Shtetet arabe e respektuan shumë Mehmet Akifin. Në çdo vend dilnin grupe të mëdha për ta pritur, se e dinin se Akifi ishte poeti i famshëm të Turqisë. Në Damask kishin dalë 100 dijetarë që ta prisnin Mehmet Akifin.

Akifi hasi në dy vështirësi kur u kthye nga vendet arabe. Njëra ishte se u nda nga vendet e bekuara të Pejgamberit a.s.m. dhe vështirësia tjetër ishte nxehtësia e shkretëtirës, që arrinte 45 gradë. Megjithëse në kohët e fundit, osmanlinjtë e patën shtruar rrugën e trenit, treni nuk shkonte përmbi 30 - 40 km në orë. Sidoqoftë Akifi arriti në Stamboll.

Nuk duhet ta harrojmë kurrë se armiqtë, që të arrijnë ta realizojnë me sukses synimin e tyre, pra copëtimin e muslimanëve, fillojnë të financojnë qysh 100 vjet më parë.

Masonizmi, së pari, u formua në fillimin e shekullit të 18-të. Në fund të shekullit të 18-të, ai filloi që të përhapet edhe në vendet ku sundonte perandoria Osmane, veçanërisht në Stamboll. Në tetor të vitit 1915, Mehmet Akifi u kthye nga vendet arabe. Pas pak kohe që rënë i dobët muslimanët dhe u forcua grupa e masonëv. Në këtë rast më 1916, Revista që quhej “Sebilurreshad” u mbyll nga ana e shtetit për dy vjet. Revista, kryeredaktor i së cilës ishte Mehmet Akifi, mbeti e mbyllur për 20 muaj, sepse Akifi me shkrimet e tij i kundërshtonte veprat e mohuesve që buronin nga masonizmi dhe nacionalistët negativë, që donin që ta ndanin Turqinë nga vëllezërit muslimanë të kombeve të tjera me të cilët ata kishin bashkëjetuar mbi 600 vjet, duke marrë forcë nga njëri-tjetri. Kjo vepër e keqe e një partie të Turqisë iu pëlqente shumë armiqve. Sepse armiqtë që të sundonin kishin nevojë që ta copëtonin Turqinë. Në qoftë se turku krenohet ndaj muslimanëve duke thënë se unë jam turk, tjetri thotë se unë jam kurd, tjetri thotë unë jam laz, atëherë edhe ne do t’u krenoheshim muslimanëve me shqiptarizmin. Mjerisht, asnjë komb tjetër nuk ia ka parë sherrin kombësisë negative aq sa ne shqiptarët. Nëse shqiptari iu krenohet turqve me kombin e tij, që në radhë të parë ne ata i kemi miq, po ashtu edhe arabëve, edhe boshnjakëve, ne nuk do të kemi kurrfarë dobie t’iu themi atyre se: unë jam shqiptar. (Një popull që i del zot negativisht kombit të tij, kjo vlen për ta zhdukur kombin e tij, një popull që i del zot negativisht kombit të tij, ai popull përpiqet që të ushqehet duke përpirë kombe të tjerë.)

Më 13 dhjetor 1916 armiqtë e pushtuan Stambollin dhe forcat armike të shteteve të huaja u përhapën në shumë vende të Turqisë. Për ta çliruar Turqinë, Mehmet Akifi ka punuar shumë. Ai ka vrapuar ditë e natë nëpër Turqi, për t’i dhënë popullit gajret që ta përforcojë qëndrimin ndaj armiqve. Mehmet Akifi bënte pandërprerë shkrime nëpër gazeta, mbante ligjërata nëpër sheshe dhe nëpër xhami. Pak nga pak shumë vende u çliruan dhe, më 6 tetor 1923, e tërë Turqia u çlirua nga armiqtë. Armiqtë, me mbi 50 .000 ushtarë, e patën pushtuar Tyrqinë, kurse Turqia patë betur shumë e varfër dhe e dobët, pasi tërë fuqinë e kishte harxhuar në luftën e Çanakalasë.

Megjithëse shumë prej udhëheqësve ishin bërë materialistë, prapë ndaj popullit turk ata ishin pakicë. Por, besimi i popullit, me gjithë varfërinë dhe dobësinë, mundi ta refuzojë shumicën e armiqve që ishin me armë të forta.

Më 7 nëntor të vitit 1920, nëpër gazeta u lajmërua se shteti kërkon nga poetët që të shkruajnë himnin e Turqisë dhe se atij që do t’i pranohej himni do t’i dhuroheshin 500 lira. Në atë kohë deputetët e kanë pasur rrogën 30 lira. Me dëshirën e shtabit të përgjithshëm ushtarak, kjo detyrë ia dha ministrit të arsimit, i cili e përhapi këtë lajm. Në këtë garë rivalizuan 724 konkurrentë. Gjithkujt i tërhoqi vëmendjen fakti se mes këtyre nuk ishte Mehmet Akifi. Populli e priste himnin e pavarësisë prej Mehmet Akifit. Shokët i luteshin pandërprerë Akifin: Duke thënë hajde edhe ti, se populli prej teje po e pret këtë himn. Ai nuk afrohej fare sepse e kundërshtonte këtë rivalizim.

Thoshte: himni i pavarësisë a shkruhet me pare? Paraja është tjetër send, kurse himni i pavarësisë është diçka krejtësisht tjetër. Bile vjershën e himnit nuk e ka shkruar në librin e tij poetik që quhet “Safahat”, për shkak se ai ka thënë se kjo vjershë është e popullit, nuk është vjersha ime. Poezia e himnit është shkruar bash në ditët plot me emocione.

Atë vjershë unë nuk mund ta shkruaj më. Jo unë, po askush nuk mund ta shkruajë. Sepse për ta shkruar atë vjershë duhet ta shohim popullin në ato ditë që vazhdimisht ka pritur çastin për të dhënë shpirtin.

Kur poeti Mehmet Akif, ishte duke shkruar poezinë e himnit, pranë Ankarasë gjëmonin zërat e topave të grekëve. Për këtë arsye himni fillon me fjalën:

“Mos u frikëso, se nuk shuhet Flamuri i kuq që e çau terrin dhe agoi.”

Sepse zemrën kush e ka me besim të plotë, aty nuk mbetet vend për frikë dhe rehatohet, duke u mbështetur tek All-llahu mundohet të bëjë punët që duhet. Rezultati, edhe me qenë me rënë dëshmor, nuk ndryshon.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>