Megjithatë një profesor nga Amerika, para dhjetë vite, duke hetuar veprat e njëqind vetëve të famshëm në histori, në krye të tyre ka renditur Muhamedin a.s.m.. Sivjet atë profesorin e thirrën në Kajro që t’i dhurojnë një dhuratë ngaqë e ka nxjerrë Hz. Muhammedin a.s..m në krye të njerëzve të famshëm. Profesorët e Kajros e pyetën atë: Akoma a i përmbahesh ti atij mendimi që ke thënë atëherë? Profesori i Amerikës iu përgjigj atyre: Jo njëqind, po edhe treqind po të kishin qenë, prapë ai do të ishte i pari. Sepse ai, në një vend në shkretëtirë, ka arritur që njerëzit e pakulturuar, për një kohë shumë të shkurtër, t’i bëjë njerëz të kulturuar dhe shekulli i tij ka mundur të marrë emrin “Shekulli i lumtur”.

Mehmet Akif gjithnjë ka menduar që të ndahen besimtarët e sinqertë, nga ata që veprojnë për t’u dukur dhe për t’iu pëlqyer të tjerëve. Ai urdhrat e Kur’anit famëlartë i ka përjetuar vazhdimisht si shembull. Ai ua jepte edhe të tjerëve këtë këshillë, veçanërisht ai i porosiste udhëheqësit që të përkulen mirë dhe të kopjojnë ligjin e pastër të Kur’anit dhe t’i përjetojnë pa asnjë mangësi ato urdhra që na urdhërohen nga Kur’ani, sepse thelbi i fesë islame gjendet në Kur’anin famlartë dhe në hadithet e Pejgamberit a.s.m..

Për hir të All-llahut duhet të pëlqejmë besimin e sinqertë ndaj veprave që bëhen për të fituar dashamirësinë e njerëzve. Duhet ta dimë se besimtari bën një jetë të pastër kur ai mbrohet nga të mosmenduarit, nga injoranca, nga amoraliteti dhe nga të qenët meskin. Nëse njeriu nuk ka mundur t’i marrë këto bukuri nga Kur’ani dhe nga hadithet e Pejgamberit a.s.m., atëherë ai duhet të qëndrojë me ata që dinë, përndryshe ai njeri është fikur.

Mehmet Akifi porosiste vazhdimisht duke thënë: Kur’anin do ta mësojmë dhe urdhrat e Tij do t’i përjetojmë duke i zbatuar në pratikë, sepse kjo traditë e bukur është për njeriun një princip për një jetë të freskët. Kur’ani nuk ka zbritur që me të të këqyrim fall, apo që atë t’ua këndojmë të vdekurve. Ai është një kushtetutë, një letër e vlefshme e kësaj makine, pra e njeriut, është një libër gjykimi i të cilit nuk soset kurrë derisa të krisë kiameti.

I hapin fletët e Kur’anit dhe i këqyrin me habi, I kënduar të vdekurve dhe thonë: pranoma Ja Rabbi. Pa dyshim dijeni se Kur’ani për ta nuk ka zbritur, Në Të do të hasesh të vërteta që fare s’i ke pritur.

Prapë në një tjetër poezi, ai thotë kështu:

Drejtpërsëdrejti nga Kur’anin ta marrim frymëzimin, Sipas nevojës së shekullit ta komentojmë Kur’anin.

Për komentimet e Kur’anit janë botuar 350.000 libra me vëllime, prandaj duhet ta dimë se Kur’ani e ka kuptimin veç për secilin shekull dhe se çdo shekull e ka problemin veç, për atë arsye ai ka mundur të prodhojë gjithë ato komente. Për këtë shkak shumë ligjërues nëpër xhami kanë mbetur vetëm me pleq, duke praktikuar metoda të vjetra. Në vend se t’i argumentojnë çështjet e tyre, ata mjerisht po merren me transmetime dhe imitime. Më thoni: A iu lexohen ajetet Kur’anore atyre që nuk i besojnë Allahut, atyre që shkolla i ka bërë materialistë, atyre që në shkollë iu thonë se s’ka Zot, por se natyra i ka krijuar të gjitha sendet, atyre që nuk iu besojnë atyre sendeve që nuk i shohin?!

Në këtë libër, edhe ju po e shihni se Akifi, si me poezitë e tij, po ashtu edhe me ligjëratat e tij ka qenë bashkëkohor. Fuqiploti, në vendin ku përfundoi gjykimi i Kalifatit, i dërgoi Bediuzzamanin dhe Mehmet Akifin si reformatorë.

Mehmet Akifi, gjatë gjithë jetës së tij është munduar të valëvisë flamurin e një ideje, e cila është mbjellë në Mekë para 14 shekuj që t’i ngjallte njerëzit. Sepse Akifi nuk ka lexuar Kur’anin si ne: Ai ka qenë një besimtar, që nuk ka mund ta lexojë Kur’anin pa u rrënqethur. Sepse, sipas Akifit, Kur’ani dhe shkencat janë dy miq të dashur. Po të bashkohej dija e fesë me shkencat e Evropës vetëm atëherë njerëzimi do të përparonte, sepse shkencat e Evropës janë të vërtetat e pamohueshme të Kur’anit, ndërsa zvetënimi i popujve muslimanë nuk është tjetër veçse nga mospërjetimi i traditave të moralit të bukur të fesë islame. Më poshtë do ta shihni edhe ju se evropianët i kanë marrë shkencat nga muslimanët.

Mehmet Akifi, tërë jetën e tij, u mundua ta zbatonte këtë fjalë të Bediuzzamanit: “Duke pasur në dorë një mrekulli të pashuar si Kur’ani është e tepërt të kërkoj ndonjë argument tjetër. Duke pasur në dorë një mrekulli të vërtetë (si Kur’ani), nuk është fare e rëndë të ngadhënjej ndaj mohuesve.” Pra, pa dyshim, kush ka ndërgjegje dhe besim, tek ai duket shumë qartë një trimëri që rrjedh nga Kur’ani. Pra, në qoftë se nuk mund të shohësh tek besimtarët ndonjë trimëri, dije se ai nuk ka mundur të marrë pjesën e duhur nga kuptimi i Kur’anit. Dija dhe shkenca e vërtetë njeriun e bëjnë modest. Këta shkollarë që mburren sigurisht nuk kanë mundur të marrin pjesën e duhur të studimit. Sepse studimi dhe dija e bëjnë njeriun modest dhe jo mendjemadh.

Dijetarët dhe shokët e Mehmet Akifit e kanë lutur shumë atë që të shkruante një përkthim të Kur’anit, po ai nuk ka pranuar. Pasi shkoi në Kajro, ai filloi ta shkruante përkthimin e Kur’anit. Por pa e botuar, ai e ka shqyer atë ngaqë në Turqi kanë dashur të detyrojnë popullin që ta lexojnë atë në vendin e Kur’anit, bile edhe duke falur namazin ta lexojn atë. Akifi për këtë përkthim thotë kështu: megjithëse me këtë punën time nuk munda t’i bëj dobi askujt, por kam pasur shumë dobi vetë pasi e realizova qëllimin dhe respektin tim të sinqertë ndaj Kur’anit. Përkthimi nuk mund ta plotësoje kurrë komentimin. Një dijetar, duke e komentuar Kur’anin, ka bërë 70 vëllime librash me komente, tjetri 50 tjetri 40, tjetri 20 e kështu numri i tyre ka arritur deri në 350.000.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>