ÇFARË KA THËNË MEHMET AKIFI PËR GJUHËN OSMANE?

Pas çlirimit, një mohues e detyruan të shpikte fjalë për ta detyruar popullin që të largohet nga gjuha e Kur’anit, pra nga arabishtja. Në këtë kohë Akifi u shpreh kështu: Gjuha e letërsisë duhet të thjeshtohet, (dialekti është tjetër) që ta kuptojnë njerëzit. Ky është një detyrim për udhëheqësit. Mos e prekni gjuhës osmane sepse turqit osmanlinj, nga që nuk kanë qenë nacionaliste negativë, për hatërin e Kur’anit dhe për hatër që arabishtja është gjuha e xhenetit, kanë marrë shumë fjalë nga arabishtja dhe kjo gjuhë u përhap nëpër të gjithë vendet ku kanë sunduar osmanlinjtë. Tani, përse po shpikni fjalë për të cilat populli nuk ka dijeni? Gjuha osmane, deri sa ka ardhur këtu, ka kaluar shumë shekuj. Tani, për një vit t’i do ta mohosh atë dhe do të formosh një gjuhë krejtësisht tjetër, gjë që nuk është aspak e drejtë dhe realë. Sepse, jo nëpër vendet ku kemi sunduar, po as populli turk, me gjuhën që jeni duke shpikur, nuk do të mund të merren vesh me njëri-tjetrin. Shumë fjalë të gjuhës turke shpikur pasandej nuk kan kuptim.

Po qe se nuk e braktisim gjuhën e osmanlinjve, i ngazëllejmë dhe i përfitojmë zemrat e kryetarëve të shumë popujve me të cilët kemi qenë bashkë deri dje dhe mblidhemi nën një çati. Nuk duhet të harrojmë edhe se, duke mos braktisur germat arabe, duhet ta përdorim edhe shkronjat latine që të bëhemi shteti i botëkuptimit. Sepse vendi ynë ka qenë vendi i Kalifatit për disa shekuj. Kur ne nuk përçahemi në grupe sipas kombeve, atëherë bashkëpunojmë në shumë degë dhe lëmenj. Kur ata e pranojnë nga zemra fenë islame, ata bashkëpunojnë ditë e natë në secilën degë të shkencës. Më në fund, nga bashkëpunimi i kombeve të ndryshme fitohet një përparim i përgjithshëm. Vetëm kështu të gjithë popujt e ndryshëm i shërbejnë kalifatit islam dhe shtetit osman.

Në qoftë se ju vendosni të veproni në këtë mënyrë, edhe ne bashkëpunojmë me ju. Bile me tërë fuqinë dhe mundësinë që kemi në dorë.
“Ata nuk e pranuan këtë formalizëm dhe me këtë nuk u pajtua asnjëri.”

Ja pra shihni çka na solli kundërshtimi i këtij propozimi. Që afër 80 vjetë ligjet e masonëve dhe sistemi i laicizmit na solli më një gjendje që jemi duke i parë ende edhe sot gërmadhat dhe flakët që i sollën disa mohues popullit musliman turk. Shpëtimi i këtij populli realizohet atëherë kur ata të lidhen me zinxhirët e fesë së vërtetë islame, me të cilën ata kanë qenë të lidhur edhe më parë. Osmanlinjtë në një kohë kanë sunduar 25.000.000 km katror të botës. Këtë nuk mund ta pranojnë ata që janë mohues dhe mendjeshkurtër. Më tregoni, si mund të ma tregojë shijen e një pjeshke që është duke e ngrënë shoku im? Ai nuk mund të ma tregojë ndryshe veçse kur të ma japë një copë që ta provoj. Njësoj, edhe mohuesi nuk e di vlerën dhe shijen e besimit plotësisht pa i besuar duke bindur kushteve të fesë islame.

Jo vitet, por edhe shekujt po kalojnë dhe udhëheqësit po e vazhdojnë jetën me pakujdesi, duke mos e kryer detyrën ndaj popullit të thjeshtë. Ata duhet ta bëjnë detyrën ndaj tyre dhe duhet ta kalojnë kohën duke ua sqaruar dhe treguar besimin islam. Ata nuk vrapojnë për hir të All-llahut, por po e humbin kohën duke rendur pas dëshirave kalimtare. Edhe për këtë ne e kemi fajin, sepse është shumë lehtë t’ia hedhësh fajin tjetërkujt. Ndërsa, së pari, ne fajin duhet ta kërkojmë tek vetja. Ne, së pari, duhet ta zbatojmë vetë udhëzimin e duhur, e pastaj të tjerët kur të shohin tek ne ndonjë shembull të mirë, ndoshta edhe ata do të vrapojnë ta bëjnë detyrën e tyre. Sepse kur dëmtohet populli, dëmi së pari na prek ne. Dëmi që vjen nga mosbërja e detyrës së duhur, së pari na dëmton ne.

Akifi, duke ndier nevojën e përgjegjësisë së mosbërjes së detyrave ndaj popullit, pas luftës vendosi që ta sakrifikonte veten në rrugën e udhëheqësish. Për këtë, na tregon shoku i tij, Eshref beu:

Mehmet Akifi kishte dëshira të flaktë që t’i udhëzonte vendet e prapambetura të botës. Për këtë arsye ai e sakrifikonte veten që t’i mësonte shkencat e fesë islame dhe ta mësonte shkakun e mospërparimit, si dhe ta kuptonte se për çfarë dije e kulturë ka nevojë kjo kohë. Akifi i kritikonte vazhdimisht udhëheqësit tanë. Atyre ai iu tregonte misionarët e krishterë që punojnë ditë e natë që të përhapin një fe që i ka kaluar koha. Për këtë arsye, ai i thoshte Eshref Edibit: “Ah, vëllai im i dashur... Përse tek dijetarët tanë nuk është ky vullnet? Përse ata nuk i shohin misionarët e krishterë, si e sakrifikojnë ata veten dhe se si vrapojnë ditë e natë pas një ideje të pathemeltë? Allahu i madhëruar na ka dhuruar ne një fe dhe po na urdhëron të përparojmë duke studiuar shkencat ekzakte, që me to t’i shërbejmë njerëzimit, duke mos harruar se një ditë patjetër do të shkojmë në jetën tjetër. Për këto begati, a nuk duhet ta sakrifikojmë jetën tonë? Vetëm me këtë ide bota shndritet, amoraliteti dhe prapambeturia marrin fund. Me të vërtetë, gabimi i dijetarëve tanë është i madh. Inshallah lufta merr fund, e pastaj, unë tërë jetën time do ta sakrifikoj në këtë rrugë.

“Eshref Edipi thotë se e di që pas lufte u përpoq shumë që të gjente mundësi që t’i kontribuonte kësaj ide, por mjerisht nevojat e shtëpisë nuk e lanë Akifin t’ia kushtonte veten idesë së tij, megjithatë me shkrime e poezi punonte vazhdimisht për këtë temë. Më në fund, Akifi, me këto derte, i mbylli sytë e dha shpirt.

Bediuzzaman Said Nursiu ishte bashkëmendimtari dhe shoku i afërt i Mehmet Akifit, me të cilin ai vazhdimisht nuk e ka shkëputur marrëdhënien e mendimit. Ngaqë Said Nursiu i plotësoi mendimet e idesë së udhëzimit të Akifit, “pas disa viteve Akifi, duke qenë në Kajro, kur i kishte shkruar donjë letër Eshref Edipit e pyeste atë për Bediuzzamanin: Si është me shëndet, ku është tash? Ai pyeste vazhdimisht për të, sepse sigurisht e dinte se nëpër burgje dhe internime Bediuzzamani shkruante Risale-i Nurin ( frangmentet e dritës) si “receta”. Kurse edhe në poezitë e tij më një vend kështu thotë:

O All-llah dërgoje atë dritë, se mjaftë në këtë errësirë Sepse u ngulçit horizonti i popullit në këtë vështirësirë

I falenderojm All-llahut që u pranu lutja e Mehmed Akifit dhe Bediuzzamani Nëpër errësira te burgjet i shkruati këto libra dhe këto jan ilaç për sëmundjen serioze të popullit. Librat e Risale-i Nurit janë duke plotësuar zbrazësinë e idesë së Mehmet Akifit dhe ato do të bëhen melhem për të shëruar plagët e sëmundjeve të kësaj kohe. Akifi, kur ka bashkëpunuar me Bediuzzamanin në shoqatën e akademisë islame, ka thënë: Unë po të kisha pasur talentin dhe mendimet e Bediuzzamanit do të kisha mundur të jepja shumë më tepër rezultate. Tani, pa asnjë mëdyshje, deklarojmë se në shekullin e 20-të, Turqia ka pasur dy persona të paarritshëm, njëri është Bediuzzaman Said Nursi, që ka qenë stërnipi i Pejgamberit Muhammed a.s.m., tjetri Mehmet Akif Ersoji me orgjinë shqiptare.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>