Pra, Akifi si një besimtar i fortë që ka qenë, thoshte: “Ajetet e Allahut nuk janë si fjalët e thjeshta që bisedojmë ne. Unë nga nderi dhe respekti jam munduar shumë vjet që ta përkthej Kur’anin.”

Megjithëse e ka përkthyer ai prapë nuk e ka pëlqyer. Ai thoshte se aq shumë e ka shqyrtuar Kur’anin saqë ishte bërë hafiz i fortë dhe se mund ta përfundonte pa asnjë vështirësi leximin e të tërë Kur’anit gjatë namazit të teravisë në ramazan. Po ashtu ai thoshte; - Si ka mundësi ta kënaqe dikë një përkthim, që mua vetë nuk më kënaq?!

EDUKIMI

Mehmed Akifi thoshte se nuk bëhet pa edukim. Njeriu, së pari, e merr edukimin prej prindërve, e pastaj mbi të e vazhdon ndërtimin e mëtutjeshëm të tij. Por, mjerisht, - thoshte ai - brenda popullit musliman po shoh shumë mangësi, e prej tyre po rrjedhin amoralitete. Për këtë arsye, Akifi është munduar gjithnjë nëpër shkrimet e tij që t’i gjejë burimet nga kanë rrjedhur të këqijat, e pastaj ka filluar të ligjërojë për përmirësimin e tyre. Për shembull, ta rrahësh apo ta divorcosh gruan për një fjalë - këta janë shembuj të këqij për fëmijët. Sepse fëmija i kopjon shumë prindërit e tij. Një babë që pi duhan, nuk mund t’i thotë djalit të tij që të mos pijë. Vetëm ata prindërit që e praktikojnë siç duhet Islamin mund t’ua japin moralin e duhur fëmijëve. Shtrohet pyetja: në një familje, që të jetojë pa probleme, kush duhet të sundojë në atë shtëpi, nusja apo burri i saj? Jo, as burri, as nusja. Po kush? Urdhrat e fesë do të sundojnë mbi të dy palët. Vetëm në këtë mënyrë çiftet mund të mbrohen nga gabimet.

Prej këtu po kuptojmë se: kush ka mundur ta marrë nga feja pjesën e duhur, ai i ka bërë xhenet të dy jetët. Domethënë se problemi më i madh i popullit po rrjedh ngaqë nuk ka mundur ta kuptojë mirë fenë islame.

Domethënë tek muslimanët vetëm emri i fesë ka mbetur, Vështirësitë po rrjedhin nga që fesë nuk i janë mbështetur.

Kur’ani ka zbritur që njerëzit ta lexojnë, ta kuptojnë dhe pastaj t’i pratikojnë urdhrat e Tij. Ndërsa injorantët Kur’anin e kanë bërë një libër për varreza dhe për të hedhur fall. Akifi është munduar ndoshta tridhjetë vjet për t’i përmirësuar devijimet e popullit. Me atë dert është ulur dhe me atë dert është ngritur. Për t’i përmirësuar gabimet e tyre ai iu është drejtuar atyre me mjaft sakt në mënyrë që ata të mos preken. Ai ka qenë doktor i shpirtrave të popullit. Për realizimin e këtij qëllimi, Akifin e gjeje tek shtresat e sëmurëve, tek varrezat, tek pijetoret, tek kafenetë e lagjeve, shkurt atë e gjejë kudo në vendet e vështira, duke vrapuar që t’i shpëtonte ata. Mosrealizimi i idesë së Akifit nuk vinte për shkak të gabimeve të tij, por nga vështirësia dhe rreziku i problemeve me të cilat ai përballej.

JETA SHOQËRORE

Popullit musliman duhet t’i garantojmë një jetë shoqërore. Të gjithë muslimanët, kudo që jetojnë: në lindje, në perëndim, në jug dhe në veri janë duke jetuar në errësirë. Në qoftë se një ligjërues i xhamisë nuk i njeh mirë dertet e popullit, në qoftë se nuk interesohet për të rinjtë, për studentët dhe studentet dhe në qoftë se e shpenzon kohën vetëm me disa pleq, atëherë mos pritni dobi prej tij. Duhet të mundoheni shumë që ta gjeni teologun që e sheh mirë ardhmërinë, sepse ardhmëria e ndritur qëndron mbi shpatulla të rinjve.

NDIESHMËRIA E PËRGJEGJËSISË

Te ne është një traditë shumë e keqe. Është e nevojshme që secili prej nesh të shqetësohet nga vjedhja, amoraliteti dhe nga veprat e paturpshme. Këto gjëra të këqija duhet të kritikohen me plot gojë dhe duhet të shpallen haptas botërisht si gjëra të turpshme. Këto vepra të këqija jo vetëm që duhet ta shqetësojnë secilin prej nesh, por çdokush duhet t’iu kundërvihet këtyre gjërave të pahijshme.

Në atdheun tonë po qe se ndodh ndonjë vepër e mirë dhe e ndershme, secili do t’i dalë asaj zot, duke u munduar të marrë prej saj pjesën më të madhe. Kurse po qe se ndodh ndonjë maskarallëk dhe ndonjë send që është kundër moralit të popullit, atë duan t’ia ngarkojnë ndonjë vëllai, duke mos u menduar fare se ai vëlla nuk është shkaktari i asaj pune të keqe.

Edhe ky është një amoralitet, që sakrificën e kryerjes së detyrave e presim vazhdimisht nga tjetërkush. “Miqtë të bëhen dëshmorë, ne të mbesim gjallë” – pas kësaj grabitjeje po kapemi me të katër duart. Këto gjëra janë katastrofale për njerëzimin.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>