KRYESIA E MUSLIMANËVE TË AKADEMISË FETARE

Më 12 gusht të vitit 1918, u hap organizata me emër “Dar-ul’hikmetuliİslamije”. Mbreti ishte Sulltan Mehmet Reshati, kurse Kalife e muslimanëve ishte zotëri Musa Qazimi.

Kjo organizatë u themelua në kohën e fundit të osmanlinjve dhe qëllimi i kësaj shoqate ishte që të mbronte interesat e shtetit, të zgjidhte problemet e besimtarëve të popullit musliman, si dhe të qëndronte ndaj sulmeve që vinin dhe t’iu jepte përgjigje atyre brenda moralit islam. Njësoj do të veprohej edhe me gazetë dhe revistë, me një metodë që do t’u përshtatej metodave të kohës dhe do të plotësonte nevojat fetare. Pyetjet vinin edhe nga të huajt dhe kishte nevojë për t’iu dhënë përgjigje edhe atyre, bash në atë kohë, kur në çdo vend, në shoqatat e shtetit pati filluar të vlerësohej kultura perëndimore. Në këtë kohë, detyra kryesore e kësaj organizate ishte që të mbronte interesat e fesë islame.

Në këtë organizatë, si anëtarë më të zgjedhur e patën marrë detyrën nëntë vetë. I pari ishte Bediuzzaman Said Nursiu, kryesekretar u bë Mehmet Akifi, që në atë kohë ishte profesor i letërsisë së gjuhës turke. Në atë kohë, për të zgjidhur problemet e popullit, Bediuzzamani dhe Mehmet Akifi takoheshin shpesh në këto dy gazeta, që dilnin me emrin ‘Sëratul-mustekim’ dhe ‘Sebilur-reshad’. Sigurisht nga këto kontaktime të tyre, Akifi mundi ta vlerësonte Bediuzzamanin për të cilin pati thënë: Shumë dijetarë të famshëm të Evropës mund të bëhen vetëm nxënësit e Bediuzzamanit, e asgjë më tepër.

Brenga e këtyre dy personave, pra e Bediuzzamanit dhe e Mehmet Akifit ishte vetëm derti i përpjekjes për popullin islam, se si të lartësohen dhe si të përparojnë këta popuj dhe se si ata të mos bëhen pré e lojërave dhe intrigave të huaja. Meqë koha ka ndryshuar, edhe metoda e jetës duhet të ndryshohet. Bediuzzamani ka thënë: Fakti që disa udhëheqës vazhdojnë të udhëzojnë me metoda të vjetra, është njësoj sikur t’i marrin njerëzit dhe t’i çojnë në kohërat e vjetra. Për këtë arsye, - vazhdon thotë ai - fjalët e ligjëruesve që po ligjerojn nëpër xhami po mbeten pa ndikim.

Mendimi i Mehmet Akifit që ishte t’i bashkonin shkencat ekzakte me ato të fesë. Bediuzzamani, hala shumë më herët, pati thënë si aforizëm:

“Drita e ndërgjegjes jan shkenct fetare. Kurse drita e mendjes është kultura e shkencave të ekzakte. E vërteta jep dritë atëherë kur bashkohen këto dy shkenca. Me këto dy krahë nxënësi përparon. Po qe se ndahen këto shkenca, teologu bëhet fanatik dhe shkollari bëhet mohues e tradhtar.” Me rregullat dhe disiplinimin e shkencave ekzakte, me edukatën morale dhe me përfitimin e shkencave të fesë, nxënësi, duke garantuar diturinë e duhur, bëhet si shpendi me dy krahë. Përndryshe nxënësi do të lëvizë kundër erës, në drejtim të prapambeturisë. Sot teologëve duhet t’iu tregojmë se jemi duke jetuar në shekullin ku po sundon shkenca. Nëse ti e kundërshton shkencën me fanatizëm, atëherë nuk ke mundësi të përparosh dhe do të mbetesh me disa pleq e jo më tepër. Bediuzzamani me këtë fjalë, para 100 vjetëve, e ka vërtetuar mendimin e Mehmet Akifit. (Sot një udhëheqës që zë vend pranë të rinjve, ai shkon drejt përsosshmërisë. Po që se zë vend pranë pleqve shkon drejt varrit.) Bediuzzamani, duke përgjigjur pyetjeve të kryetarëve të fiseve, iu thotë atyre kështu:

Tani detyra jonë kryesore është: Duhet të përmirësohemi dhe të shpëtojmë nga fantazitë e ndryshme. E dyta: Inshaallah do ta shpëtojmë prej atyre që duan ta zhdukin fenë islame dhe që duan të fusin tradita që nuk pajtohen me fenë. Ja, pra, në realitet feja islame nuk e pranon fanatizmin që rrjedh nga mospendimi. Feja islame kërkon që ti t’i pranosh të vërtetat e fesë duke i shqyrtuar çështjet, e jo t’iu qasesh atyre me paragjykim. Mendimi im është se fanatizmi i ashpër është tek ata që kopjojnë evropianët dhe mohuesit. Ata, për shkak të fanatizmit, janë lidhur me dyshime të pathemelta. Këto mendime të tyre nuk iu kanë hije fare dijetarëve që veprojnë në bazë të argumenteve.

Mehmet Akifi hidhërohej shumë ndaj atyre që përpiqeshin të studionin, duke u larguar nga qëllimi kryesor dhe që përpiqeshin të përparonin vetëm në degën gramatikore, duke mos u interesuar për themelet e besimit. Bile kur feja është duke përballuar me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ata mundoheshin të zgjidhnin enigmat e ndonjë teksti. Për këtë, Bediuzzamani, në librin e tij“Muhakemat”, thotë: “Medresetë - shkollat fetare që nuk po përparojnë kanë nevojë për një përmirësim. Ato duhet të rregullohen që t’ia arrijnë qëllimit. Në teologji qëllimi nuk është të studiosh arabishten. Gjuha arabe është një mjet për njeriun atë që ta çoje drejt zotërimit të besimit të palëkundshëm, duke të bindur për kushtet e besimit që ti t’i plotësosh ato pa mangësi. Gjuha është rroba e kuptimit, kuptimi meriton kujdes. Dua t’iu tregoj realitetin atyre: duke qenë nevoja që rrobat t’i rregullojnë për shtatin, ata duan të gdhendin trupin që t’u përshtatet rrobave.

Nga këto çështje që treguam deri më tani, shihet se si Mehmet Akifi, ashtu edhe Bediuzzamani janë shqetësuar dhe janë munduar shumë për përmirësimin e këtyre problemeve themelore.

Bediuzzamani u mundua shumë që në qytetin e lindjes Bitlis të hapte një universitet të ngjashëm me Universitetin “El-ezher” të Kajros, që në të të studioheshin shkencat ekzakte, bashkë me ato të teologjisë.

Bediuzzamani, duke folur në shumë vende, ia njoftoi popullit këtë dëshirë. Bile, pas shumë kohe, edhe nga kuvendi pati garantuar financimin e saj. Por kjo ide, për shkaqe të ndryshme, mbeti pa u realizuar. Pastaj ai i përvoli krahët vetë dhe filloi ta komentonte Kur’anin Famëlartë. Duke komentuar vetëm ajetet e besimit ai shkroi librat e Risale-i Nur-it. Duke u mbështetur në argumentet shkencore ai nxori librin “Të vërtetat e besimit”. Ato libra sot po i lexojnë edhe studiuesit edhe shtresa e thjeshtë e popullit. Bediuzzamani duke qenë i dënuar, edhe pse ishte i pafajshëm, ai edhe burgjet i bëri shkollë dhe burgjeve ua vuri emrin “Medrese-i Jusufije”(sepse pejgamberi Jusuf a.s., kur u burgos, e pati bërë burgun shkollë.)

Njësoj si Mehmet Akifi, edhe ai i përmbahej mendimit se studentët, duke mos e harruar fenë, kur të arrijnë njohuri edhe në shkencat ekzakte, atëherë do të arrijnë në vendin e duhur. Për realizimin me sukses të këtij mendimi u dogj edhe zemra e Akifit, sepse ai e dinte shumë mirë se si udhëheqësit e teologjisë që u patën bërë fanatikë, po ashtu edhe shumë shkencëtarë patën hyrë në rrugën e masonizmit. Shtresën e hoxhallarëve ai e kritikonte vazhdimisht duke i stimuluar ata që të mësonin edhe shkencat ekzakte. Duke vazhduar, ai thoshte se meqë nga vdekja nuk ka shpëtim, atëherë duhet të mos harrojmë se feja islame nuk është fanatizëm, nuk është një gjë pa rezultat, nuk është det i injorancave, nuk është një grumbull me gjëra boshe. Kush lexon dhe kush heton, le të kthehet në shekujt e kaluar dhe le të shohë se si kanë qenë njerëzit e atëhershëm kur ka ardhur feja. Duke u turpëruar prej lindjes së vajzës së vet, babai e ka mbytur vetë vajzën e tij. Të varfrit kanë qenë skllevër, pasanikët janë martuar me mbi 40 gra. Disa mohues shpifin se gjoja Muhammedi a.s.m. e ka shkruar vetë Kur’anin. Si ka mundësi ta ketë shkruar vetë Kur’anin, kur ai nuk ka ditur të shkruante dhe të lexonte?!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>