– Erdhën babi.
– Kush erdhi moj bijë? – pyeti z. Shefik.
– Njerëzit e Hz. Aliut. Sa të qeshur janë. Do të më shëtisin...
Z. Shefik dhe e shoqja nuk panë askënd përreth. Por ato e kishin kuptuar se vizitorët ishin melekët e dërguar nga Zoti për të kryer detyrat e fundit. Një njeri si Nurija që gjatë gjithë jetës kishte lexuar për Hz. Aliun edhe në momentet e fundit të jetës hyn në atmosferën shpirtërore të Hz. Aliut dhe jep shpirt. Shoku im Shefiku e shpjegon këtë ngjarje shumë i gëzuar duke thënë: “Faleminderit Zotit vajza ime vdiq si një shehide me iman. Imani (besimi) është pasuria më e madhe që duhet fituar.”
Kishte të drejtë. Pasuria më e madhe e një njeriu është që të hyjë në varr me besim, duke fituar jetën e përhershme. Zoti na e bëftë të mundur edhe neve një gjë të tillë.

Historia e një vajze të re, viktimë e heroinës
Një histori e dhimbshme e një vajze që kishte harruar dashurinë, ngrohtësinë familjare dhe ishte mërzitur nga grindjet e vazhdueshme mes prindërve. Kjo dramë shoqërohet me shembujt që tregojnë edhe rrugën e kobshme, humbjes që ndoqi vajza. Një jetë e filluar me shpresë, vite të kaluara plot dhimbje dhe një natë e shoqëruar me vetëvrasje. U kushtohet të gjithë atyre që frikësohen për fatin e fëmijëve...
Emri Kanat Gyner... Lindi në vitin 1970. Për arsye të mendimeve komuniste të babait, e kaloi fëmijërinë në zona të ndryshme të vendit. Filloi studimet për mjekësi në Universitetin e Stambollit. Për tetë vjet me vështirësi të madhe erdhi deri në vitin e katërt. Boshlleku shpirtëror, shpërqëndrimi i idealeve, shoqëria e keqe dhe përdorimi i heroinës, nuk i dha mundësinë ta çonte deri në fund jetën. Le ta marrim në dorë këtë histori të dhimbshme nga shënimet e shkruara para vetëvrasjes.
d
“Në dorën time kisha shiringën, nuk lëviza. Ishte diçka klasike, por edhe unë duhet të lija diçka pas. Mendova që njerëzit duhet ta dinë që zgjodha vdekjen. Në të vërtetë nuk kam asnjë borxh. Duke menduar se çfarë të shkruaj nuk e di nga t’ia filloj, nuk kam dëshirë të vdes e plakur bashkë me kaderin tim.
O njerëz, unë vendosa që të vdes sepse njerëzit si unë që janë bërë 27 vjeç nuk meritojnë të jetojnë më shumë. Mirë që vendosa të vdes. S’ka rëndësi, akoma mendoj për të hyrë në skenë, duhet një hyrje, unë di daljen nga skena jo hyrjen në të. Kujdesuni për veten dhe qëndroni larg sëmundjeve të këqija. Në fakt nuk kam përse të njoftoj ndonjërin nëse vdes, por s’ka gjë unë përsëri po i shkruaj disa rreshta. Të paktën duhet t’i sqaroj familjes sime shkaqet e vdekjes. U shkatërruan nga unë. I turpërova ato duke bërë gjëra që nuk i prisnin fare. Ata më rritën vetëm që të tjerët të thonë se sa fëmijë të mirë paskeni rritur. Veçanërisht nëna...
Zakonisht nënën nuk e shihja shumë, ajo vazhdimisht punonte. Ajo nuk thurte diçka, nuk qëndronte në shtëpi për të bërë byrekë dhe ëmbëlsira si nënat e fëmijëve të tjerë. Duhej të punonte. Vazhdimisht ankohej, por në të vërtetë ishte e apasionuar pas punës. Shkonte në mëngjes dhe kthehej në mbrëmje. U rrita nga njerëz të paarsimuar. Nuk i doja dhe gjithmonë dilja jashtë për të luajtur. Preferoja rrugën pranë shtëpisë. Kur isha 10 vjeçe reformat si në shtëpi ashtu dhe jashtë më ndikuan tepër, sidomos më vonë ndarja e babait me nënën.
Në vend ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe në rrugë kishte ndalim qarkullimi. Po atë vit u shpërngulëm në një qytet të vogël në Anadoll. Tashmë kur prindërit e mi grindeshin e merrte vesh gjithë lagjja dhe vinin të ndërhynin. Përgojimet ishin gjëja më e zakonshme. Qyteti ishte ndarë në dy grupe: njëra që mbante anën e nënës dhe tjetri që mbante anën e babait. Unë kisha mbetur nga ana e nënës. Mbas ikjes tek gjyshja një ditë u kthyem të marrim rrobat me nënën, ndërkohë që babai ishte në punë. Në takatuke ishte krijuar një grumbull i madh i cigareve të pira. Babain e doja shumë por ndikimi i shoqërisë bënte që të mbaja anën e nënës. Tashmë ata do të ndaheshin. Nëna kujdesej shumë për mua, së fundi gjyqtari do të merrte edhe mendimin tim për ndarjen. Vëllai ishte akoma i vogël dhe nuk kuptonte asgjë. Në fillim qëndronte me ne pastaj nuk e di se si u bë qëndroi me babain dhe gjyshërit.
Një herë kujtoj që në mes të rrugës babai dhe nëna kanë qenë duke u shqyer, duke u tërhequr njëri nga njëra anë dhe tjetri nga ana tjetër. Pas kësaj ngjarjeje u bindën që vëllai të qëndronte me babain. Pastaj shkuam në gjykatë. Gjykatësi më pyeti përreth ngjarjes dhe unë përsërita ato që kisha mësuar:
– Babai pinte shumë, nuk kujdesej për ne, sillej keq me nënën.
Avokati mbrojtës i babait kërkoi që të mos merret parasysh mendimi im për arsye të moshës së vogël, por unë kundërshtova. Gjyqtari e pranoi dhe u morr vendimi që të qëndronim një vit të ndarë. Ai vit ishte shumë argëtues. Babai vinte të na merrte fundjavave dhe ne bënim çfarë të donim. Më kishin blerë edhe një biçikletë. Nga ana tjetër babai përpiqej që të bashkohej përsëri me ne. Më në fund nëna pranoi dhe u bashkuam. Në të vërtetë babain e doja shumë dhe akoma e dua. është një ndër njerëzit më të këndshëm që kam njohur. I ngrohtë, i dashur dhe i ndershëm. I beson tepër njerëzve dhe është për këtë arsye që shumë herë mbetej i zhgënjyer nga ata. Nuk vidhte, por njerëzit që nuk vidhnin nuk i donte askush në këtë vend. Në natën e 12 shtatorit (kur u bë grushti i shtetit kundra komunistëve), policia erdhi në shtëpi dhe arrestuan babain. Dyshonin për një vjedhje por sigurisht që nuk gjetën gjë. Ndoshta me të vërtetë ishte socialist por asnjëherë nuk a qenë komunist. Nuk pranonte që disa gjëra të zgjidheshin me ndihmën e armëve.
Periudha e adoleshëncës më kaloi e çrregullt. Thashethemet e njerëzve na shoqëronin kudo. Ngaqë pata një zhvillim të shpejtë fizik nuk më lejonin t’i hipja biçikletës. Nuk e harroj kurrë një herë, nëna më zuri duke u zënë me disa fëmijë. Atëherë hëngra një dajak të mirë nga ajo.
– A do të bëhesh prostitutë?
– Jo, nuk kisha një qëllim të tillë.
I gjithë fisi frikësohej nga kjo gjë...
Isha mërzitur shumë në atë qytet. Duhet të ikja sa më parë që aty. Prindërit nga një anë donin të më shkollonin, nga ana tjetër binin në grackën e thashethemeve të të tjerëve. Duhanin e fillova në moshën 15 vjeç. Pijen e kisha filluar më parë në sajë të babait. Në moshën 17 vjeçe shkova në Stamboll. Isha krejt vetëm.
Fillova të hyj në çfarëdo lloj ambjenti. Në fillim hyra në klubet e fakultetit. Zakonisht në këto vende të rinjtë gjejnë të dashur. Edhe unë të dashurin tim të parë e gjeta aty. Emri dhe karakteri i tij nuk ishin të rëndësishëm. Një nxënës që nuk e kishte mbaruar shkollën për vite me radhë. Tani filluan ditët e qëndrimit nën urë. Të pirit të tepërt, këndimi i këngëve... Në fund e gjeta veten në shtratin e tij. Isha e lirë...
Kur del jashtë del vetëm me mendimin që të sorollatesh, shkon në shkollë, ikën nga mësimi. A është liri kjo? Jo, ti nuk je e lirë, në mendimet e një të burgosuri bile ka më tepër liri se ndër të miat. Nuk mund të kthehem në shkollë. Dua të pi! Nuk dua të lodhem nga mendimet, dua të jem e lumtur. Po ku është kjo lumturi... Ditët kalonin nën urë. Nën urë ishte bërë adresa ime e dytë. Aty pija sa të mundja bashkë me të tjerët. Por kur më dilte pija fillonin dhimbjet e vërteta. Dhimbje të padurueshme... Kam turp nga vetvetja, urrej ato që bëj. Le të shkatërrohet kjo jetë dhe një njeri i tillë. Merrja pjesë në mbledhjet e shokëve të shthurur. Duke qeshur me veten i pranoja të gjitha fjalët e tyre. Ata vetë nuk i besonin atyre që thoshin. Shokët e mi ishin të tillë. Me ata haja, pija, flisja, dashuroja, bëja çfarë të doja në çfarëdo ore dhe si të më vinte, flija, çohesha, nuk laja as fytyrë as nuk rregulloja krevatin. Një jetë e tillë... Me kalimin e ditëve kjo jetë u bë më e padurueshme, sa të dashur, sa tradhëtime... Duke e menduar veten, e urrej më tepër, më vinte t’i bija murit me kokë dhe pas dështimeve të shumta shkatërrohesha. Me sjelljen time arrita të tradhëtoj edhe të dashurin tim të fundit Alpaj. Nuk mund të duroja më. U sëmura, më dhimbte i gjithë trupi, i urreja të gjithë. Familja i preu shpresat kur lashë edhe shkollën. Ku kisha gabuar? Të kisha pasë një fëmijë nuk do ta nxirrja nga shtëpia për të rënë në një grackë të tillë. Aq shumë kisha gabuar... E dija se çfarë duhet të bëja... në shtëpi nuk është askush... Nuk më mbeti gjë tjetër për të shkruar. Mbaroi gjithçka!...”
Kanat Gyner

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>