Disa, me veprat e tyre, ia bënë dynjanë kokës së tyre xhehenem. Ata vetëm xhehennemi i pastron. Për këtë arsye, drejtësia e All-lahut do të shkëlqeje në momentin që do të na ringjallë, për të dhënë llogari për jetën tonë. Pastaj, ne do të përballemi me ndëshkimin apo shpërblimin tonë.

        Në këtë dynja, nëse djali i humbet paratë, ne e rrahim. Atë që gabon e dënojmë. Meqë është kështu, atëherë për çfarë, me mendjen që na ka dhënë All-llahu, po fitojmë pozitë, po bëhemi pronarë, po lartësohemi në vendet më të bukura dhe po bëjmë gjynahet më të mëdha, duke e ditur se tek harami nuk ka kurrfarë dobie? Pra, për këtë, a nuk duhet të presim dënimin?!...

         Ngaqë tek shumë njerëz nuk ka mbetur njerëzia, evropianët në vend që të rrinë me fëmijët, rrinë dhe ruajnë qentë. Në këtë rast, qenin e vlerësojnë më tepër se njeriun. Largohen nga të afërmit se ata janë bërë më të keq se egërsirat dhe jetojnë të vetmuar. Pra, njerëzit, edhe në këtë dynja, po vuajnë torturën e punëve që kanë merituar.

Në Evropë, një person ishte punësuar tek një patron. Një ditë qeni i patronit ishte sëmurë. E kishin çuar tek mjeku. Qeni s’ishte shëndoshur dhe kishte ngordhur. Patroni me të shoqen kishin filluar të qanin për qenin. Punëtori iu tha atyre: Pse po qani? Qen është, nuk është njeri. Po më vjen çudi se dje pamë bashkë në televizor gjithë ata njerëz që i vranë në Irak, por ju nuk qatë për ta! Ja, njerëzia në çfarë niveli ka rënë!

       Allahu i  ka dërguar njeriut fenë islame që t’i braktisë të gjitha veprat e këqija dhe t’i bëjë të gjithë punët e mira. Më pas, kjo jetë së bashku me jetën tjetër, do të bëhen xhennet për ta.                        
    
                                   KUJTESA       
      
    Allahu këtë aftësi njerëzëve ua ka dhënë që të lidhen për fenë që u aka dërguar atyre. Njeri me to mund të arrije në majen e njerëzimit, mund  të daje të bardhën nga e zeza. Nga ky arsye Allahu në Kur’an atyre që nuk dijn nuk u thotë xhahil, doshta u thotë, pakujdesshëm, sepse  nuk ka mund të ndajn të vërteten nga ajo jo vërtetë.

Nga ky pikëpamja shumë profesora duke keq përdoruar logjken qëndrojn larg realitetit, jetojn jetën e gabuar, digjen me zjarin e jetës që jetojn. Për të jetuar mirë, bota është i mirë, por për secilin nuk është mirë. Për të   brengosurin cili është mirë? Kurse per njeriun brenga-problemi më i madh është vdekja që sesilit i qëndron përpara si kushedër që ta përpinë atë.

Kujtesa jo për tjetër por vlenë për të kapur të vërtetën. Ah, të kishim mund ta kapim të vërtetet…Gurët duke dhënë krah njeri tjetrit po mund të bëhen një xhami. Edhe njerëzit Mos harroni! Nganjëherë flamuri i fitimtarit kalon dhe valon përmbi valët e të plagosurve dhe të vdekurve, nganjëherë nëpër burgje, bile nganjëherë flamuri i idealistëve lartësohet edhe nëpër varreza.

po qe se e kuptojn nevojen që njëri me tjetrin duhet të ndihmohen, shume probleme kishin zgjidh.

Sprovat njeriun shumë mirë edukojn. Tre vetë sodisin të njëjtë gjarje, del në shesh fiksime të ndryshme. Përse? Nga arsye se kan marur kulturë të ndryshme. Për njërin është kulturë zbavitje me pije e me alkool, per tjetrin ajo nuk është kultur, por vepër amoralshem.

EKUILIBRIM
 
        Mund të jetoje rehat ai që i mbështetet Ligjit të All-llahut. Po kush don të jetoje për qefin e tij, ai është pa harmoni. Derti i këtij nuk soset kurr. Shpëtimi dhe rehatia e njeriut aty është kur rruhet nga ndalesat e All-llahut xh sh dhe i zbaton ato që ua ka urdhëruar Krijuesi i tyre.

Shihni përsosshmerinë e ekuilibrimit të trupit tanë. Fëmija rritet me ekuilibrim. Organt e veglët e tanë rriten me ekuilibrim. As njërit organët nuk janë më i madh se tjetri. Njeriu sa të duaje le të haje ëmbëlsirë apo byrek, trupi i tij sa ka nevojë aq e merr. Pra njeriu është një kontinent pa zbuluar.

    Njeriu nuk mund ta gjukoje veten. Mendjes vetë nuk mund të thotë këto mos imagjino, Kur të duaje nuk mund ti fleje, syrit s’mund të thotë këtë shiko këto mos. Megjithë atë, shum duajm të sundojm, por gabojm se nuk ëashtë e drejtë.

Universi shumë e madhe njeriu shumë e vogël, Mjerishtë ai  po bie i mundur njëmikropit që nuk mund ta shohësh me sy. Kush e kupton këtë sekret ai i nënshtrohet Krijuesit të tij.

Njeriut i takon t’i besoje Atij që atë ka krijuar atë nga hiçi dhe të nënshtrohet Atij duke vepruar sipas urdhërave të Tij. Kush hynë në haram, ai ka dalë përjashta vijës. Ata që mohojn Krijuesin, ndahen nga krijesat tjerë dhe jetojn veçë.
 
Pra nëse njeriu ndien mirinjohje atij që ika dhururuar një kafe të  idhët. Atëhere, si ka mundësi të mos ndiesh mirinjohje dhe tëmos adhurosh All-llahun që atij ika bë shërbitorë universin dhe ika parashtruar pë para  llojë llojë mirësi.       

Mos harroni se shenjat e besimit janë ibadetet. Shkalla e besimit të secilit është aq sa shkalla e praktikimit të fesë nga ana e tij. Gjithashtu, duhet ditur se: Çdo vepër e muslimanit duhet të përputhet me moralin e muslimanizmit.

Një njeri që agjëron duhet t’i detyrojë të gjitha organet e tij të agjërojnë. Agjëruesi duhet t’iu shmanget: gënjeshtrave, sharjeve, zullumeve, inateve, mërive, amoralitetit etj…

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>