KUR MBARON KOHA E PENDIMIT
 
Përgjigje: Njeriu në krijimin e tij vazhdimisht mban dy forca tërheqëse njëra kundra tjetrës. Pra veset e liga duke e tërhequr e fusin atë në mëkate dhe punëra të liga, kurse shpirti me ndihmën e ndriçimit të mendjes dhe të zemrës dhe me forcën e besimit, duke dëshiruar që ta shpëtojë zotin e vet përpiqet që të fitojë sevape.
Megjithatë edhe po ta kesh besimin e fortë përsëri ka mundësi të bësh gabime. Nuk mund të imagjinojmë ndonjë njeri pa gabime. Megjithëse gabimet nuk janë njësoj, ne vazhdimisht duhet të përpiqemi që të dalim me sevape më tepër. Unë e di mirë se në të gjithë krahinat tona, shqiptarët kanë përjetuar një jetë të tillë nën sulmin e vazhdueshëm të shumë forcave të ndryshme që përpiqeshin t’i tërheqin nga rruga e parë që t’i shtyjnë në kundërshtim me urdhërat e Krijuesit. Por, meqë “Mëshira e All-llahut tejkalon hidhërimin e Tij” nuk e humbim shpresën prej Tij. Njeriu kur pendohet me sinqeritet duhet të përdorë mendjen sa më parë, duhet të vendosë, duke thënë: “Mjaft më, kam qenë i mashtruar nga armiqtë e ndryshëm”. Duke sjellë kokën nga kalendari le ta shohë se cila është data e sotme e ta marrë parasysh e vetë me vete të thojë: Fund! Pas kësaj date dot bëhem tjetër njeri. Si me një dashamir timin, që për një periudhë të gjatë kohe kemi bërë debat për çështjen e besimit. Më në fund duke u penduar për jetën e mëparshme, një ditë miku i dashur duke u drejtuar nga unë më tha: “Unë tani po besoj se deri tani kisha jetuar me kulturën e huaj që kishte qenë kundra krijimit tim, kundër shqiptarizmit të brezave të mi. Më rëndoi këmisha që më kanë veshur të tjerët.” Dhe pas kësaj periudhe, ky mik i dashur duke u penduar me sinqeritet dhe duke u ndriçuar familjarisht me dritën e fesë islame filloi edhe t’i plotësojë kushtet e fesë: Këtu i erdhi rradha që të paraqes fjalën e dijetarit të famshëm të Xhelaleddini Rumiut që thotë: “Ec edhe në qoftë se je çifut, eja dhe në qoftë se je i krishterë, eja edhe në qoftë se njëmijë herë ke prishur pendimin prapë hajde, të mjafton se je duke ecur nga porta e All-llahut”. Kjo nuk don të thotë që të vazhdojmë jetën e çfrenuar dhe të thuajmë vetes se ka koh ndonjëherë pendohemi, duhet ta dijmë se fare nuk i dihet  se koha e mosha kur mbaron .
 Ne në qoftë se duam të jetojmë në vendin më të lartë të njerëzimit, duhet të pendohemi dhe për të mbrojtur nderin e respektin ndaj prindërve, ndaj të afërmve e ndaj shokëve që kemi pasur. Duhet të pendohemi për gabimet e bëra, sepse nga frika e vdekjes veglën më të vyer,pra mendjen e dëmtojmë me alkool dhe b e dëmtojmë me alkool hemi dehur. Duhet të pendohemi, se përndryshe meritojmë zjarrin e xhehennemit që na torturon keq atëherë kur futemi me gjithë trupin nazik në zjarr, kurse këtu nuk mund ta prekim zjarrin as me gishtin e vogël. Duhet të pendohemi në qoftë se duam të jemi të qetë në ato ditë që na kanë mbetur. Dhe së fundi, pendimi është në dobinë tonë edhe për jetën e varrit, se me këtë mund të fitojmë kënaqësinë e lumturinë e përjetshme për t’u kënaqur me bashkshorten. All-llahu që na ka urdhëruar me ajetin e tij duke thenë “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë” se të gjithë mëkatet e njerëzve ndaj mëshirës së All-llahut (xh.sh.) janë vetëm se një pikë nga oqeani madhështor. Por edhe për afetarët e kundërshtarët që nuk mendojnë të pendohen All-llahu i Madhëruar e ka torturën e dhimbshme. Koha e pendimit mbaron kur afërohen ditët e fundit apo me lejën e All-llahut kur dielli e humbë energjinë dhe s’mund të mbajë planetet dhe ndonjë planet e godet botën tonë mbrapa, bota duke u sjellur andej kthehet këtej dhe dielli lind nga perëndimi. Pra ne duhet të pendohemi një orë më parë deri sa nuk ka ardhur koha që ta  japim shpirtin.
        

ÇFARE DUHET TË DIJE FRUTA E VETEDIJSHËM TË DRURIT TË GJİTHËSİSË
Të nderuar vëllezër dhe motra shqiptare!...
Të gjithë juve, ju uroj që jeni duke u përpjekur që të gjeni arsyen e vërtetë të ardhjes në këtë botë. Jeni duke menduar se nga keni ardhur këtu, kush ju ka dërguar, për çfarë keni ardhur dhe më në fund ku do të shkoni. Vendi që do të shkoni a thua është një gropë e tmerrshme që tërësisht ta përfundon jetën, apo është një arsye që të çliron nga obligimet, vështirësitë, e dertet për të të çuar në lumturinë përrallore. Mos mendoni se problemi i vdekjes është duke ju tmerruar vetëm juve. Jo, vdekja për çdo person të vetëdijshëm është problemi më i madh. Ndërsa adhuruesit e botës duke u përpjekur vetëm për këtë jetë të përkohshme, mundohen që të realizojnë këtu një jetë luksoze, kurse ne duke u përpjekur që të realizojmë një jetë të mirë edhe këtu, por nuk do të harrojmë se patjetër do të shkojmë në jetën tjetër, pra për këtë duke punuar më shumë se të tjerët nuk do t’i braktisim edhe adhurimet e urdhëruara nga Krijuesi i gjithësisë, sepse për pesë kohërat e namazit All-llahu i Madhëruar me gjithë kohën e abdesit, nga pasuria jonë e 24 orëve na kërkon vetëm një orë. Ndërsa njeriu me namazin e tij thekson se Krijuesi ynë është i Patëmeta, i Madhëruar dhe unë për të shpallur falenderimin ndaj Tij duhet ta falenderoj Atë që më ka krijuar si një mrekulli të pashoq dhe para meje më ka parashtuar mirësitë e panumërta.
Ne nuk duhet ta harrojmë se Krijuesi ynë, fenë islame na e ka zbritur si një ligj të bukur që është i lehtë për t’u zbatuar me qëllim që të na bëjë xhennet këtë jetë bashkë me atë të përjetshmen. Të mos harrojmë se Krijuesi i një arti e di më mirë çfarë i nevojitet atij. Ne duhet të përpiqemi që t’i mësojmë shkencat ekzakte bashkë me ato të islamit, sepse tek ne shkaku i çdo vepre të keqe është mangësia e diturisë fetare, ndërsa armiqtë e fesë sonë, duke imponuar përpiqen që të na bindin se feja është shkaku i prapambetjes. Ne asnjëherë nuk duhet të harojmë se feja e vërtetë për njeriun është si gjeni i trupit të njeriut, poqese prishet ajo është shkatruar jeta e njeriut.  Njëkohësisht historia dëshmon se, muslimanët kur kanë përjetuar fenë e tyre kanë përparur, kur e kanë lënë prapa atë, kanë mbetur në prapambetje.  
Muslimanët kur kanë zbatuar fenë islame komplet, atyre ia kanë pasur lakmi edhe anëtarët e feve të tjera dhe kanë qenë medoemos që të bëhen muslimanë. E kanë shumë gabim ata që duke shpifur shqiptarën thonë se feja islame na është imponuar me zor. Po të kishte qenë ashtu  nuk kishte mbetur as një shgqiptarë katolik edhe këtë duhet ta dije ai që thotë kështu se: Makedoni, Serbi, Greku,  e tjera komba nuk kanë qenë më trima se ne shqiptarët. Këto fjalë fliten nga mosdija vëlla i dashur. Mossinqeriteti i muslimanëve jo vetëm ndaj mosbesimtarëve ndaj të cilëve kemi mbetur poshtë, por edhe ndaj vetes së tyre  për muslimanët kanë një dëm që s’ta merr mendja. A nuk i shihni përçarjet mes vëllezërve tanë shqiptarë dhe shumë sende të pahijshme që bëjmë ne, duke u mashtruar me kulturën e pahijshme të armiqve. Ata duke na bërë nga një egoist pa mëshirë dhe mosbesues në gjynahe dhe sevape që për ne muslimanët ajo është një shkatërrim i madh. Ndërsa feja na urdhëron që të bëhemi të sinqertë ndaj All-llahut dhe mes vëllezërve tanë mëshirues dhe sakrifikues, me një sinqeritet të madh, të përqafohemi me vëllezër aq shumë, që të lavdërohemi me punët e mira të tyre, duke i dashur ata më shumë se veten tonë.
Ne jemi sakrifikues të dashamirësisë. A e dini se me kë duhet të armiqësohemi? Me armiqësinë që mbajmë në zemër. Tradhëtarët e fraksioneve të jashtme për të na hedhur në vetmi ne shqiptarët, na shtynin që të armiqësohemi me vëllezërit muslimanë të kombeve të tjera, duke na bërë racistë, na shtynin që ndaj tyre të mendjemadhësohemi me komb, kurse për armiqtë ajo është një arsye shumë e mirë për të na lënë pa fuqi dhe për të na përpijnë më lehtë. Ndërsa në ajetin 10 të sures Huxhuratë thuhet: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj”, kurse në ajetin 13 në suren Huxhuratë thuhet: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vetes (jo të armiqësoheni)”. Ndërsa ne duhet të mendojmë se ku është forca e vëllazërimit afër dy miliardë muslimanë, ku është forca e 6 milionë muslimanëve shqiptarë. Për çfarë vëllezërit tanë shqiptarë nuk hetojnë arsyen e shkuarjes së mijëra muxhahidëve arabë në luftën e Bosnjës, ndërsa arabët me boshnjakët as me gjak as me komb nuk kanë kurrfarë lidhje, e vetëm feja e përbashkët i ka shtyrë ata që të sakrifikojnë shpirtin për boshnjakët. Tradhëtarët na kanë larguar larg nga dijenia e shehidllëkut (dëshmor që jep shpirtin për fe dhe për atdhe) dhe e gazillëkut (ngadhënjimi musliman) që ato janë një shkak për të fituar xhennetin.
Ndërsa feja ne na ndalon nga sulmi, ne jo vetëm muslimanëve por edhe të krishterëve u afrohemi me paqe dhe me dashamirësi. Ata na dhimbsen se akoma nuk kanë mundur ta gjejnë fenë e vertetë që u garanton lumturinë e përjetshme, ne nga Krishteret a Katolikët më një kushtë mund të bashkohemi, kur ata i besojnë në një All-lah të vetëm edhe kur thuajnë se Profeti Muhammed a.s.m. është dërguari i All-llahut. Se një müsliman ne qoftë se nuk ze besë H.z Isaut se është profeti i All-llahut ai mbetet jashtë fesë islame. Por me ateizmin kur nuk mund të bashkohemi, ndërsa edhe këtë duhet të dijmë se: Ne nuk bëjmë armiqësi edhe ndaj ateistëve që nuk mundohen të argumentojnë mosbesimin e tyre. Ne armikun më të madh kemi filozofinë ateiste që përpiqet që të argumentojë mosbesimin e tyre. Ne  atyre ua paraqesim argument dhe e detyrojmë të braktisin rrugën e keqe të tyreve, kurse edhe Profeti Muhammed me një hadith thotë se: “Në kohën e fundit të botës (ahirzaman) për të përballuar ateistët,  problemet që kanë me të krishterët, duhet të hidhen në një anë, për të bashkëpunuar me të krishterët që besojnë në Zotin e Madhëruar (vetëm në këtë mënürë formohet fuqia që të përballohet ateizmi) ”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>