Një krijesë e tillë që është në një formë shumë të bukur, All-llahu xh.sh. e ka krijuar nga hiçi, dhe përpara tij ka parashtruar mirësitë e panumërta. Dhe në qoftë se e meriton, Ai i ka premtuar atij një lumturi mahnitëse, kënaqësinë e së cilës nuk mund ta imagjinosh dot. Pra për këto mirësi të pafundme njeriu duhet ta dojë All-llahun më tepër se çdo gjë tjetër. Sepse kujt ia sheh hajrin më tepër atij duhet t’i jesh më tepër mirënjohës.

2- Pastaj njeriut i takon të dojë Profetin Muhammed a.s.m. me anën e të cilit All-llahu na ka dërguar ne fenë e vërtetë dhe na ka shpëtuar nga shqetësimi më i madh i pyetjes që imagjinon njeriu: “Çfarë jam unë, nga kam ardhur këtu, kush më ka dërguar, për çfarë kam ardhur, dhe në fund ku do të shkoj”.??? Dhe me transmetime të vërteta theksohet se kur ka lindur Ai i Bekuari nuk ka qare si tjere, por Ka thënë “Ummeti Ummeti.” Ah ummeti im. Nje soj edhe në ditën e gjukimit secili do të mirret me dertet e tij, kurse Profeti Muhammed a.s.m. prap, “Ummeti Ummeti” dotë thuaje.

3- Duhet të dojë atë që u bërë shkak që të gjejë dhe të mësoje fenë e vërtetë (dijetarin hoxhën) pasi me të ka zotëruar një mundësi të shpëtoje nga zjari i xhehennemit dhe ta meritoje përjetimin e lumturisë së xhennetit në një periudhë që nuk soset asnjëherë. Këtu, a kuptuat se kush është bamirësi më i madh?

4- Më pas do ta dojë nënën e tij, të cilës All-llahu i ka dhënë mëshirën për të mbrojtur fëmijën e saj dhe me këtë e ka bërë heroinë të mëshirës

5- Pastaj do ta dojë babain e tij, të cilin Allahu e ka bërë një mjet transporti i riskut për fëmijën e tij atë dhe si një mburojë që ta ruajë atë nga dëmet, dhe me radhë sipas mirinjohes.

Edhe një shembull për të kuptuar më mirë se sa e vlefshme është feja. Një shok i Profetit Muhammed a.s.m. Ibni Ebu Vakkasi që është i pesti mysliman dhe i shtati që në këtë dunja ka marrë lajmin e myzhdes- sihariqit me xhennet.

 Ngaqë Ibni Ebu Vakkasi u bë mysliman nëna e tij i thotë: “O biri im! Ose braktise atë fenë e huaj që ke hyrë duke braktisur fenë e gjyshërve të tu, ose unë do të mbys vetëveten duke ndenjur në diell pa ngrënë dhe pa pirë.”

Djali i lutet nënës: “Jo nënë se gabim e ke!” Ajo prap vazhdon duke thënë: “Unë nuk e ndërroj mendimin tim.” Në këtë rast Ebu Vakkasi i thotë nënës së tij: “O nëna ime! Sikur të kesh ti shpirtra sa numri flokëve në kokën tënde dhe çdo ditë të të dalë nga një, unë nuk e braktis fenë time!”

Pas këtyre tregimeve që bëmë deri tani, të shohim se për çfarë mund të flasë njeriu fjalët që atij nuk i kanë hije. Tani t’ua tregoj një thënie shumë të bukur, që e ka folur një njeri i shenjtë: “Njeriu është fshehur nën gjuhën e tij” Domethënë: Fjalët e njeriut janë pasqyrë e kapacitetit të tij kulturor. Ai atë di, atë flet, me atë gjykon. Të presësh diçka tjetër nga ai njeri, është çmenduri. Sepse, përveç njeriut, All-llahu xh.sh. e ka edukuar secilin send me frymëzimin e Tij duke u dhënë atyre edhe kushtet e jetës së tyre. Por njeriun nuk e ka edukuar fare. Atë ia ka lënë në dorë prindërve dhe sistemeve të shteteve ku jetojnë. Për këtë, në këtë kohë, prindërit besimtarë që jetojnë në shtetet laike duhet të përpiqen shumë për të rritur fëmijë besimtarë. Duhet të mundohen shumë që t’i dalin zot fëmijëve. Pra, po qe se nuk i dalin zot dhuratës më të madhe të All-llahut xh.sh., nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se braktisin një fëmijë të pamëkat që të bëhet një copë dru për zjarrin e xhehennemit.

Fëmijëve tanë ne do t’ua mësojmë edhe shkencën materiale të kësaj jete. Por meqë kjo botë është kalimtare, sot është një kohë që ka nevojë që të argumentojmë shkencërisht besimin tonë, që të bindemi dhe të mos kemi asnjë dyshim ndaj Krijuesit që na ka krijuar prej një qelize.

Disa dijetarë fanatikë na kritikojnë duke thënë çfarë bëni po paraqitni argumente, kurse ne myslimanët si argument kemi Kur’anin famëlartë. Për ne ajo është mjaft! Po vëlla i dashur! Kur’ani për besimtarët është argument! Por çfarë i ndikon Ajeti Kur’anor atyre që filozofia materialiste ua ka zbritur mendjen në sy? Ata për t’i besuar një sendi duan ta shohin me sy atë.

Pra njerëzve që janë bërë ateistë nuk i lexohet Ajeti Kur’anor. sepse ai nuk i zë besë Allahut dhe ti ,fjalën e Allahut, Kur’anin, do t’ja lexosh atij. Ne atyre ua fusim në sy Ajetet e mëdha të Universit. Edhe Kur’ani me Ajetin na kthen kokën nga Universi dhe na thotë: ”Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. ( Ali Imran 190) Për këtë arsye nuk mjafton të lexohet vetëm përkthimi i Kur’anit. Për këtë është e nevojshme të lexohen edhe komentet e Kur’anit. Veçanërisht në këtë kohë të vështirë, duhet të të lexohet komenti i Kur’anit i cili mund të përgjigjet nevojave të këtij shekulli. Jo tjetër, vetëm se ky shkak, na ka shtyrë ne të kujdesemi të lexojmë librat nga përmbledhja Risale-i Nur të cilat janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, duke prishur tërësisht lojrat e fjalëve të filozofëve materialistë. Kur’ani ngaqë është një kushtetutë që u aka mund tia përgjigjet nevojeve të 14 shekujve. Nga ky arsye deri tani grumbulli i komenteve të Kur’anit është rritur dhe ka arritur në 350,000 mijë komente.

Duke pëlqyer vehten, njeriu nuk i sheh kurrë gabimet e tij. Por të të tjerëve i sheh. Dhe kur i merr nëpër gojë, duke i kritikuar ata, ndjen kënaqësi. Ai mbron vehten si ndonjë avokat dhe thotë: “Këtë dëm nuk e kam bërë unë, e ka bërë ai. Unë jam i mirë, ai i keq.” Por këto cilësi feja islame na i ndalon ashpër duke i quajtur “Gibet”. Përkundrazi na urdhëron që të kritikojmë vehten tonë, që ta marrim fajin përmbi vehte. Ajeti Kur’anor thotë: “Mos e lavdëroni vehten!” (Mos thoni se jam i mirë) (Nexhëm 32) Njeriu pastrohet atëherë kur sheh gabimet e tij. Vetëm në këtë mënyrë bëhet pastrimi i tij. Megjithëse për njeriun ështe shumë e hidhur, por që të dalë në shesh e drejta, duhet të flitet realiteti. Bile, siç thashë më parë, edhe në qoftë se është kundër vehtes sonë!..

Megjithëse zemra ime nuk më lejon të pranoj këtë të vërtetë, por mendja më detyron dhe më thotë medoemos duhet ta pranosh se meritimi i disave është bërë shkak që Milloshin zullumqar e mizor Allahu e lejoi të bëjë mbi vëllezërit shqiptarë në Kosovë, atë zullum që kur e kujtoj mërzitem pa masë... Nuk është tjetër, veçse ky meritim që edhe Enver Hoxha mizor të dalë në krye shqiptarëve të Shqipërisë dhe përveç bunkerëve, të mos u lërë as fe, as dynjallëk. Një hadithi Kudsi kështu thotë: “Ezzalimu sejfullah jentekimu bihi, thumme jentekimu minhu.” Domethënë: (Zullumqari-Mizori është shpata e Allahut Ai prej mëkatarëve me to e merr hakun, pastaj edhe prej tij tmerrshëm e merr).

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>