E si mund t’i shohim gabimet tona? - Gabimet tuaja mund t’i shihni atëherë kur të bëheni të devotshëm dhe devotshmeria njeriun e ulë dhe bëhet modeste.

Tani e kuptuat se si mund të arrijmë që ta fitojmë hirin e All-llahut. Mjerisht, secili prej nesh është bërë avokat i vetvetes, që ta mbrojmë veten dhe që të mos i pranojmë gabimet vetes. Më parë nëpër tubimet e grave, më së shumti bisedat zhvilloheshin duke kritikuar të tjerët. Mjerisht tani edhe burrat e kopjuan atë traditë, që ta marrin nëpër gojë të tjerët. Kurse Kur’ani na ndalon ashpër nga “Gëjbeti”, nga marrja nëpër gojë vëllizërit Musliman. Kur e merr nëpër gojë një vëlla musliman, ajo vepra është aq e keqe, sikur kur e ha mishin e vëllait të vdekur.

Mehmet Akifi e shkroi poezinë e himnit më datën12 mars të vitit 1921. Kur e lexuan në parlament, ai u pranua si himni e pavarësisë së Republikës së shtetit Turqisë, në kryesinë e Kemal Pashës dhe për këtë vendosën që Mehmet Akifit t’i japin 500 lira të Turqisë. Mehmet Akifi, megjithëse në atë kohë ka pasur shumë nevojë për pare, megjithatë ai refuzoi dhe nuk i mori paratë. Nëpunësit që qenë të ngarkuar t’ia jepnin paratë mbetën nën përgjegjësi. Akifit i thanë se paratë për këtë poezi kanë dalë nga banka, prandaj je i detyruar që t’i pranosh. Në këtë rast, Akifi i pranoi paratë dhe ia fali një shoqate humanitare.

Tani, në ato kohë, një ditë Akifi u bë gati që të shkonte në parlament. Koha ishte shumë e ftohtë dhe ai prapë shkoi te komshiu që t’ia lypte një xhaketë. Komshiu ishte shumë një njeri shpirtmirë, por pse e donte shumë Akifin, i tha atij: o vëlla, përse nuk i more ato pare? Po t’i kishe marrë nuk do të ishe bërë nevojtar, që të vish tek unë për të më kërkuar xhaketën. Akifi u hidhërua shumë prej këtyre fjalëve dhe nuk foli asgjë. Doli pa i thënë mirupafshim dhe nuk foli dy muaj me komshiun. Akifi nuk ka menduar kurrë për interesin e tij. Vazhdimisht ka menduar ta gëzojë dikë. Dembellëku tek ai nuk ka mundur të gjejë vend kurrë. Ai ka pasur shumë qejf të ecte në këmbë. Askënd nuk mund ta shohim që të punojë çdo ditë nga16 orë dhe të mos kursejë ndonjë pare, përveç Akifit. Kjo tregon se ai nuk ka jetuar për interesat e tij dhe për t’i plotësuar dëshirat e tij. Ai, po të shihte ndonjë nevojtar, i jepte çka t’i kishte ndodhur me vete. Gruan e kishte pasur për shumë kohë të sëmurë dhe për shumë vjet ai e kishte bërë vetë edhe pastrimin, edhe gjellët në shtëpi.

Mehmet Akifi ka qenë një njeri me moral tepër të lartë. Një ditë dimri ai ia jep fjalën një shokut të vet dhe i thotë: Nesër, në filan orë unë, me lejen e Allahut, do të vi te ti. Për të arritur në atë vend, atij i duheshin për t’i ndërruar 3 mjete. Atë natë ra një borë dhe ishte tepër ftohtë. Shoku i tij tha me vete: në këtë të ftohtë nuk është e mundur të vijë Akifi dhe shkoi tek daja e tij, që e kish shtëpinë diku aty afër. Kur shkon Akifi, troketi në derë del gruaja e shokut të tij. - Ku është shoku im? – e pyeti Akifi. - Ai tha se në këtë të ftohtë Akifi nuk vjen dhe shkoi te daja e tij, - i tha gruja. Akifi i përgjigjet gruas së shokut të tij: - Thuaj atij se ai nuk është më shoku im. Si ka mundësi që unë ta jap fjalën dhe të mos vij?!

Duke biseduar një ditë me një shok tjetër, Akifi i tregon atij diçka. Shoku i thotë: a është e vërtetë? Akifit i vjen shumë rëndë nga kjo fjalë dhe i thotë shokut të tij: Kur ke dëgjuar ti prej meje ndonjë fjalë që s’është e vërtetë?! Shokut i bien ndër mend se nuk po bisedonte me tjetërkënd po me Akifin dhe i thotë më fal se gabova.

Mehmet Akifi pjesën më të madhe të muajit gusht të vitit të 1922 e ka kaluar në zjarrin e frontit të luftës, duke luftuar me grekët. Ai shumë herë u ka dhënë gajret ushtarëve me ligjëratat dhe poezitë e tij. Siç thashë edhe më parë, ai gjithnjë ka vrapuar sikur kur vrapojnë me ujë në dorë që ta shuajnë zjarrin.

Kur u formua parlamenti i republikës së pavarur të Turqisë, Mehmet Akifi u zgjodh deputet prej dy vendeve. Ai vetë zgjodhi që të bëhet deputet i Burdurit. Një shok i afërt i Mehmet Akifit, Z. Mahir Izi, thotë kështu për të: Mehmet Akifi ka folur shumë pak në parlament, ai vetëm dëgjonte diskutimet. Në vendet ku nuk i pëlqente Ai papritur kundërshtonte. (Në një tubim në Bursa, imami i Ullu xhamisë Hafëz Alija plak, që ishte nga ana e Detit të Zi pat thënë kështu për Mehmet Akifin: Kur u formua parlamenti i ri në Turqi, kundërshtarët e fesë që të nxirrnin ligje kundër fesë i caktojnë ca pika, e shkruajnë formularin për reforma kundër fesë dhe fillojnë të mbledhin nënshkrimet e deputetëve. Kur vijnë te Mehmet Akifi që ta marrin nënshkrimin e tij: Akifi e lexon tekstin dhe e shqyen e bën copë-copë.) Pas lufte, për Mehmet Akifin këto reforma kanë qenë dhimbja më e madhe dhe ato reforma e detyruan atë të ikte në Kajro sepse kundërshtarët e fesë nxorën ligje kundër fesë islame, vendosën ligjet e laicizmit, e zhdukën ligjin e “Sheriatit” (gjykimin e fesë), e ndaluan mësimin e Kur’anit, i mbyllën teqetë e tarikatçinjëve, e ndaluan me kushtetutë që fjalët turke të shkruhen me shkronja arabe. 18 vjet ezani origjinal ka qenë i ndaluar në Turqi. Ezani është thirrur në gjuhën turke. Popullin e kanë detyruar me kushtetutë që të vendosin në kokë kapelën e të krishterëve, pra kasketën dhe kapelën me strehë. Kush e ka kundrështuar ligjin e kanë ekzekutuar, si Shejh Saidin dhe Iskilipli Akif efendiun. Popullin filluan ta detyrojnë të falë namaz me përkthimin e Kur’anit, bile me përkthimin e një mohuesi, që e kishte përkthyer Kur’anin nga frëngjishtja.

Laicizmi i Turqisë në shekullin e 20-të, besimtarët, veçanërisht mendimtarët me sisteme dhe modele të ndryshme, i kanë shmangur tërësisht në skaje. Gazetarët, poetët, shkrimtarët dhe heronjtë që nuk janë pajtuar me mohimin e laicizmit, i kanë detyruar të shmangen në skaje. Për shembull: Megjithëse Mehmet Akifi ka qenë i gatshëm ta flijonte veten për popullin musliman turk në çdo rast dhe vetëm Akifi ka qenë ai që ka mundur ta shkruante himnin e çlirimit të Turqisë, edhe ai është detyruar të largohet nga Turqia dhe ka jetuar përmbi 10 vjet në Egjipt.

Ata, me ligjet e tyre, deshën që t’i humbnin atdhedashësit që i kishin kundërshtuar idetë e tyre, por All-llahu me fuqinë e Tij, me çështjet e besimit, të argumentuara në librat e Bediuzzamanit që janë shkruar nëpër burgje dhe në internime, prapë e ngjalli në Turqi një rini dhe një grup të madh shkollarësh besimtarë, që s’ta merr mendja, që nuk janë egoistë, por që e vazhdojnë jetën duke u munduar ta bindin ndonjërin që mban dyshime në kokë. Pra mohuesit nuk mund ta kuptojnë bukurin dhe dobinë e besimit dhe atë se çfarë mëshire i garanton besimi njeriut. Hz. Ebu Bekri nuk u lut si ne: O All-llah, më dhuro mua xhennetul Firdeusin. Por ai është lutur tek Allahu duke thënë: “O Allah, rritma trupin në xhehenem që të mos mbesë vend për besimtarët.” Pra këtu e kuptuam se besimtari nuk është e mundur të bëhet egoist.

Në lidhje me këtë edhe Bediuzzamani thotë kështu: “Kur e shoh që besimi i popullit ka shpëtuar, unë pajtohem të digjem në flakët e zjarrit të xhehenemit. Sepse trupi im digjet, zemra ime bëhet lulishte.” “Trupat e bukur kanë nevojë të gëzohen, kurse shpirtrat e bukur kanë nevojë që të përballen me vështirësi.” Edhe ju do ta pranoni se niveli ynë na pengon që ta kuptojmë kuptimin e këtyre fjalëve të bukura. Kuptimin e këtyre fjalëve e kuptoni vetëm atëherë kur të mendoni se që feja islame të arrijë deri në ditët e sotme çfarë vështirësish dhe pengesash të pakapërcyeshme ka arritur t’i përballojë Pejgamberi Muhamed a.s.m.

Bediuzzaman Said Nursin e kanë dënuar 28 vjet me internime dhe burgje, 19 herë e kanë helmuar, 1000 herë atë dhe nxënësit e tij i kanë gjykuar dhe çdo herë ai ka dalë nga gjyqi i pafajshëm. Bile këto libra duke shkruar me vete ka pasur vetëm Kur’anin si burim. Pra në ato vende të vështira që ka mund të shkruaje 14 libra vëllimesh, që sot ato libra jan përkqyer mbi 60 gjuha të ndryshme të botës Me gjithë atë, për respekt të librave të tij të mahnitshëm të “Bediuzzamanit”, Bashkësia e Evropës vitin 2015 do ta shpalle “vitë e Bediuzzaman Said Nursit.” Shyqyr prej Zotit, në një ligjëratë Tayyip Erdogani tha: ‘Turqia pa Bediuzzaman Said Nursinë mbetet e mangët nga ana shpirtërore’.

Në një rast, pronari i revistës “Sebilurreshad”, që ishte zotëri Eshref Edipi, ka qenë në gjyq për t’u gjykuar me vdekje, po ata nuk kanë pasur sukses. Shkak për këtë kanë qenë shkrimet e Mehmet Akifit, i cili i ka kundërshtuar me ligjet e tyre, që i kanë aprovuar vetë mohuesit, sepse në atë revistë Mehmet Akifi ka qenë kryeredaktor.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>