BESIMI DHE MOHIMI

Mehmet Akifi luftën më të madhe në jetën e tij eka zhvilluar kundër mohuesve. Gjithnjë, prej njeriut të parë Hz. Ademit a.s. e deri në ditën e kiametit do të vazhdoje kundërshtimi mes besimtarëve dhe mohuesve. Pa dyshim, do të ekzistojë një rini besimtare dhe e lidhur me traditat e stërgjyshërve që do të vazhdojë në rrugën e Akifit dhe një grup tjetër i të rinjve materialistë. Patjetër mes tyre do të ekzistojë një dallim dhe debat. Sot janë shumëfishuar anëtarët e këtyre dy grupeve dhe debati mes tyre po vazhdon, duke i përtëritur dhe i shumëfishuar idealistët e besimtarëve. Ajeti Kur’anor: “Në qoftë se besoni, jeni grupi më i lartë” - u jep sihariq besimtarëve, duke iu treguar se besimtarët janë ngadhënjimtarë. Megjithatë, sa të ekzistojë dynjaja aq edhe debati mes tyre do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet. Ndoshta me metoda të ndryshme, por gjithsesi do të vazhdojë. Armiku i besimtarëve nuk është vetëm armiku i jashtëm. Pejgamberi ynë a.s.m. ka thënë: ‘Lufta më e madh është në brendësinë e njeriut.’ Ajo është lufta kundër veseve të këqija të epshit. Besimtari gjatë gjithë jetës së tij duhet të luftojë kundër tyre. Po qe se besimtari nuk mundet ta fitoje këtë luftë, atëherë ai nuk mund të ngadhënjejë mbi armikun e jashtëm.

Po vëllezër, kemi edhe dy armiq të tjerë: një shejtan është me një këmbë, shejtani tjetër është me dy këmbë. Ai që është me dy këmbë është më i fortë.

Duhet ta dimë se në këtë jetë të përkohshme nuk mund të rehatohemi. Sepse ky vend nuk është vendi i qetësisë. Ky vend është vendi i punës, i përpjekjes dhe vendi i luftimit. Vendi i rehatisë, i qetësisë dhe i lumturisë është jeta e ahiretit. Për këtë arsye, Mehmet Akifi në këtë jete nuk i pranonte edhe ato paratë që i takonin atij, por ato i sakrifikonte për popullin. Në këtë mënyrë jetonte kënaqësinë e kësaj jete, duke sakrifikuar shijet e kësaj jete për jetën tjetër. Këtë mund të bëjë vetëm ai që është plotësisht i bindur për jetën tjetër. Ne, me këtë peshore, po shohim se Mehmet Akifi e ka përjetuar Islamin në gradën më të epërme. Për këtë arsye, ai, edhe pse ka ecur pa xhaketë në të ftohtin e ashpër të Ankarasë, prapëseprapë ka mundur t’i refuzonte 500 lirat që i ishin caktuar atij që do ta shkruante himnin popullor. Këtë ka mundur të bëjë me forcën që ka marrë nga besimi dhe nga dashuria ndaj popullit musliman. Prej kësaj, a mundet të ketë ndonjë goditje më ashpër ndaj atyre tradhtarëve që jetonin të pangopur me sy të ngulur tek interesi dhe tek karriga? Kjo jetë e përkohshme është vendi i provimit dhe vendi i shërbimit ndaj njerëzve që e meritojnë. Kush nuk e di se kjo jetë nuk është vendi i kënaqësisë dhe vendi i shpërblimit, atëherë çdo pasuri, çdo kënaqësi, çdo fitim, dhe çdo lumturi kalimtare mund ta ngopë atë. Kurse kënaqësia e kësaj jete është si mjalti me helm.

Domethënë, kush është idealist, ai nuk mund të anojë në mendimin e dikujt që e kundërshton idenë e tij. Debati mes besimtarit dhe mohuesit do të vazhdoje. Mohuesi ne nuk na intereson, por besimtari duhet të dijë shumë sende, pastaj mund ta fitojë padinë dhe të dalë i drejtë. Veçanërisht, në këtë kohë, teologu duhet të ketë njohuri për shumë çështje të shkencave ekzakte që t’i vërtetojë çështjet e tij fetare. Sepse nuk duhet të harrojmë se në kohën që sundon shkenca, flet argumenti, e nuk duhet të paraqitemi me transmetime e imitime. Si në shumë vende të muslimanëve edhe në Turqi, në shekullin e njëzetë, shumë njerëz kanë studiuar dhe janë bërë profesorë, por mjerisht janë bërë mohues. Është interesante t’i shohësh ata se si po mposhten në debat nga kolegët e tyre që kanë ndërthurur së bashku në vetvete edhe shkencat ekzakte, edhe ato të teologjisë. Sepse këta profesorë po jetojnë një jetë shembullore, sepse ata nuk kanë studiuar vetëm për një diplomë, por ata e vazhdojnë studimin ditë e natë që t’i njohin më mirë Krijesat e mrekullueshme të All-llahut në univers.

Kur Mehmet Akifi e ka shkruar poezinë e himnit, edhe Ankaraja ka qenë në rrezik. Grekët që ishin djem të pamoralshëm të perëndimit, në atë kohë Turqinë e gjetën të vetme. Asnjë shtet tjetër nuk i doli zot Turqisë dhe bash në atë moment Turqia kishte dalë nga një luftë, e cila nuk ka ndodhur më në botë në ndonjë vend tjetër një luft të tillë. Për këtë arsye, grekët patën ardhur që t’i ngufasnin osmanlinjtë në atdheun e tyre. Po jo, jo. Besimtarin është shumë zor ta mbysësh. (Sepse: Në kohën e osmanlinjve, kur kryetari i shtetit armik i ka thënë mbretit të osmanlinjve se unë do të hapi luftë me ty, mbreti iu përgjigj: Hajde, hajde se unë jam gati. Por mos harro kurrë se aq sa anëtarët e popullit tënd duan të jetojnë, aq njerëzit e popullit tim dëshirojnë të vdesin dhe të bëhen dëshmorë. Atëherë mendoje, kush e fiton luftën?)

Pra, brenda këtyre kushteve të vështira nuk mjafton vetëm të ishe poet. Njëkohësisht duhet të zotërosh edhe besimin e saktë dhe të drejtë, që t’i garantosh trupit një energji që prej së cilës buron një ide që s’tregohet.

Të tjerët kanë thënë: Ah! Të ishte e mundur t’i fitoja ato 500 lira! Pasi në atë kohë kjo sasi parash ishte tepër e madhe. Por Mehmet Akifi tha: si ka mundësi të marr para për himnin, i cili është i popullit?!

Prap tua sqaroj se për ta shkruar himnin e popullit të Turqisë u patën paraqitur 724 veta. Më në fund, parlamenti nuk i pranoi shkrimet e asnjërit dhe shokët arritën te Mehmet Akifi dhe i thanë: O vëlla i dashur! Populli këtë vepër po e pret prej teje. Paret ndash merri, e ndash mos i merr. Atëherë Mehmet Akifi hyri dhe e shkroi himnin. Kur ministri i arsimit e lexoi në parlament, deputetët kërkuan ta lexonte edhe njëherë, pastaj prapë edhe një herë, dhe pasi u lexua për herë të tretë të gjithë deputetët u ngritën në këmbë. Vetëm njëri nuk u ngrit, por mbeti i ulur. Bile ai e kishte dëgjuar duke ulur kokën poshtë dhe fytyra e tij ishte skuqur. Ai as e hapte gojën të bërtiste si të tjerët, as nuk e ngrinte kokën. Ai ishte shkrimtari i himnit, Mehmet Akifi, që nga modestia i vinte turp. Ndërkohë që ata vazhdonin duartrokitjet

Akifi dalëngadalë u ngrit dhe doli përjashta.
Himni poetik të çlilimit të pavarsisë së Tyrkqisë

A e patë gjendjen e njeriut që ka mundur të marrë ushqimin të bollshëm shpirtëror? Ja, pra, njeriut që është me moral të lartë, nuk i rritet mendja por bëhet modest. Duke u ulur e duke qenë modest ai lartësohet e lartësohet dhe hip në piedestalin e njerëzimit. Për këtë arsye, shpirtërisht vendi i Akifit u bë një vend i paarritshëm.

Po vëllezër dhe motra! Allahu në një Hadithi Kudsi thotë kështu: “Kujt i rritet mendja, Unë e ul atë, po kush bëhet modest, Unë e ngrei dhe e lartësoj atë”. Hz Aishen r.a e kanë pyetur: “Që të bëhemi të devotshëm, çfarë kushti na duhet? Hz. Aishja r.a. atyre iu është përgjigjur kështu: Duhet të konsideroni veten gabimtarë. Nuk duhet të shihni gabimet e të tjerëve por duhet të shihni gabimet tuaja.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>