Me këtë logjikë ata lënë të mendohet se ne paskemi qenë frikacakë, ndërsa serbët, maqedonët e bullgarët paskan qenë trima që s’kanë pranuar fenë islame. Por gjendja tregon se realiteti është krejt e kundërta. Kurrë, asnjëherë ata nuk mund të bëhen më trima se ne shqiptarët. Trimëria bashkë me mençurinë tonë na ka shtyrë që ta pranojmë fenë e vërtetë dhe 5 -6 shekuj kemi përparuar dhe kemi jetuar duke bashkëpunuar me turqit. Që të na largojnë ne nga feja islame, armiqve tanë u ka mjaftuar ajo vetëm që të na bëjnë kundra myslimanëve, veçanërisht kundra turqve.

Vëlla dhe motra!

Disa nga të tanët që nuk kanë mundur ta marrin kulturën e duhur duke kritikuar bamirësinë dëshirojnë të bëhen patriotë, por edhe mbrojtja e kombit, pra edhe patriotizmi nuk bëhet me injorancë. Patriotit i takon të mos bëhet nacionalist negativ por pozitiv. Duke lexuar historinë që kanë shkruar armiqtë e fesë ata nuk kanë mundur të lexojnë historinë e vërtetë se në ato kohra të Parandorisë Osmane kur Stambolli ka pasur 1400 mejtepe, pra shkolla fillore. Shkodra që ka qenë Kryeqyteti i Shqipërisë ka pasur 500 mejtepe. Osmanllinjtë nuk kanë pasur tjetër qëllim vetëm se t’ia garantojnë njerëzve besimin në fenë e vërtetë dhe të fitojnë një lumturi që nuk soset kurrë. Për këtë, edhe në Beograd kanë ndërtuar 235 xhami. Shihni sa e kanë dashur osmanllinjtë fenë islame dhe për ç’arsye e kanë mbajtur në dorë 5-6 shekuj Halifatin.

Se kur kryetari i një shteti armik i ka thënë mbretit; “Unë do të hap luftë me ju!”, përgjigje e Mbretit ka qenë e tillë: “Hajde unë jam i gatshëm, por kurrë mos harro se sa duan të jetojnë ushtarët tu, aq edhe më tepër, duan të vdesin dhe të bëhen dëshmorë të mitë.

Ndërsa, shkaku i vërtetë është se ata duke jetuar me besim të fortë dhe me dëshirën e zellshme ndaj fesë së vërtetë, nuk i kanë dhënë rëndësi kombit. Kjo është arsyeja se për nderin dhe hatrin e Kur’anit Famëlartë dhe për hatrin e Profetit Muhammed a.s.m. dhe nga arsye se arabishtja është një gjuhë që do të flitet në xhennet, në gjuhën turke çdo ditë kanë futur fjalë arabe dhe gjuha osmane 70% është arabisht. Bile nga shkaku se disa dijetarë kanë thënë se edhe gjuha persishte do të flitet në xhennet, në osmanishte e kanë futur pak edhe nga gjuha e persëve.

Disa prej tanëve, ngaqë janë bërë materialistë nuk po i besojnë jetës pas vdekjes dhe po thonë se përse kanë ndërtuar xhami e jo fabrikë. Ma tregoni në kohën e osmanllive ku ka pasur fabrikë? Kurse osmanllitë duke u munduar t’i garantojnë njerëzve një jetë që nuk soset kurrë dhe pa e braktisur anën materiale janë shtrirë në një sipërfaqe rreth 21,000,000 km katrorë nga Kaukasi, në Jemen e Vijanë.

Në këtë rast dua të tregoj se a duhet ta shajë njeriu bamirësin dhe kush është bamirësi më i madh dhe pastaj radha e kujt është.

Kurse turku edhe në luftën e fundit të Kosovës duke marrë në mbrojtje 46000 banorë të sqiptarëve tanë, ka vërtetuar se i ka dashur shqiptarët me sinqeritet. (Unë me shoqen time i kam vizituar vëllezërit tanë dhe kam parë se turqit i kanë dalë zot shumë mirë.) Çfarë të bëjnë myslimanët e botës kosovarëve, se vetë shqiptari im i Kosovës i ka refuzuar myslimanët që kanë ardhur t’i ndihmojnë në luftë duke thënë, ne nuk luftojmë për fenë por për shqiptarizmin. Në këtë mënyrë ata nuk kanë mundur t’i dalin zot shqiptarëve sikurse i kanë dalë Bosnjës. Unë jo vetëm nga njëri, por prej tre vetëve kam dëgjuar se ka shkuar në Kosovë për të marrë pjesë në luftë me U.Ç.K. e të tanët i kanë kthyer ata duke u thënë ne nuk luftojmë per islamizmin por për shqiptarizmin. Kurse ajo në luftën e Bosnjës ka dalur në shesh shumë qartë se, vetëm myslimani i sinqertë i del krah myslimanit. Në kohën e luftës së Bosnjës një gazetë e Turqisë ka shkruar se 18,000 muxhahidina i kan ardhur në ndihmë boshnjakëve, megjithëse ata as kombi, as kurrfarë interesi nuk i ka lidhur materialisht njërin me tjetrin, vetëm se besimi në fenë e vërtetë të islamit dhe shpresa që të vdesë në luftë dhe të bëhet dëshmor, që të bashkëpërjetojnë me muslimanët lumturinë e xhennetit.

Ashtu si nuk mundesh tia tregosh shoçit që eke përpara, shijen e një dardhi që je duke ngrënë, atij mund t’ia tregosh vetëm kur t’ja japësh të haje një kafshatë, njësoj edhe materialistit që nuk beson, nuk mund t’ia tregosh se ka një jetë pas vdekjes. Mendjen e tij nuk mund ta bësh të kuptoje se si nga skaji i dynjasë kanë ardhur në Bosnjë besimtarë myslimanë që janë të gatshëm të japin shpirtin e të bëhen dëshmorë.

Të mos harrojmë edhe një gjë. Kur e braktis fenë e vërtetë, besimtari mysliman prishet aq sa që dëmi i tij nuk është i njëjtë me dëmin e një të krishteri dhe katoliku. Se të krishterët dhe katolikët kur braktisin fenë e tyre, kanë dalë nga një fe e prishur që nuk është e pranuar tek All-llahu i Madhëruar. Sado që prishen, prap tek ata mbetet ndonjë cilësi e dobishme për njerëzimin. Por kur prishet myslimani, tek ai më nuk mbetet cilësi i dobishme, vetëm se bëhet anarkist.

Tani do t’ju radhis disa pika që ta kuptoni ç’është më e vlefshme për njeriun dhe cila është vlera e fesë Islame.

1- Njeriut, së pari i takon ta dojë Krijuesin e tij bile duhet ta dojë Atë më tepër se vehten dhe çdo gjë. Këtu të themi dy fjalë : Çfarë vlere mban shpirtërisht ky njeri që Allahu e ka krijuar si përmbledhje e rruzullit. Në botë ka gurë, njeriu ka eshtra. Në botë ka dhe, njeriu ka mish. Në botë ka lumenj, njeriu ka damarë. Në botë ka bar, njeriu ka flokë e qime. Rreth 3% e rruzullit është ujë, njësoj edhe tek njeriu ekziston 3% ujë. Sikur të të japin një qytet me çfarë ka në të, nuk m’i jep sytë. Sikur të të japin botën me çfarë ka në të nuk ma jep mendjen. Atëhere si thua këto kush t’i dha ty e sa i bleve? Apo i hodhi dikush në rrugë që i gjete ti?! Jo vëllezër e motra ! Jo! Ato t’i ka dhuruar Allahu xh.sh.e mos u bëj budalla që të mos i zësh besë Atij. A di ky njeri sa vlen materialisht? As sa një lopë nuk vlen! Se lopa jep qumësht, kos, djathë, mish. Pra nga çdo gjë e saj kemi dobi. Por mishi i njeriut nuk i hahet, nga asnjë send i tij nuk bëhet asgjë.

Një kimist për materialin e njeriut kështu thotë: Nga vaji i tij bëhen vetëm 6 kallëpë sapun. Nga hekuri i tij një gozhdë. Nga gëlqerja e tij lyhet një kotec i vogël pulash. Nga kalciumi i tij mund tia jape flakën e disa fije shkrepseve. Edhe me potasiumin e tij mund t’ia japësh flakën e një topi shumë të vogël. Ma tregoni sa vlejnë këto? Ty të ka dhënë një palë sy e një palë veshë. Ti ka rregulluar frekuencat e zërave që hyjnë në vesh. Sepse te veshi ytë nuk të vijnë zërat nga 1 km larg, as nga distanca tepër të vogla, si zërat shumëllojshëm që dalin nga barku i shokut që ke pranë. Njësoj edhe reflekset e syve. Pra, Ai Allah ty të ka krijuar nga një qelizë aq e vogël saqë në 1mm2 zë 8,000,000. të tilla. Pra në atë qelizën e vogël, Ai Krijuesi ka futur zemrën, mendjen, mushkritë dhe çdo shqisë tjetër.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>