnë edhe në gojëtari.

       Njeriu duhet të dijë t’i zgjedhë rrobat për veten e tij. Kur blen oriz, ai di të zgjedhë atë që është me kualitet dhe me çmim të lirë. Ky njeri, me talentin e tij, duhet të mësoje edhe fenë e tij.

              Po qe se nuk lexohen shkrimet e një shkrimtari, po qe se nuk dëgjohen fjalët e një ligjëruesi, atëherë ata duhet të kërkojnë fajin tek vetja. Të mos mbledhin dëgjues para se ta përmirësojnë veten. Së pari le të përmirësojnë veten e tyre, e pastaj mund të lexohen shkrimet e të dëgjohen ligjëratat e ligjëruesve.

       Ashtu sikurse të sëmurëve u japin ushqime të lehta si supë e sytliaç, njësoj edhe njerëzve që janë larguar nga feja, nuk iu lexohen komentet dhe hadithet e Pejgamberit a.s.m., sepse lukthi i trurit të tyre është i sëmurë. Truri i tyre nuk i mban ato. Që të bindeni, vëreni dhe shihni se ata nuk lexojnë librat e Gazaliut, por lexojnë ndonjë vjershë apo poezi.

Autori i zgjuar kuptimin e ngarkon në fjali, kurse në fjalët bënë ekonomi. Autori zgjuar me pak fjale paraqet shume kuptime. Pra duhet të mësojm si të folasim.

Çdo gjë që  është e vlefshme shitet nëpër pazare dhe nëpër tregje. Sikur çdo fjalë që flitet të ishte e vlefshme, atëherë llafazanët do të vlenin shumë. Fjalët pa vlerë duhen lënë mënjanë. Në anën tjetër, janë të shumta ato fjalë që nuk u dihet vlera.

       Më mirë është t’u tregosh diçka atyre që u punon zemra, se sa atyre që u punon koka.

Mangësinë e çdo gjëje mund ta pranosh, mangësinë e njerëzve nuk mund ta durosh.

Kur’ani u tregon njerëzve pikësynimin e dijes dhe të shkencës.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>