Ishte pjesa “Përgjigje natyralistëve”. Filloi të lexonte, duke radhitur katër mendime themelore në lidhje me krijimin e universit:
• Universin e kanë krijuar shkaqet.
• Universi është krijuar vetvetiu.
• Universin e ka krijuar natyra.
• Universi është krijuar nga Fuqia e Zotit.
D.m.th. nëse vërtetohet se gjithësinë, pra universin nuk e kanë krijuar as shkaqet, as nuk është krijuar vetvetiu dhe as nga natyra, atëherë sigurisht që është krijuar me forcën e Allahut.”
Kjo radhitje e bukur në maksimum dhe marrja në dorë e temës në mënyrë të logjikshme, më pëlqeu.
Mësuesi vazhdoi të lexonte duke i marrë të gjitha pikat në dorë. Për pikën e parë, të dytë dhe të tretën jepeshin nga tre shembuj, të cilët ishin aq origjinalë dhe goditës, saqë unë as nuk i kisha dëgjuar dhe menduar, as nuk i kisha përfytyruar ndonjëherë këto shembuj dhe komente. Nuk gjeja dot një anë që ta kundërshtoja apo mohoja. Sidomos kjo fjali e fillimit më tronditi duke më zbritur në kokë si një goditje baliozi.
“Meqenëse ka qënie dhe nuk i mohojmë dot, pra ekzistencën e njerëzve, kafshëve, bimëve, maleve, gurëve, çdo gjëje...; këto a përmbajnë art? Po, madje shumë. Çfarëdo lloj gjëje që të shikosh ka arte të panumërta dhe është thesar me dobi dhe gjëra të vlefshme...  Asgjëje nuk i gjen dot mangësi. Nuk thua dot që është e mangët. Krijimi ka një qëllim dhe destinacion të caktuar.
Në qoftë se një send ka qëllim, mirësi dhe dobi, ai send është krijuar me vetëdije, plan dhe qëllim. Një gjë e bërë me art, qëllim dhe plan, a është e mundur të thuhet që është bërë rastësisht ose u bë vetvetiu, ose është krijuar nga natyra? Sigurisht që jo...
Atëherë lipset një Posedues i Fuqisë dhe i Forcës Absolute, që e ka planifikuar gjithësinë sipas një qëllimi, e ka krijuar dhe po e mban në lëvizje funksionale. Ja pra ky është Allahu...”
Një bisedë e mrekullueshme që zgjatej e zgjatej... Pyetjet zgjidheshin një nga një. Në fakt unë të vërteta si këto paskam kërkuar, por s’i kisha gjetur. Biseda jonë vazhdoi deri në mbrëmje. Të pranishmit me të gjithë vëmendjen e tyre na ndoqën mua dhe shokët e mi që erdhëm bashkë. Pasi i dhamë dorën mësuesit dhe u larguam, shumë gjëra kishin ndryshuar.
Pas asaj mora veprat që lexuam (Mesazhet e Dritës). Edhe lexoja edhe pyesja mësuesin për pjesët që nuk i kuptoja. Shumë herë lexonim bashkë. Tashmë unë isha një “unë” i ri.
Mësuesit, shokët dhe prindërit e mi nuk i besonin kësaj. Kur nëna dhe babai më panë që falja namaz, u gëzuan jashtë mase. Por ata që vazhdonin t’i rrinin besnik idealeve të mia të vjetra, më akuzonin si “të kthyer”. Por nuk ua vura veshin. Daja që ishte përpjekur aq shumë që unë të rritesha si marksist, kishte dalë nga burgu. Kur dëgjoi që unë kisha bërë kthim, gati sa nuk u çmend. Çfarë të sharash dhe çfarë të thënash...
Ju luta me ditë të tëra duke i thënë se: “Dajë, eja shikoje dhe dëgjoji ti vetë këto të vërteta.” Përsëri nuk pranoi. “Të paktën eja shihe se për çfarë arsyeje kam bërë kthim...” - i thashë.
Më në fund e binda. E çova tek mësuesi dhe e prezantova.
Daja:
“Unë nuk i besoj asgjëje dhe askush nuk mund të më bëjë të besoj,” - pati filluar bisedën ashpër.
Mësuesi përsëri me një pjekuri dhe mirëkuptim, i tha:
“S’është e nevojshme zotëri,” - i tha. “Ju vetë po e thoni se i besoj Allahut dhe ekzistencës së Tij.”
Daja menjëherë u zemërua. “Si është e mundur?” - tha. “Unë po të them që nuk i besoj. A nuk ma kupton gjuhën që flas?”
“Unë ta kuptoj gjuhën që flet. Ju thoni që ka Zot (Allah). Shikoni t’jua shpjegoj se si e thatë.”
Daja dhe unë u bëmë vërtetë kuriozë ta dimë këtë.
“Sikur të dëgjoni një magnetofon që thotë: - Unë nuk kam mjeshtër, unë nuk kam mjeshtër; ju a besoni se ai magnetofon ka një mjeshtër apo se nuk ka një të tillë?”
Daja për një çast ngriu. Pastaj, “Patjetër që besoj se ka një mjeshtër,” - tha.
Mësuesi duke e qartësuar edhe më tepër temën, vazhdoi:
“Sigurisht që është një mjeshtër që e ka bërë magnetofonin dhe i ka dhënë zërin. Ai zë sado që të jetë mosmirënjohës dhe sado që të thotë se, “unë nuk kam një mjeshtër”, në të vërtetë vërteton ekzistencën e një mjeshtri.
Ashtu si ky shembull... ne kemi përpara njeriun që është gjallesa më e mrekullueshme, e cila është një kryevepër arti dhe që përmban sisteme të përsosura. Ky njeri sado që të harrojë përsosmërinë e tij e të thotë “unë nuk kam mjeshtër dhe nuk i besoj asgjëje”, në të vërtetë ai me vetë qënien e tij dhe me atë ton zëri, edhe pa dashjen e tij nënvizon ekzistencën e Mjeshtrit të vet.
Mësuesi duke bërë një hyrje të tillë, filloi të shpjegonte dhe shtjellonte njeriun, qëllimin dhe përgjegjësitë e tij... Por daja u ngrit në këmbë duke thënë: “Mjaft më. Nuk dua t’ju dëgjoj.” Dhe u largua me të shpejtë dhe iku.
Unë dhe mësuesi u mërzitëm shumë. Po largohej prej të vërtetave, por nuk zgjati shumë dhe vdiq, duke mos mundur të ikte nga vdekja.
Akoma kur e mendoj se iku pa iman (besim), më coptohet shpirti. Megjithatë nuk pritet shpresa prej Allahut. Inshallah mund të ketë shkuar me besim. Allahu na e bëftë të mundur që të largohemi nga kjo botë me besim.
Pres duatë (lutjet) tuaja.
Me respekt dhe nderime profesor...

18.07.1993
Dogan Ilhami
Bursa

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>