KULTURA E PERËNDIMIT

Çfarë kërkon perëndimi prej nesh? Nuk kërkon as vend, as flamur. Po kërkon shpirtin tonë, jetën tonë, shtetin tonë. Kërkon fenë dhe besimin tonë. Kurse ne, kur mbesim pa besim, edhe kjo jetë na shkon kot, edhe në jetën tjetër bëhemi një copë dru për zjarrin e xhehenemit.

Evropianët kanë shkuar përpara me shkencë, me dije, me kulturë dhe me teknikë, dhe këtë ne nuk mund ta mohojmë. Por përparimet materiale që renditëm më lart, nuk duhet t’i barazojmë kurrë me njerëzinë e tyre, me moralin e tyre dhe me paraqitjen e tyre ndaj njerëzve. Prej tyre duhet të marrim dijen dhe shkencën. Por moralit të tyre kurrë nuk duhet ta marrim lakmi. Edhe teknikën që e zotërojnë sot, ata e kanë marrë prej nesh. Më poshtë do të japim edhe argumentet për këtë.

Kultura e perëndimit përparoi nga pikëpamja materiale. Kurse nga pikëpamja shpirtërore nuk mundi ta tregojë veten. Përkundrazi, atë aspekt ka braktisur komplet në mënyrë të pakujdesshme. Jo nga pakujdesia, por e shkatërroi me qëllim. Në këtë kohë, secili e di se në çfarë niveli ka rënë njerëzimi i Evropës. Secili e di në çfarë gjendje është ajo nga pikëpamja shpirtërore.

Mehmet Akifi na tregon fjalët e Spenser-it që ia ka thënë me pikëllim M. Abduhusë: “Mjerisht te ne në Evropë nuk ka mbetur aspak njerëzillëku. Tek ne mos kërko ndërgjegje e mëshirë. Unë e grabit mallin tënd pse jam i fortë; ti do të shtypesh pse je i dobët.”

Akifi thotë: Megjithatë, ne mospëlqimin tonë nuk e kemi ndaj shkencës së evropianëve, as ndaj teknikës së tyre.

Ne muslimanët, kur ta përjetojmë fenë e pranuar tek All-llahu, pra fenë islame, kurrë nuk duhet ta shkëpusim shpresën nga ardhmëria. Këtu, pa dashjen tonë, përballemi edhe me vështirësi, ndërsa atje na pret një lumturi që nuk soset kurrë. Pra ne nuk duhet të pajtohemi kurrë me gjendjen të cilën është duke e përjetuar Evropa, sepse çka na duhet ne kultura e Evropës, që ka mbetur pa nder, pa respekt e pa mëshirë?

PRINCIPET E MEHMET AKIFIT PËR SUKSESIN:

1-Qëllimi i njeriut është të punojë, jo t’i ngulë sytë në rezultatin e punës.

2- Njeriu gjithnjë duhet të përpiqet që ta realizojë idenë e tij, bile edhe sikur të përballet me vdekjen! Ajo sa është një vepër e mirë, po aq është edhe një zbavitje e bukur. Vetëm në këtë mënyrë arrihet përfundimi i mirë.

3- Njeriu që ta realizojë idenë e tij, nuk duhet t’i shpenzojë përpjekjet e tij nëpër vende të tjera.

4- Përtacia e njerëzve vjen nga veprat e njerëzve të këqij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>