Se kurrë nuk duhet të harrojmë se ose do të meritojmë që të dhurohemi me xhennet ose do të meritojmë dënimin e ashpër të xhehennemit.  

 A S’ËSHTË I LIRË NJERIU

Dikush thotë që njeriu nuk është i lirë, që Allahu atij po ia merr të drejtat nga dora dhe kjo për njeriun a nuk është një shqetësim? Tani le të shohim se cilën të drejtë ka marrë Allahu nga dora e njeriut. Këto fjalë nuk janë reale, janë fjalë të njerëzve që kanë devijuar dhe janë fjalë që dalin nga imponimet e shtytjet e veseve epshore.

E dimë se nëpër bjeshkë jetojnë egërsirat që janë të lira të lodrojnë ku të duan. Por edhe liria e tyre kufizohet me bjeshkën- pyllin, ato nuk mund të lodrojnë në det. Megjithëse janë kafshë të egra, ato prap e dinë se nuk kanë të drejtë dhe nuk janë të lirë që të lodrojnë në det dhe nuk kërkojnë që të jenë të lirë të hyjnë në ujë. Edhe peshqit janë po kështu. Peshku mund të shkojë ku të dojë nëpër det, por liria e peshkut kufizohet vetëm me detin. Po doli në tokën e zezë jo vetëm që nuk lirohet, por kur të shkojë në breg, sipërfaqja e tokës do të bëhet varr për të pasi nuk do të mundë të jetojë pa ujë. Ai ngaqë e di këtë nuk provon të dalë në tokën e thatë.

Ja pra, si peshku në det edhe egërsirat që jetojnë në pyll, nuk ankohen duke thënë se na është marrë e drejta nga dora. Ata vazhdojnë jetën pa kundërshtim fare aty ku Krijuesi i ka detyruar të jetojnë duke bërë detyrën e duhur ndaj Krijuesit të tyre. Ky është një realitet e pamohueshëm.

Ja duke qenë se njeriu është një krijesë e ndershme si ka mundësi që të mos i mjaftojë atij rrethi hallall?! Si mund të thotë: “Unë nuk jam i lirë të bëj çfarë të dua?!” Ky mendim nuk i vjen nga mendja, por nga veset epshore që duan ta bëjnë njeriun një copë dru për xhehennem dhe për këtë bashkëpunojnë me shejtanët. Atyre nuk i vjen mirë që njeriut t’i mjaftojë sendet e lejuar, pra hallalli. Ata i shtyjnë njerëzit të sulmojnë nëpër fusha haram.

Në mëngjes edhe pse nuk ka dëshirë të zgjohet, detyra punës e bën njeriun të zgjohet dhe të shkojë në punë. Punët që i ngarkon padroni nuk i pëlqejnë punëtorit, por ama detyrat që i janë urdhëruar i bën pa kundërshtim. Bile as që thotë se padroni ma mori të drejtën nga dora, por në qoftë se është i mençur i gëzohet punës sepse fëmijët në shtëpi nuk do t’i mbesin pa bukë.

A nuk është absurde që ta pyesësh shoferin përse nuk shkon nga e majta, por e çon makinën vazhdimisht nga e djathta. Asnjë shofer nuk ankohet dhe nuk thotë se ma kanë marrë të drejtën nga dora dhe më detyrojnë të ngas makinën nga e djathta. Por shoferi çfarë bën? I bindet rregullores ndërkombëtare që kanë vënë për shoferët. Bile që të përvetësojë kushtet kësaj rregulloreje shkon e mëson mirë dhe jep provim për të. Atëherë bëhet shofer dhe nuk gabon të shkelë gazin në vend të frenit. Pse shoferi bën kështu? Sepse i vjen dënimi pa vonesë. Por njerëzit mashtrohen ngaqë veprat haram nuk ia japin dënimin menjëherë.

Por, o njeri! Mos dysho se për të dhënë llogarinë e jetës, patjetër edhe ti, do të ulesh një ditë në gju. Ty të mos mërzisin ato adhurime të pakta. Mos harro se për ty ajo dita e gjykimit apo e shpërblimit nuk është fare e largët. Që të përgatitesh për atë ditë duhet ta shohësh shumë afër. Ajo është aq e afërt saqë ndoshta sot, ndoshta nesër, ndoshta më afër se nesër mund të jetë.

 SI E HODHI NJERIU KËMBËN E PARË NË KËTË BOTË

Kur Allahu xh.sh. vendosi që të krijojë njeriun si përmbledhja e universit dhe si fruti i gjithësisë dhe ta dërgojë në këtë dunja, atë e kompletoi me dy palë: Me gjininë mashkullore dhe femërore. Dhe për të vazhduar fisi i tyre, si para shpërblim atyre udha një tërheqje mesvehte, ajo terheqje ato i detyroj që të bashkohen për të vazhduar fisi. Atomet e vdekur që ishin në kafshata që ngrënn mashkulli dhe femra, në ta si farërat e bimëve, u formuan qelizat për të shtuar fisi i tyre dhe femra në mesin e periudheës së caktuar qe e prodhon vetim një qelizë, pas bashkimit me të mashkullit, që ai i hedh qindra milion qeliza të cilat luftojnë në mitrin e nënës për 7-8 orë deri të përputhen tamam me atë që duhet, në këtë rast nga dy qeliza formohet ekuilibri i një qelizë së vetëm.

Duke pasur qelizat e të dy palëve nga 23 kromozome kur bashkohen formohet geni i njerëzimit që është me 46 kromozome. Kjo qelizë fillon të rritet për t’u bërë njeri. Ngadalë- ngadalë, një milimetër e më pas një centimetër fillon e rritet në të duke shëndruar çdo çast,vazhdon arritje. Kjo në gjuhën e mjeksisë quhet embrion. dikur, që të ushqehet foshnja nëpërmjet nënës, ngjitet më një zorrë e fillon të thithë vitaminat e nënës së vet.

Ndonjëherë ky fëmijë, në qoftë se nuk mundet të gjejë vitaminat që i duhen, e detyron nënën që të kërkojë ushqimet që mbajnë ato vitamina. Shkalla e kërkesës arrinë deri aty, saqë nganjëherë ajo foshnje e vogël e detyron nënën të hajë dhé. Pra, Allahu i Madhëruar kushtet e saj foshnjës së vogël i ka vendosur aq në rregull, saqë në momentin kur lind, fillon të qajë se iu prish rehatia. Fëmija lindi. Allahu e ka ditur akoma më parë se ajo fëmi nuk ka dhëmbë për të ngrënë ushqime, bukë etj... Atëherë Allahu e mbush gjoksin e nënës së atij fëmije me ushqim, me qumësht, që rrjedh nga dy çezme në gojën e tij. Shkenca mjekësore e vlerëson qumështin e nënës si ushqimin më të mirë për foshnjën dhe thekson se një fëmijë që nuk është ushqyer me qumështin e nënës e vet, ka mundësi të përballet me sëmundje të ndryshme.

Lindin pyetjet: Përse nuk e pati atë qumësht nëna një javë para se të lindë fëmija? A tha nëna “hajde t’i krijoj pak qumësht fëmijës tim, se s’ka dhëmbë që të hajë bukë”, apo foshnja e detyroi nënën që ta krijojë atë qumësht?

Jo, jo, vëllezër dhe motra!

Ato vepra nuk janë të tjetërkujt por vetëm se atij, Allahu i Madhëruar ika bë gati. Qysh në barkun e nënës, Ai aty e ka ushqyer fëmijën, bile me gjëra të papëlqyeshme. Këto që radhuam deri tani, cila rastësi, cila natyrë e cili evolucion i mendimeve boshe mund t’i bëjë e t’i krijojë?

O ju natyralistë që ju ka rënë mendja në sy! Mos harroni se syri ka tjetër detyrë e mendja tjetër. Kur t’i thuash dikujt: “ shiko çfarë ka në radio”, aty detyrë i takon veshit e mendjes. Kur i thua dikujt: “si të duken këto lule”, atëherë që të përgjigjen detyrohet syri, hunda dhe mendja. Kur i thua dikujt: “Më trego çfarë shkruhej në atë libër që lexove”, përgjigje i kërkohet mendjes e jo tjetërkujt. Çmenduri e madhe është që të sqarosh mohimin tënd, t’i thuash dikujt se nuk i zë besë asaj që nuk e shoh.

 Tani më tregoni: Kush i bëri këto vepra superiore që përmendëm më lart?! Këto vepra që nuk t’i përfshin logjika, i ka bërë vetëm Ai, Allahu I Gjithdijëshëm, I Urti, Fisniku. Apsolutisht askush tjetër nuk mund t’i bëjë ato!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>