S’di sa herë e ka ndërruar shtëpinë që të shkonte pranë mikut që e kishte për shpirt.

Zotëri Ali Shevkiun, që ishte nga Bosnja, ishte dijetar gjeni, si në letërsi ashtu edhe në shkencat e teologjisë. Mehmet Akifi, së paku, çdo javë shkonte nganjëherë tek ai.

Ali Shevkiu thotë kështu: Kur merret në gojë fjala e besnikërisë përnjëherë duhet të na vijë ndërmend Mehmet Akifi. “Njeri nuk është ai që flet, por është ai që e mban fjalën. Unë e pëlqej virtytin e atij njeriu, veprat e të cilit nuk e kritikojnë kurrë fjalën e tij.”

Pas luftës së çlirimit, derisa u formua parlamenti i Turqisë, Mehmet Akifi nuk është marrë fort me politikë. Ai filloi të merret me politikë pasi u formua parlamenti dhe pasi u zgjodh si deputet.

Ai ka thënë: “Unë nuk kam lejuar të bëhen shndërrime në themelet e shkrimeve të mia.”

“Kur u formua gazeta “Sebilurreshad” dhe “Sıratı Mustekim”, ku edhe më parë kam qenë në to anëtar si krye shkrimtar, prapë fillova të shkruaj
“Pasi e mbarova studimin fillova të punoj si nëpunës. Dy vjet punova në vendet perëndimore të Turqisë, afër dy vjet në Shqipëri, pastaj nëpër shtet arabe dhe në Adana. Puna më detyronte të kisha shumë kontakt me fshatarët.

“Në kohën e Luftës së Dytë Botërore kam udhëtuar në vendet e bekuara. Kam qenë në Medine edhe në Nexhde. Bile, edhe para luftës, kam qenë në Medine dhe në Kajro.”?

Le të dëgjojmë një pjesë nga shoku i tij i afërt, Eshref Edip Beu: Mehmet Akifi, së pari, është emëruar në detyrë në ministri, në kryesinë e bashkësisë islame. Pastaj në “Darul-hikmetyl islamije” – (Në akademinë e çështjeve fetare) së pari u zgjodh si kryesekretar, pastaj u zgjodh si anëtar i akademisë fetare, ku ka bërë shërbime shumë të rëndësishme.

Mehmet Akifin më tepër e ka lartësuar besimi i tij i përsosur dhe pa mangësi, pra besimi i tij i drejtë. Dhe duke kaluar koha, ditët e tij shkonin me vlera që nuk harrohen, virtytet e personalitetit të tij janë të paharrueshme. Pa dyshim, ai është një person që i ka dashur shumë besimtarët dhe që është mbështetur pa asnjë ngurrim tek urdhrat e Kur’anit.

Poeti Akif nuk e donte fare mohimin dhe mendimet materialiste. Pas çlirimit shteti i Turqisë anoi nga mendimet materialiste. Ato për Akifin ishin mendime të përgjakura.

Kurse tek njerëzit ai dëshironte të lulëzonte pajtimi dhe bashkimi. Njeriun vetëm besimi tek një Zot e nxit që të paraqitet i mëshirshëm ndaj të gjithë krijesave, sepse shumica e krijesave janë në shërbim të njeriut. (Një shtet duke i stërpikur me barna insektet i zhduk ato, por pastaj paraqitet ndonjë sëmundje dhe ata detyrohen të marrin insekte nga vendet e tjera për ta luftuar sëmundjen e paraqitur.)

Përkrahësit e mohimit, e kësaj cilësie të keqe që ka rrjedhur nga Evropa, këtë rregull dhe këto shndërrime që bëhen në univers nuk mund t’i kuptojnë kurrë. Sepse: “Ai që kërkon që çdo send të jetë material, pra që të shihet me sy, ai e ka mendjen në sy. Kurse syri nuk i sheh sendet shpirtërore, ai është e verbër ndaj tyre. Në Tyrqi mosbesimtari nuk ka besuar kurrë që gjithë ato luftëra do të sosen dhe pastaj studentët, madje edhe shumë mësues e profesorë, do të përulen përpara ligjeve të All-llahut, do të agjërojnë, do të falen duke u përkulur në ruku dhe në sexhde dhe duke ngritur duart lart tek Allahu do t’i luten Atij për nevojat e tyre. Sot konstatohet se vetëv 2% qind të krijesave në universin mund ta shohim me sy.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>