Pas shkatërrimit të të gjitha vlerave njerëzore Kanat Gyner vrau veten. Nga vetëvrasja e saj duhet që të gjithë të nxjerrin një mësim. Veçanërisht nënat dhe baballarët e sotëm...

Lotët e Farukut të frikësuar
Në drekë kur u ktheva në dhomë kuptova lodhjen e orës së parë të mëngjesit. Sapo u shtriva pak, trokiti dera. Si përherë i frikësuar dhe i emocionuar hyri Faruku... Faruku ishte fëmija i një familjeje të varfër, një nxënës shumë punëtor. Besonte se vetëm duke mësuar mund të përballonte shumë probleme që do t’i dilnin përpara. Për këtë arsye, vinte shpesh tek unë, më pyeste dhe donte të kuptonte shumë gjëra. E meta e vetme ishte emocioni dhe frika. Donte të bënte gjithçka brenda një kohe të shkurtër dhe rrjedhimisht bënte panik nga frika e mosrealizimit. Sot përsëri ishte i emocionuar. Nga sytë rrezatohej padurimi me të cilin priste të tregonte diçka. Për ta qetësuar pak i thashë:
“Faruk mos u nxito. Kam kohë, do të dëgjoj deri në fund. Mos bëj panik, ulu pak dhe qetësohu.”
U ul përballë meje. Mora dy çaj. Fillova të bisedoj rreth gjërave të përditshme. Mbas disa minutash filloi të qetësohej.
“Tani po të dëgjoj. Çfarë kishe për të thënë?” - i thashë.
“Sot kuptova një gjë të rëndësishme. Si është e mundur që deri sot nuk e kam kuptuar një gjë të tillë?!” - tha.
“Tani jam kurioz të di se çfarë qenka kjo gjë kaq e veçantë.
Me emocionin e zbulimit të një fakti të rëndësishëm, ngrysi vetullat dhe drejtoi shikimin në një pikë.”
Me një ton habitës:
“Ne gjithmonë analizojmë mjedisin që na rrethon, por harrojmë të analizojmë veten. Harrojmë një gjë të rëndësishme.”
“Çfarë gjëje?”
“Nuk e di nga t’ia filloj. Ne nuk e kuptojmë se si Allahu na ka krijuar kaq të përkryer dhe pa asnjë të metë.”
“Të përgëzoj që ke arritur të kuptosh një gjë të tillë.” - i thashë.
“Fatkeqësisht e kuptova vonë. Për arsye të një ngjarjeje...”
Faruku filloi të tregonte:
“Gjyshja për shkak të tensionit të lartë kaloi paralizë. Nuk sheh nga sytë, veshët i ka normal por nuk dëgjon, gjuhën e ka por nuk mund të flasë. Nuk mund të lëvizë as duart dhe as këmbët. Pse ne nuk e kuptojmë dhe ta vëmë re këtë mrekulli? Zoti na ka krijuar brenda një rregulli aq të përkryer saqë ne ndodhemi brenda kësaj mrekullie dhe nuk e vëmë re. Mendoni sikur të mos shihnim dhe çfarë do të jepnim që të kishim një sy që sheh? Ne çfarë i japim Zotit në këmbim të syve tanë? Po të mos na dëgjonte veshi do t’i jepnim të gjitha për të dëgjuar. Mirëpo ne çfarë i japim Allahut për veshët që na ka dhënë? Sikur të mos kishim mendjen dhe dikush të na e jepte, jam i bindur se atij personi do t’i luteshim dhe t’i përuleshim gjatë gjithë jetës.
Por ne përballë Atij që na ka dhënë mendjen nuk jemi në gjendje të japim obligimet përkatëse. Kujdesem për çdo organ; dorën, veshin, hundën etj., të cilat këto janë brenda një rregulli të përkryer. Por pse nuk arrijmë të kuptojmë detyrimin që kemi përballë Krijuesit? Japim para për të blerë kukullat, po Krijuesi të Cilit nuk i paguajmë asnjë çmim, si do ta falenderojmë Atë? Për mendimin tim kjo duhet të jetë një çështje që duhet ta mendojë çdo njeri.”
Faruku kishte kuptuar një gjë të rëndësishme. Ishte një çështje që duhet ta mësonte dhe të nxirrte mësim prej saj çdo njeri.  Ky ishte fillimi i të jetuarit si njeri. Faruku vazhdoi tregimin:
“Babai e çoi gjyshen në spitale të ndryshme. Harxhoi shumë para. Por gjithë këto shpenzime nuk mjaftuan që ajo të çohej në këmbë. Në fund i thanë se nuk ka shërim. Tani presim vdekjen. Kjo më bëri të mendoj. Një sy që nuk sheh, një vesh që nuk dëgjon dhe një gjuhë që nuk flet, nuk mund ta rregullojnë as doktorët më të mirë. Thonë se nuk kanë ç’të bëjnë. Kjo do të thotë se ai që mund t’i rregullojë është një Fuqi mbinjerëzore. Puna nuk mbaron këtu. Ai na jep ne një fuqi. Nevojat e atij trupi i dërgon në këtë botë. Çdo gjë që hamë, pimë, zbavitemi janë për trupin tonë. Të gjitha këto i jep falas dhe pa asnjë rikëmbim. Si mund të jepen gjithë këto mirësira falas?”
Pashë me vëmendje Farukun me botën e tij të pastër shpirtërore.
“Ne jemi shumë mosmirënjohës. Si nuk i mendojmë këto mirësi? Pse nuk mendojmë për çmimin e tyre? Kalojmë jetën me gjëra të paduhura, të padobishme dhe harrojmë ato që duhen kujtuar. Besoj se dënimi për këtë gjë do të jetë i rëndë dhe i ashpër.”
Lotët e Farukut rrodhën dalëngadalë nga sytë e tij në faqe. Kur Faruku mbaroi fjalën mora një libër dhe fillova ta lexoj:
“O njeri që njeh vetveten. Studio, analizo veten, pëndryshe humb vetinë e të qënurit njeri. Mos kujto se je pa asnjë qëllim. Si mund të jesh ti i paqëllimtë? Njeriu nuk është lënë i lirë që të kullotë kudo. Të gjitha veprat e tij shkruhen, regjistrohen dhe të gjithë këto vepra mblidhen për të dhënë llogari.”
Mendime të ndritura...

Do të vrisja veten
I nderuar zotëri!
Që prej një ore kam në dorë lapsin, para meje letrën dhe jam ulur në tavolinë. Dëshiroj që t’ju shkruaj një letër juve por nuk di nga t’ia filloj. Ndoshta po përjetoj emocionin më të madh që kam përjetuar deri tani në jetën time. Më besoni nuk mund ta mbaj dot lapsin nga emocioni. Shkaqet e këtij emicioni të fortë janë të shumtë. Në radhë të parë jam e emocionuar sepse po i shkruaj autorit, librat e të cilit kanë ndryshuar dhe kanë ndikuar në jetën time. Nga ana tjetër emocionohem se nuk e di se si do të reagoni ndaj historisë që do t’ju tregoj. Por duhet të filloj sepse e kam vendosur një gjë të tillë. Duhet t’ju tregoj juve ngjarjet që kam jetuar dhe njerëzit duhet të nxjerrin mësim nga këto. Ky është një obligim për mua. Ju lutem që të mos më shihni me sy të keq për arsye të ngjarjeve që do të tregoj. Le ta dini që ngjarjet që do të tregoj i kam përjetuar vetë.
Kam lindur në Kërëkkale, në një familje të varfër. Babai dëshironte të bëhej i pasur dhe për shkak të varfërisë pinte dhe shëtiste shumë. Nëna nevrikosej gjithmonë me indiferentizmin e babait. Prandaj në familjen tonë vazhdimisht kishte grindje dhe diskutime. Babai për shkak të grindjeve një ditë kishte vendosur të shkonte në Gjermani dhe kështu u nda nga ne. Edhe pse kanë kaluar 26 vjet nuk është kthyer akoma. Nuk e di askush se çfarë bën, a është gjallë apo ka vdekur. Kjo është një pjesë e dramës së jetës sime dhe më djeg akoma si një plagë e pashëruar.
Të rritesh pa baba, Zoti mos ia qoftë askujt. Ujqërit e uritur i sulmojnë gjithmonë jetimët në pjesët më të dobëta të tyre. Unë kam qenë një vjeçe kur babai ka ikur nga shtëpia. Nëna ishte 19 vjeçe. Përveç kësaj edhe nëna nuk i kishte prindërit. Kisha një dajë dhe një teze që kishte zgjedhur një rrugë të keqe. Nuk qëndruam në Kërëkkale. Nëna ka qenë gjithnjë e ndershme dhe me shumë autoritet. Shkurt ishte si “burrë”. Për një gjë që duhet të bënte nuk e përsëriste dy herë fjalën. Me ndihmën e një kushëriri erdhëm në Ankara. Për nënën time kishte filluar pjesa më e vështirë e jetës. Mendoni se çfarë rreziqesh dhe të papriturash mund t’i ndodhin një vajze të re, pa punë dhe në një vend të madh si Ankaraja!
Kur u rrita fillova të kuptoj se sa e vështirë është të jetosh vetëm. Nëna ishte martuar një herë dhe nuk dëshironte të martohej përsëri. Për këtë shkak përjetoi vuajtje të mëdha. Kur unë hyra në klasë të parë, për nënën kishin filluan hallet që s’kishin të mbaruar. Një grua pa para, e vetme, që përpiqej shumë për mua, deri kur do të mund të duronte përballë kësaj varfërie? Brenda një kohe të shkurtër ajo ishte lodhur si moralisht ashtu edhe fizikisht. Nëna e cila kur dilte përjashta dukej e fortë dhe e pathyeshme, kur vinte në shtëpi qante deri natën vonë. Kur unë fillova shkollën tetëvjeçare fillova të kuptoj më mirë gjendjen e nënës. Disa njerëz që e dinin që isha pa baba, filluan të më shqetësonin. Me kalimin e viteve jeta ime ishte bërë një ferr i vërtetë. Nga njëra anë nëna e sëmurë, nga ana tjetër rreziqet e shumta që më kanoseshin. Isha vetëm dhe e pashpresë. Kushtet e jetesës dhe ujqërit e rritur më frikësonin. Fillova të them pse o Zot, pse gjithë këto vuajtje neve? Fillova të mohoj ndihmën e Zotit, sepse edhe familja ime ishte shumë larg besimit. Në shkollë të mesme nga gjendja e mjeruar hyra edhe në një grup shokësh të papërshtatshëm. Kisha filluar të pija cigare, pije alkolike dhe gjëra të tjera. Nëna mërzitej shumë për gjendjen time dhe përpiqej që të më largonte nga ai grup. Pas gjithë këtyre ngjarjeve nuk e kisha humbur ndershmërinë ose kështu mendoja. Duke ndjekur këtë rrugë kisha filluar të përkrahja mosbesimin dhe të pranoja mendimet e majta. Me mosbesimin doja të merrja hak ndaj Allahut, kurse me bindjet e mia të majta ndaj shoqërisë. Nëna për shkak të sëmundjes së rëndë dhe vuajtjes që ndiente për mua vdiq në një moshë të re 37 vjeç. Unë tashmë kisha mbetur krejt vetëm. Nganjëherë bashkë me shokët shëtisnim nëpër vende të ndryshme dhe kishte netë që nuk kthehesha në shtëpi. Ndër ato netë nëna dha shpirt. Kjo gjë më bëri edhe më agresive ndaj shoqërisë dhe njerëzve. Nuk kisha qenë pranë njeriut më të dashur të jetës sime, në momentet e fundit të jetës. Këtë gjë nuk mund t’ia falja vetes. Mora një vendim do të vrisja veten. Dhe për këtë gjë kisha filluar të bëja plane. Nuk më kishte mbetur ndonjë arsye për të jetuar.
Shkolla kishte mbaruar dhe në grupin ku shkoja kisha humbur çdo gjë, isha pa besim. Mbas vdekjes së nënës nuk më mbetej asgjë. Kisha përcaktuar vendin dhe orën e vetvrasjes. Kjo punë do të mbaronte pas dy ditësh. Pse dy ditë? Gjatë këtyre dy ditëve duhet të merrja hak ndaj dy njerëzve që kishin shkatërruar jetën time. U ktheva në shtëpinë ku kishte vdekur nëna për të rikujtuar edhe një herë ato që kisha përjetuar aty me të. Shtëpia ishte e mbyllur. Njerëzit si duket nuk kishin treguar respekt për kujtimin e nënës dhe e kishin mbyllur shtëpinë. Duke menduar para derës erdha në vete nga zëri i një gruaje të moshuar.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>