Vëllezër dhe morta të nderuar!

Meqë jemi njerëz që po na punon koka, asnjërit prej nesh nuk po mund të na marrin 100 Euro në vend të 10 Euro-ve. Atëhere, duhet të mendojmë që t'i heqim nga koka dyshimet që na kanë futur armiqtë dhe duhet të braktisim atë veshmbathje, formën e tyre të pahijshme që ata na shtynë të pranojmë duke nxitur veset e tona dhe që është kundër kulturës së vërtetë.

Motrat e mia mashtruar nga tradhëtarët!

Duhet të vëmë një vijë jetës sonë dhe duke shikuar kalendarin duhet të themi që pas kësaj date unë duhet t'i nënshtrohem urdhërave të Krijuesit tim. Pra në qoftë se ka nevojë të imitojmë, le të kopjojmë dhe imitojmë miqtë e jo armiqtë. Kjo duke qenë një gjë e padyshimtë, me çfarë mendje motrat tona femrat myslimane, pa menduar se nesër në ditën e gjykimit do të japin llogarinë e jetës së tyre fije për fije, në sasinë që i ka rrahur zemra. Po si është e mundur që pa hezitim fare femrat myslimane shqiptare po mund të imitojnë paraqitjen e femrave serbe që quhen Lubinkë, Jovankë e Stojankë. Bile disa nga tonat aq u zbuluan sa që i lanë mbrapa edhe femrat serbe.

Kurse Ai Allah, që femrave u ka dhënë aftësi që të bëhen nëna dhe kur bëhen nëna, bëhen shumë trimëresha.. Megjithatë shiheni se në çfarë niveli i ka rrëzuar ato kultura e sotme! Ajo femër që u bë nënë paligj, jashtë kurore, që të shpëtojë nga hallet, është në gjendje të hedhë në pleh fëmijën e saj pa iu dhimbur fare. Kurse ajo nëna që u bë nënë siç e ka lejuar Allahu, nga sakrifica që ka rrjedhur prej mëshirës saj, që të mos shqetësohen fëmijët, e prishë edhe gjumin më të ëmbël, i ndërron rrobat e pastron... Kur fëmija e saj del në rrugë nëna brengoset, i dridhet zemra, e shqetësohet se mos e shkelë ndonjë makinë. Pra ky nënë që të mos i hedhe në zjarr fëminë që i don shmë, sa më herët pendohet për to është më mirë

    MOS HARRO SE KE PËR TË DHËNË LLOGARI

O vëlla! Kujdesu e mos e ço jetën kot,
Se atje gjykimit nuk i shpëton dot,

Ose do të kënaqesh, ose sytë me lot,
Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.

Ty mos të të mashtrojë kurrë shëndeti yt,
Se të kushton shtrenjtë në jetën e dytë,

Ku e shpenzove jetën, Ai ka për të të pyetë,
Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.

Mos harro se ke ardhur për t’u provuar,
Që të mos kalosh moshën duke mohuar,

Se një ditë para Zotit ke për t’u gjykuar,
Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.

Askujt si kalon mosha fare pa dert,
Përpiqu që ta përfundosh jetën me festë,

Mos u mendjemadhëso por bëhu modest,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Me veprimtarinë veten e ke sqaruar,
Minutat e sekondat kur i ke mbaruar,

Me fqinjtë e dashamirët si ke kaluar,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Duke bërë tregti dhe duke bërë qar,
Duke rivalizuar me shokët, duke bërë garë,

A ke qenë për tjerët shembull apo lara-larë,
Ke m’u ringjall e me dhënë llogari.

Ti nëpër botë për kë e bëre vrapin,
Në çfarë vendesh e ke hedhur hapin,

Për secilën frymë do ta japësh hesapin,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

A je përpjekur ta kënaqësh Krijuesin,
A ke qenë i zoti ta mbrosh namusin,

Që të mos qash kur të tjerët bërtasin,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Se je i fortë mos i bëj kujt keq,
Bëhu si melek e mos u bën si dreq,

Se një ditë nga shokët ke me u tërheq,
Ke m’u ringjall e me dhënë llogari.

Mos harro vëlla se ke me dhënë shpirt,
Doemos një ditë do t’i mbyllësh sytë,

Ose do të ndëshkohesh ose shumë dritë,
Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.

Apo do të mbyllesh në dënim e në terr,
Apo do të digjesh me katran në ferr,

Apo ke merituar të kënaqesh përherë,
Në atë ditë do të duhet me dhënë llogari.

22.10.2000 A.HAKTANER

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>