meditimi, mendimi, adhurimi, veprimet, pasuria, trupi, çdo frymëmarrje, madje çdo atom dhe qelizë e besimtarit duhet t’i përkushtohet Zotit absolut.
Secili besimtar duhet të ndiejë se çdo gjë që ekziston, që nga thërrmijat më të imta e deri tek yjet, galaktikat e panumërta dhe i gjithë universi, është manifestim i fuqisë së Allahut.
Një numri politikanësh dhe njerëzish që merren me kulturë dhe arsim, të verbuar nga civilizimi materialist i kohës sonë, iu duket se kultura islame i përket së kaluarës.
Nga Perëndimi mund të marrim metodën  e punës, të studimit, zhvillimin teknologjiko-shkencor, por gjithsesi duhet të ruajmë traditat dhe kulturën tonë. Nuk duhet të mendojmë se jemi bërë “intelektualë”, ose “anëtarë të inteligjencës së hapur”, duke u munduar që në kontekstin shoqëroro-kulturor, të gjejmë një zgjidhje krejt tjetër, duke injoruar kulturën, traditën, fenë dhe specifikat e popullit tonë.
Prandaj, është imperativ fetar që muslimanët t’i kthehen me forcë dijes fetare dhe shkencore, sepse muslimani i mirë është edhe besimtar edhe shkencëtar i mirë. Pikërisht për këtë ne duhet të marrim nga të tjerët arritjet shkencore dhe teknologjike, por duhet t’i flakim tutje të gjitha idetë që janë të huaja për mendimin islam dhe të kultivojmë me besnikëri konceptin tonë për botën, duke ruajtur traditën dhe thesarin tonë shpirtëror.
         Ka shumë fakte që flasin për ndikimin afirmativ të Islamit në kulturën perëndimore dhe anasjelltas. Ndikimi reciprok mes këtyre dy kulturave është i hershëm. Filozofia e vjetër greke ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e shkencave dhe njohurive islame. Veprat e vjetra greke ishin përkthyer në gjuhën arabe. Gjithashtu, gjatë kohës së Mesjetës, njohuritë e Evropës qenë pasuruar me kontributin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve dhe filozofëve muslimanë.
Qytetërimi islam ka lënë gjurmët e tij të qarta në qytetërimin Perëndimor, në disiplina dhe arte të ndryshme. Qytetërimi i sotëm në Perëndim është gabim të përshkruhet vetëm si judeo/krishter, më saktë do të ishte të përshkruhet si judeo/krishtero/ islam. Si rrjedhim,

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>