MENDO QË TA GJESH MJESHTRIN
 
         Besimtari që bën gjynahe është si anija që është mbushur me ujë. Kjo anije nuk mund ta shpëtojë askënd tjetër, para se ta shpëtojë vetveten. Në këtë pozitë gjendet edhe njeriu mëkatar. Nuk dihet se kur, por nëse nuk pendohet,  patjetër do të fundoset si anija që është mbushur me ujë.

         Shihni se si, edhe në ditët më të nxehta, fletët mbesin të gjelbra edhe pse qëndrojnë në diell 12 orë. Kurse njeriu nuk mundet të qëndrojë as edhe një orë. Bimët, që kanë mundur të marrin ujë të mjaftueshëm, kanë dobi nga dielli. Por nëse nuk kanë mundur të marrin mjaft ujë, ato mund t’i djegë dielli.

Pra, katër ortakë, domethënë: uji, dheu ajri dhe dielli. prodhojnë katërmijë lloje bimësh, me shije dhe erë të ndryshme. Dielli djegës i përmirëson ato, ndërsa dheu i dendur dhe i pajetë i ushqen ato.

         Brenda frutës së pjekur gjendet bërthama! Shihni punët e All-llahut: nga bërthama e vogël krijon një dru frutor. Pastaj drurin madhështor e përmbledh dhe e fut në një bërthamë të vogël.

  Në muajin qershor, kur na djeg dielli dhe futemi nën hijen e drurëve, e falënderojmë All-llahun që na krijoi mundësinë që të flladitemi. Vera – me gjethet e gjelbra, me lulet shumëngjyrëshe, me zarzavate dhe fruta të llojllojshme. Sa e mirë që është kjo botë!  Do të ishte akoma më e mirë nëse edhe njerëzit do të ishin më të mirë kur dotë përkuleshin urdhëve All-llahut të madhëruar.

       Njerëzit mezi e ngrenë ujin në katin e pestë me pompa elektrike. A nuk duhet të mendojmë se çfarë pompe përdor druri pa mend, që të mund ta ngrejë ujin në vendet e larta të degëve të tij si plepit dhe t’iu sigurojë ujin e duhur mijëra gjetheve?

All-llahu i mbron gjethet që të mos digjen nga dielli. Ai e ka mbrojtur edhe Ibrahimin a. s. nga zjarri i Nemrudit. Ashtu sikurse, gjatë historisë së njerëzimit, All-llahu xh.sh. i ka mbrojtur nga dielli gjethet që i nënshtrohen urdhrave të Tij, po ashtu Ai i mbron edhe njerëzit nga sherri i shejtanëve dhe nga dëmi i njerëzve, që janë bërë më të këqij se shejtani.     
   
    Po të mbrojti All-llahu je i mbrojtur, po s’të mbrojti Ai, askush tjetër nuk mund të të mbrojë. Nëse vëren se çfarë telashe u kanë rënë në kokë Pejgamberëve, mos thuaj: All-llahu xh.sh nuk i mbrojti pejgamberët. Sepse shumë pejgamberë që kanë luftuar kundër armiqve, kur janë plagosur, kanë thënë: ‘shpëtova’. Sepse dertet e belatë, për besimtarin, janë dhuratë nga All-llahu xh.sh. Ato janë për besimtarët një shkak që atyre t’u pastroje mëkaqtet, apo t’u rritet grada shpirtërore.

Mos harroni! Nganjëherë flamuri i fitimtarit kalon dhe valon përmbi valët e të plagosurve dhe të vdekurve, nganjëherë nëpër burgje, bile nganjëherë flamuri i idealistëve lartësohet edhe nëpër varreza.

                BLETA

            Bleta, kur del nga hojet e kosheres së saj, e gjen lulen, merr pjesën e duhur të saj dhe prodhon për ne mjaltë. A e shihni se si bleta po u shërben njerëzve? Sepse feja vetëm njerëzve u ka ardhur. Edhe sikur t’i mbledhësh të gjithë shkencëtarët e dynjasë, që të krijojnë fabrika të mëdha sa qytetet, ata nuk mund ta krijojnë as lulen, as bletën, as mjaltin.  

         Kurse bleta e vogël punon si fabrika. Tani, ne, a nuk duhet të mendojmë: All-llahu, që po na dhuron nga dheu i zi ushqimet si mjaltë, çfarë kërkon prej nesh?

Bleta kur del nga kosherja e saj shëtit nëpër kopshte e vreshta dhe kërkon lule nëpër korda e livadhe. Pastaj, pa gabuar fare, kthehet tek kosherja e saj. Ajo nuk guxon të hyjë tek ndonjë koshere e huaj. Nuk di, a i keni vënë re ndonjëherë hojet që janë krijuar, fund e krye, nga vrima katërkëndësh, janë me të njëjtin dimension? Ç’thoni? Ato bletë, a e kanë studiuar diku gjeometrinë?

O All-llah i madhëruar! Sa Mëshirëbërës je! Sa duhet të të falënderojnë Ty këta njerëz mëkatarë, që nëpërmjet një insekti me helm Ti po i ushqen me mjaltë!

Ata që e kanë krijuar aeroplanin, ata që e pilotojnë atë, ata që hipin në aeroplan, duhet t’i besojnë All-llahut që e ka bërë bletën të fluturojë si aeroplan. Në kokën e saj të vogël Ai ka vendosur radarë, në krahët e  saj të hollë ka hapur kanale dhe nuk i ka lënë asaj të meta që të ketë nevojë që të riparohet. Këtë nuk e ka bërë askush tjetër përveç All-llahut xh.sh..

         Le të përparojë sa të dojë teknika e shekullit të njëzet e një. Ajo nuk do të mund të ndërtojë kurrë ndonjë aeroplan as sa miza e vogël, as sa bota e madhe! Bota jonë po fluturon në univers dhe po sillet përreth diellit me mijëra vjet, dhe po mban në shpinë: kodrat, detet, njerëzit dhe kafshët. Përveç All-llahut, cila rastësi, cila natyrë e shurdhër dhe e pamend, mund t’i bëjë këto vepra?!

Ashtu sikurse çdo aeroplan e ka një stacion ku i soset rruga, edhe aeroplani ynë, që është rruzulli ynë tokësor, një ditë do t’i soset rruga dhe do të bëhet mahsher. Aty, ai do ta derdhë barrën e tij dhe njerëzit, duke vrapuar, do të shkojnë për të dhënë llogarinë e jetës së tyre. Pastaj, atje ose do të ndëshkohen në ferr, ose do të shpërblehen me një lumturi që as syri s’e ka parë, as veshi s’e ka dëgjuar, as imagjinata e njeriut s’ka mundur ta përfytyrojë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>