Fuqia që lind nga bashkimi

Pemët që ndodhen në pyll, tregojnë në një mënyrë të bukur, gjendjen e ndihmës që i japin njëra-tjetrës. Në ditët e ngrohta të verës, të gjitha duke i bërë hije njëra-tjetrës, i bëhen pengesë tharjes së rrënjëve. Në çastet kur frynë erë e fortë, duke u mbështetur tek njëra-tjetra, asnjëra nuk thyhet. Në qoftë se në pyll, bëhet përmbytje, çdo pemë i ndan ujërat që vijnë në aq pjesë sa i takon, kurse pjesët tjera të ujit, e humbin fuqinë, duke mos u bërë e mundur të shkulet asnjë pemë nga vendi. Kështu pra pemët, parandalojnë fatkeqësitë natyrore. Pra edhe dobia e pemëve varet nga bashkësia që ato përbëjnë. Ashtu si edhe tek njerëzit. Pikat e shiut, ashtu siç janë një mëshirë për njerëzimin, kur ato bien me rrëmbim dhe formojnë rrëketë, njeriu duhet t’i bëjë prita dhe duhet të marrë vesh nga këto, ose duhet të jetë inxhinier...

Shiu

Avujt që ngjiten lart nuk lihen kot. Ato duke u mbledhur në një vend të caktuar, duke u shtyrë me njëri-tjetrin, bëhet e ditur nga qendra meteorologjike se: “Sot në filan vend do të bie shi”. Më në fund shiu është afruar në kufijtë e asaj zone. Ashtu siç radarët lajmërojnë kur kapin avionin që afrohet edhe aparaturat në stacionet metereologjike, lajmërojnë për avujt që afrohen, d.m.th. për lagështirën. Kështu kuptohet që do të bie shi.

Ne i vlerësojmë të dhënat metereologjike. Nga ana tjetër siç lajmërohet për shirat nga marinarët dhe disa kafshë, ata na lajmërojnë edhe për furtunat. Thuhet edhe që: “Po u dukën pulëbardhat në breg të detit, do të bie shi ose do të ketë furtunë”. Këtë e kam provuar edhe vetë. Kur nuk kam parë pulëbardha në det, nuk kam pritur menjëherë diçka dhe ashtu ka ndodhur.

Por është krejt tjetër ajo çka kafshët dinë dhe lajmërojnë për të, nga ajo çka dinë njerëzit. Le të themi që kafsha lajmëroi për rënien e shiut.

Tjetër?

Tjetër s’ka. Ajo ç’mund të bëjë kaq është. Por ne njerëzit mendojmë kur shohim shiun që bie.

- Çfarë do të ndodhte po të mos binte shi?

- Fatkeqësi.

Sërish pyesim:

- Çfarë do të ndodhte po të mos pushonte shiu që bie?

- Edhe kjo fatkeqësi.

Mirë kemi dhe një pyetje të tretë:

- Sikur shirat të mos binin pika pika, por të zbrazeshin si olluk, atëherë si do të vente halli ynë?

Një fatkeqësi shumë e madhe!

Nëse është kështu, në rënien e shiut janë fshehur tre fatkeqësi dhe ekziston dikush që ne na mbron nga këto fatkeqësi.

Ai që e ka në dorë kapistollin e shiut, ka në dorë dhe kapistollin e borës.

Ashtu si një karrocier që është pronar i kapistollit të kalit dhe karrocën e tij e nget si të dojë dhe ku të dojë, ashtu edhe Ai që ka në dorë kapistollin e reve, pasi i hip ato në kalin “erë”, kalibron largësitë lart dhe poshtë dhe këto duke i ngjitur me njëra-tjetrën, parandalon rënien e shiut si breshër mbi kokën tonë edhe çdo flokë bore që bie e zbukuron në mënyrë që të shohim e të njohim ekzistencën e Tij, e të heqim dorë nga mohimi.

Bora

Kur bie borë qëndroni nën një mbulesë pëlhure. Zgjatini poshtë borës kartonat e zinj që keni përgatitur më parë dhe shikoni flokët e borës që bien duke u rritur. Atëherë do të shikoni flokë bore gjashtëkëndëshe, tetëkëndëshe. Pastaj do t’i shikoni këto flokë mbi qëndisjet e një vajze të re. Në revistat e huaja vëmë re se shkrimet dhe fotografitë në lidhje me borën dhe kristalet e saj zënë një vend të veçantë.

Në vitin 1905 Wilson A. Bentley fotografoi flokët e borës. Për këtë arsye u përball me të ftohtin dhe kushtet e këqija të motit për 50 vjet. Problemi më i madh ishte se për të fotografuar flokët e borës në fillim duhej të merrej kallepi i tyre. Këtë punë e kishte zgjidhur drejtori i Universitetit të New Yorkut i fakultetit të qendrës së kërkimeve shkencore atmosferike J. Sehafer. Lëndët kimike që gjendeshin duke marrë kallepet e flokëve të borës studioheshin në mikroskop dhe fotografoheshin. Në vitin 1931 Bentley botoi 2000 fotografi bore të përgatitura. Asnjë kristal bore nuk ngjasonte me njëra-tjetrën. Duke i marrë e duke i studiuar flokët e borës që bien, bëhet i mundshëm shikimi i formave të reja. Në një fushë me borë 18 cm2 dhe me trashësi 25 cm, të mendosh që këtu janë më shumë se një milion flokë bore dhe të kujtojnë që këto flokë bore nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, kuptohet vetvetiu serioziteti i kësaj çështje. Kaq flokë bore dhe kaq shumë forma të ndryshme...

Nuk është në dorën tonë të vlerësojmë artizanin!

Bora ndonjëherë bie e lagësht, ndonjëherë shoqërohet me furtunë. Nëse vjen si stuhi me borë ngjall frikë dhe panik. Dimë që ujku do mjegull. Të varfërit ngrijnë në kohë të tillë me stuhi bore. Por, pas të ftohtit të dimrit dhe furtunave vijnë lulet e pranverës dhe begatia e saj.
Duke parë qëndisjet tek flokët e borës, nëse del një njeri fetar dhe thotë se “Ka një ëngjëll që zbret çdo flokë bore në tokë”, nuk e diskutoj mendimin e tij. Në qoftë se ai fetar është kurioz për të vërtetuar këtë, duke bërë kërkime tek qëndisjet e flokëve të borës dhe duke nxjerrë fotografi do t’i demostrojë këto si provë të ëngjëjve që treguam.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>