Prap po kthehemi nëtemën tonë: Më pas, Mehmet Akifin janë munduar ta dënojnë me metoda të ndryshme. Atë nuk kanë guxuar ta dënojnë nëpër gjyqe sepse populli ngrihej në këmbë, sepse ata e dishin se çfarë njeriu ishte Mehmet Akifi dhe mëparë çfarë shërbimi ika bërë ai popullit.

Mehmet Akifin, duke e lënë pa punë, u munduan të lënë të vdesë nga uria. Atë e lanë pa punë, pa rrogë dhe nuk i dhanë asnjë pension. Ata kanë dashur ta mbysin. Për këtë arsye e kanë mënjanuar dhe e kanë lënë në skaj që të vdesë nga uria, apo që ta ekzekutojë veten.

Në këtë rast, dertin e kësaj personit askush nuk e dinte, përveç disa miqve të tij. Karakteri i Mehmet Akifit nuk e linte atë të ankohej për atë që sistemi i mosbesimtarëve i bënte atij. E si të mos i dalësh zot një personaliteti dhe poeti të madh, që tërë jetën e tij e ka harxhuar për dobinë e popullit dhe që ka fituar garën për shkrimin e himnit të popullit.

Meqë Mehmet Akifit nuk i mbeti vend në Turqi, Abbas Halim Pasha e thirri Akifin në Kajro dhe ai shkoi atje në tetor të vitit 1923.

Mehmet Akifi u kthye në Stamboll në maj të vitit 1925. Kur u kthye mbeti akoma më tepër i pashpresë nga sundimi i ligjeve laike. Për mosbesimtarët çdo derë ishte e hapur, kurse besimtarëve të mirë dhe të mençur ua kishin mbyllur edhe xhamitë, disa prej tyre i kishin bërë edhe stalla. Akifi nuk donte të bëhej i pasur e të jetonte rehat. Por veprat që u bënë kundër idesë së tij e shtrënguan shumë Akifin. Ndëshkimi ndaj Akifit arriti në atë gradë, sa që edhe ata që i kishte pasur shokë më parë, nuk guxonin të takoheshin me Akifin.

Zbatimet e këtyre ligjeve të pahijshme e detyruan Akifin të kthehet prapë në Kajro në fundin e vitit 1925, ku ai qëndroi për dhjetë vite e gjysmë. Ai në Kairo u jepte mësim nxënësve në universitet në gjuhën turke. Po ashtu ai shkroi edhe një përkthim të Kur’anit. Kryetarët e shtetit të Tyrqisë kur morën vesh që Akifi ka bërë një përkthim të Kur’anit, vendosën që ta detyronjnë popullin në Turqi në namaz që ta lexonin përkthimin e tij në vend të Kur’anit. Kur Mehmet Akifi e mori vesh se përkthimin e tij do ta lexonin në vend të Kur’anit, vendosi ta shqyente dhe e shqeu e futi në dhe Vetëm se populli të mos lexojn përkthimin e tij të Kur’anit duke u falur. Në qershor të vitit 1936, ai u kthye nga Kajroja. Në tetor të atij viti ai vdiq. Para vdekjes i ra ndërmend se do të vdiste bash në moshën e Pejgamberit a.s.m. Për atë arsye u gëzua shumë.

Duke iu afruar vdekja, ai pati shkruar këtë vjershë:

c “Në gjoksin tënd a ka gjurm e dashamirësisë së All-llahut famëlartë.
O xhennet i gjelbër! Unë besoj se te ti vlejnë vetëm ato që janë ëmbël jo thartë”

Miku i tij, zotëri Rizai, na tregon:

“Ai ka qenë me karakter shumë të lartë! Është e pamundur ta arrish atë! Po të shihte ndonjë njeri të varfër, apo ndonjë fëmijë jetim, pa u menduar fare se do të mbeste pa para, e zbrazte kuletën. Po qe se nuk kishte pare në kuletë, e detyronte shokun që t’i jepte. Kuletën e shokut e quante se ishte kuleta e vet. Kuletën e tij e quante se ishte e shokut të tij. “

Në sytë e Akifit paraja nuk kishte kurrfarë vlere.

Po të kishte mundur, nuk do të kishte lënë asnjë të varfër në faqen e dheut.

Ai ka qenë aq mirëbërës saqë e donte të mirën e secilit.

E sakrifikonte shpirtin e tij për mikun e afërt.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>