Por në qoftë se është ndonjë mohimtar ai nuk ka drejtë të bëjë fjalë prej Kaderit, sepse ai ngaqë ka devijuar, krijimin çdo e sendi ia mbështet shkaqeve e jo Fuqisë së Allahut. Ai krijesat dhe punët e mira ia mbështetë shkaqeve apo i merr përmbi vete. Kurse Allahu me Kaderin e Tij çdo njeriut i thotë: “O robi im! Zgjedhjen e ke në dorë ti. Në cilën rrugë don ti, në të të sjell Unë ty. Por mos harro se për çdo gjë do të përgjigjesh.”

Një shembull: Nëse ti merr në shpinë një fëmijë të paaftë, dhe i thua: “Unë të çoj ty, aty ku të duash ti.”

Ai të thotë “Më hyp në atë kodrën e lartë dhe ti e hyp.

Ai fëmijë u ftoh.

Vërtet atij do t’i thuash: “Pse po ankohesh, ti e kërkove dhe unë të hypa.”

O njeri! Ti ke në dorë një vullnet e një zgjedhje të dobët. Por në punët e dëmshme dora jote është shumë e gjatë, kurse në punët e dobishme është shumë e shkurtër. Në dorën e vullnetit jepe lutjen që të arrish xhennetin dhe lumturinë e përjetshme, në dorën tjetër jepe pendimin që të shkurtohet dora nga mëkatet që të mos arrijë në farën e xhehennemit tek zakkumi. Domethënë bindja dhe lutja është një forcë e madhe që të arrihet në punët e dobishme. Njësoj edhe për gjynahet, pendimi e ndërpret dëshirën ndaj dëmit e sulmit.

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Në literaturën fetare në shumë vende përmendet fjala “Kaza dhe Kader” Kaderi është një projekt, Kaza’ja është ndërtim. Ndërtesa bëhet sipas hollësive të vizatuara në projekt. Besimtari duhet të dijë se as një atom nuk mund të zërë vend diku përjashta Kaderit të Allahut xh.sh.. Po qe se nuk zini besë shikoni lëvizjen e atomeve. Shikoni se si ato zënë vendin e duhur. Shikoni gjallesat! Secila merr një formë, sikur del nga një kuti me mendim e logjikë të ekuilibruar, me sasi dhe dozë preçize.

Po të mos ishte kështu, si do të kishte ditur atomi pa shpirt dhe i verbër të përshkojë harqet, dredhat dhe thellësitë e imtësitë e veglave apo shqisave të qenieve të gjalla. Shikoji si punojnë atomet në kafshë e në drurë edhe duke qenë të përngjashëm me njëri tjetrin. Në arritjen e këtyre krijesave, atomet ndjekin një program të përpiktë e logjik.

Degët e një druri nuk dalin vetëm në një anë meqë atomët janë përngjashëm me njëri-tjetrin, por që të mos peshojnë vetëm në njërën anë e që druri të mos thyhet, degët përhapen në çdo anë. Në qoftë se lopa këtë nuk mendon, a duhet që edhe ne të mos mendojmë? Pra Allahu xh.sh. para se të bëhen krijesat e di se si do të bëhen ato.

E kuptuat pse besimtari rehatohet kur i mbështetet Kaderit të Allahut xh.sh.. Ai beson dhe i thotë vetes se kjo jetë është kalimtare, qëllimi i krijimit të njerëzve është jeta e pafundme dhe mua logjika vazhdon të më thotë: “Mos u mashtro prej shijeve të përkohshme. Këto shqetësime, bela, vështirësi e sëmundje që po më godasin janë për dobinë time. Ato nuk vijnë rastësisht. Të më provojnë dhe të m’i shtojnë sevapet, ato m’i dërgon Allahu xh.sh.. Duke u mbështetur në Kaderin e Allahut, ne nuk do ta braktisim përdorimin e vullnetin tonë. Duke bërë ndonjë punë, së pari do të mendojmë, do të zgjedhim dhe do të bëjmë atë që është e dobishme e pastaj i mbështetemi Kaderit të Allahut xh.sh.

Pra Kaderi është dije, Kazaja është praktika dhe zbatimi i saj. Këtë do ta sqarojmë më mirë me një shembull. Supozojmë se një autobus niset nga Shkupi për në Stamboll. Në qoftë se një evlia apo dijetar e di para se të niset autobusi, se në cilën rrugë do të shkojë, në sa vende do të ndalet, ku do të marrë udhëtarë, ku do të pushojnë, ku do t’i plasë goma, atëherë ky është Kaderi i Allahut xh.sh. Allahu xh.sh edinë para krijimit të secilit send që do të bëhet dhe se si do të bëhet.  
 

SI NDIKON SHOKU TEK NJERIU

Sa ndikon shoku tek njeriu dhe çfarë ka mundur të sjellë ai në kokën e njeriut? Për të marrë përgjigjen e duhur të kësaj pyetjeje të kthehemi në Ajetin Kur’anor: “Atë ditë (ditën e gjykimit) shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit pëveç atyre që frikësohen nga Allahu”. (Zuhruf 67). Përse ndikojnë shokët tek njëri -tjetri? Kjo nuk është tjetër, vetëm se ngaqë afërsisht janë të barabarta me moshë dhe morali i keq të shokut ndikon tek ai që prindërit nuk i dalit zot atij që tia japin edukimin e duhur

“Hajde të luajmë bixhoz, hajde të pijmë alkool, hajde të shkojmë pas femrave.... e cigarja... është vrima e fundit e kavallit, etj...” i imponohen ata njëri- tjetrit .

Ja pra, duke nisur nga shkolla fillore e duke u rritur, në çdo periudhë të moshës, duken shumë qartë tek ti shenjat e ndikimit negativ apo pozitiv të shokëve me të cilët ke bashkëpunuar, në fabrikë apo ndonjë tjetër vend, bile edhe në ushtri ... Kush është i lisdhur në idenë e fort ai ka mund t’i ngreje shokun pas vete, në vende të kqija apo mirë

Kjo na shtyn ne të mendojmë seriozisht një gjë: Meqë shoku i keq ndikon aq shumë, për ç’arsye shkojmë pas tij?

E kam thënë edhe më parë se tek shumë njerëz, veçanërisht tek koka e të rinjve nuk ka peshore reale, pasi nuk kanë marrë ndonjë dije që të dinë të peshojnë se cila është mirë e cila keq dhe pasi prindërit nuk i dalit zot fëmive rezultati është ky. Tek të rinjtë po sundojnë më shumë veset epshore e jo mendja. Ndikon, edhe që asnjë njeri nuk e ka të shkruar në ballë se si është; i mirë apo i keq. Këtë e mëson më vonë. Ndikim tjetër është se nëse dikur i ka mësuar traditat e tij dhe i vazhdon ato. Për të kuptuar më mirë këtë do t’ju jap dy shembuj.

Një student që jetonte më një lagje ku banonin njerëz të pasur. Në shkollë ishte njohuar me disa shokë të mirë. Shokët e pyesin atë për disa çështje jetësore. Ai nuk kishte ditur t’i përgjigjej shokëve dhe i pyet shokët : “Ju ku po i mësoni këto?” Shoku i thotë atij. “ Hajde edhe ti. Po shkojmë bashkë në një tubim, të dëgjojmë ligjeratën e ndonjë profesori që na tregon nga komenti i Kur’anit. Pastaj pimë nga një çaj e kthehemi. Dhe edhe ti mëson shumë gjëra, siç i mësuam ne.” “Mashallah!”- djali kishte vazhduar të shkojë në ato tubime dhe kishte filluar të falë edhe namaz

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>