Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Madje edhe ushqimin që e vendos në gojën e gruas tënde është sadaka.”

Shih si thotë Profeti Muhammet a.s.m.: “O Allah! (Bëhu dëshmitarë) se për hakun e dy të dobtëve Unë i trembi ashpër njerëzit, pra për jetimin dhe për gruan.” (Ibni Maxhe Edeb 6).

Shih çfarë sihariqi u jep femrave me Hadithin tjetër: “Një grua që e fal namazin dhe agjëron Ramazanin dhe mbrohet nga burrat e huaj, i shërben burrit dhe mundohet të mos kundërshtojë fjalët të tij kur kujdeset ajo të zbatojë këto parime, mund të hyjë në xhennet nga cila derë të dojë.” ( Kutubi Sitte)

Ato duhet të kujdesen që të mos zbulojnë trupin ndaj burrave të huaj. Në moshën madhore nuk duhet të flejnë në një dhomë edhe me vellain e tyre. Se vëllai në fytyrën e motrës e lexon vulën e motrës, por nëpër vende të tjera të trupit të motrës ajo vulë nuk ekziston.
 

PëRSE DUHET TË MBULOHET FEMRA

Allahu, për të mbrojtur interesin e femrave, ka urdhëruar që ndaj burrave të huaj, përveç fytyrës dhe duarve, të mbulojnë gjithë trupin. Me këtë mbulesë Allahu ka vënë një pëlhurë para syve të meshkujve të huaj. Femra në këtë gjendje, së pari ka shpëtuar vetë nga mëkatet. Pastaj i ka shpëtuar edhe ata që e shikojnë atë. Sepse një femër e zbuluar fiton gjynahe edhe për ata që atë e kanë shikuar me veset epshore. Mendoni për një femër të zbuluar që gjithë ditën ka shëtitur andej e këndej, atëhere ajo femër ka fituar gjynahet e të gjithë atyre meshkujve qe i ka rënë në sy për haram. A e dini se një femër që mbrohet prej një harami që të mos shohë mashkulli vetëm njëherë fiton sevape sa me i fal 1000 reqate namaz nafile. Pra, nëpër rrugë sa vetë kanë parë atë ajo ka bërë aq kundërshtime ndaj Allahut që vlejnë sa 1000 rekate namaz nafile.

Tani të mos harrojmë kurrë se të largohesh nga mëkatet parapëlqehet ndaj bërjes së sevapeve. Këtu kuptohet se femra para se të bëjë sevape duhet të largohet nga mëkatet. Domethënë para se t’i bijmë farzët në vend, duhet të mbrohemi nga haramët. Po qe se një femër falet e bën sevape asaj nuk i themi t”i braktisë ato, por me ato sevape që po bën na jep shpresë se do të largohet edhe nga gjynahet.

Si thashë edhe më parë, femrat duhet të dinë se, që të largohen nga gjynahet është më sevap dhe më lehtë se me bë ibadet e pa mundim. Se sot femrat e zbuluara janë bërë shkak që, një mashkull me besim të fortë duke ecur për rrugë ka mundësi të fitojë shumë sevape duke e ulur kokën që mos t'i shohë femrat e zbuluara nëpër rrugë.

Unë i lutem vazhdimisht Allahut për motrat besimtare që studiojnë për t'u bërë nëpunëse, që ato të martohen me ndonjë djalë fetar, pasanik dhe të bindur tek Allahu, që të mos ketë nevojë që ta çojë në punë gruan dhe ai zotëriu kur të vijë në shtëpi ta gjejë bukën e gjellën gati dhe jo të vijnë të dy në shtëpi të lodhur e të presin kur do të bëhet gjella, apo te dyve t’i digjet zemra kur ta gjejnë te shtëpija fëminë e vocër duke qarë nga hasreti i nënës. Megjithëse femra mund të punojë kur ka nevojë që të ndihmojë burrin, por sigurisht duke iu kujdesur mbulesës...

Tani, ama tregoni se sa përqind e femërëve sot punojn pse është nevojtare? Se vajzat janë krijesa që të bëhen nëna dhe të rrisin fëmijët që lindin. Por, ajo nënë që punon, femijën duhet ta lërë në kujdesin e dados. Jo dados por edhe nënës vetë tia lë. Prap ajo nuk mund të bëhet rehat në punë se është bërë nënë. Nganjëherë në punë qan për fëmijën e saj duke kthyer fytyrën nga muri që të mos e shohë dikush. Sepse sapo lind fëmijën, ajo bëhet heroina e mëshirës për fëmijën saj. Gjithë natën nuk fle që të qetësohet djali apo vajza, shumë herë zgjohet dhe e pastron. Këtë shërbim e bën pa pritur kurrfarë shpërblimi në të ardhmen. Këtë mëshirë ajo nuk eka prej vehte asaj Allahu I Gjithëmëshirëshem i aka dhënë dhe eka bërë herojinë për fëminë e saj. Për këtë Pejgamberi a.s.m. ka thënë:"Xhenneti është nën këmbët e nënave".

Tani mendojeni vetë. A u ka dhënë materializmi e feminizmi të drejtat e tyre apo ia kanë marrë femrave ato të drejta që ato i kanë pasur në krijimin e tyre?! Përveç pleqve, puna ku grupet me femra e meshkuj bashkëpunojnë në një vend është për të dy palët rrezik, shqetësim e jo rehati. Ky parim nuk është mendimi im, por i Krijuesit që i ka krijuar ato. Sepse ato njeri- tjetrit ia terheqin veset epshore, që Allahu atë ua ka dhënë njerëzve për të vazhduar fisi hallall e jo të futen deri në fyt në haram-gjynahe. Pra me këtë tregim keni kuptuar se ato që janë detyruar të bashkëpunojnë duhet të kujdesen se janë në rrezik...

Këtë mendim po e vërtetojnë edhe individët e shteteve të huaja se bashkëpunimi e bashkëstudimi femra e meshkuj nuk jep rezultatin e duhur.

Para disa ditësh një gazetë turke shkruante që në Amerikë me 1996 ishin hapur 4 shkolla ku studionin femrat veç e meshkujt veç Më pas ishin bë 150 shkolla. Nga rezultatet e larta të studimit, numri i tyre është rritur edhe më shumë. Sot numërohen rreth 254 shkolla të tilla. Pra, siç e shihni që të merret rezultati i studimit është e nevojshme që këto dy palë të jenë veç njëri nga tjetri. Ato duhet të mos janë afër njëri me tjetrin. Sepse kur afrohen rreziku rritet, njësoj siç kur afrohet baruti me zjarin


 PENDIMI ËSHTË SHUMË I MIRË, POR PENDIMI I TË RINJVE ËSHTË EDHE MË I MIRË”

Vëllezër dhe morta!

Sa më parë pendohuni për punëtme gjynahe që keni bërë. Sepse atëhere me më pak gjynahe shkoni në ditën e gjykimit të ahiretit. Se ajo është një ditë e ashpër. Në atë ditë nëna do ta hedhë fëminë e saj që këtu e ka dashur pa masë. Pra pendohuni para se të vijë ajo ditë që quhet “Dita e pendimit” e pendimi i ditës ahiretit askujt nuk sjell dobi. Këtu po jetojmë me të gjitha mirësitë dhe para se të na dalë shpirti, deri sa të na lëvizin duart e këmbët duhet t’i braktisim mëkatet që do të bëhen shkak që të hyjmë në xhehennem. Se motrat e mia, me imponimet e armiqve keni marrë një formë që ju ka futur në gjynahe deri në fyt. Edhe këtë duhet të mos harrojmë se jemi duke jetuar në një kohe që armiqte tanë, duke bashkëpunuar me armiqtë e jashtëm, shumë e përkrahën shtytjet e veseve epshore të shejtanët me një këmbë dhe ato hipokritët që janë shejtanë me dy këmbë, me intrigat e tyre të ndryshme na sulmojnë nga çdo anë dhe përpiqen që të na bëjnë nga një copë dru për xhehennem. Pra sa ma herët tuhet të pendohemi se duhet me dhënë llogarinë e tërë jesës

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>